Ja marrëveshja për Asociacionin (DOKUMENT)

(E plotesuar) - Komisioni Evropian ka publikuar marrëveshjen bazë për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe në Kosovë.
Më poshtë lexojeni të plotë Marrëveshjen bazë për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe në Kosovë:
Asociacioni/Komuniteti i komunave me shumicë serbe në Kosovë - parimet e përgjithshme/elementet kryesore
Korniza ligjore
1) Asociacioni/Komuniteti i komunave me shumicë serbe në Kosovë është themeluar si një Asociacion/komuniteti i komunave me shumicë serbe, siç është paraparë me Marrëveshjen e Parë, Ligji e ratifikimit të Marrëveshjes së Parë dhe ligjin e Kosovës
2) Në bazë të Marrëveshjes së Parë që njeh karakterin e saj të veçantë, Qeveria e Kosovës do të miratojë një dekret drejtpërdrejt të zbatueshëm, që do të shqyrtohet nga Gjykata Kushtetuese. Komuniteti/Asociacioni do të jetë entitet legal i përcaktuar me Statutin e saj, i cili do të përbëhet nga të paktën elementet e përcaktuara më poshtë.
3) Statuti do të miratohet nga një asamble konstituive që përbëhet dhe votohet nga anëtarët e asambleve të komunave pjesëmarrëse.
Objektivat
4) Në përputhje me Marrëveshjen e Parë, Asociacioni/Komuniteti do të ketë objektivat e saj kryesore në ofrimin e funksioneve dhe shërbimeve publike për:
a) forcimin e demokracisë lokale
b) të ushtrojë mbikëqyrje të plotë për zhvillimin e ekonomisë lokale
c) të ushtrojë mbikëqyrje të plotë në edukim
d) të ushtrojë mbikëqyrje të plotë në kujdesin primar dhe sekondar shëndetësor e social
e) të ushtrojë mbikëqyrje të plotë për koordinimin e planifikimit urban dhe rural
g) të miratojë masa për përmirësimin kushteve të jetës për të kthyerit në Kosovë
h) të zbatojë, koordinojë dhe lehtësojë aktivitetet hulumtuese dhe zhvilluese
i) të promovojë, të përhap dhe avokojë çështjet me interes të përbashkët të anëtarëve të saj dhe t’i shfaq ato, përfshirë edhe tek autoritetet qendrore;
j) të ofrojë shërbime për anëtarët e saj, në pajtim me ligjet e Kosovës;
k) të vlerësojë ofrimin e shërbimeve publike të anëtarëve të saj dhe banorëve të tyre, si dhe për të mbështetur Komunitetin/Asociacionin në formimin e qëndrimeve të interesimit të përbashkët për pjesëmarrje në punën e autoriteteve qendrore
l) kryen monitorimin siç kërkohet për implementimin e objektivave të saj;
m) të krijojë raporte dhe të hyjë në marrëveshje bashkëpunimi me asociacionet tjera të komunave, vendore dhe ndërkombëtare;
5) Komuniteti/Asociacioni do të ushtrojë kompetenca tjera shtesë që mund të delegohen nga autoritetet qendrore.
Struktura organizative
6) Asociacioni/Komuniteti do të ketë organet e mëposhtme:
a) një Asamble si organi më i lartë i përbërë nga përfaqësuesit e përcaktuar nga çdo asamble e komunave pjesëmarrëse, në mesin e anëtarëve të tyre të zgjedhur. Kuvendi do të ketë të drejtë të miratojë ndryshimet në amendamentet e Statutit, rregullat e procedurës dhe të gjitha regulativat dhe vendimet administrative si për Statutin dhe objektivat e saj.
Të gjitha amendamentet në Statut, rregullat e procedurës dhe të gjitha regullativat dhe vendimet e miratuara nga Asambleja do të jenë të zbatueshme për anëtarët e saj, përveç nëse një prej anëtarëve të saj shpreh formalisht një vendim të ndryshëm.
b) një President i cili do të përfaqësojë Komunitetin/Asociacionin, para autoriteteve qendrore dhe jashtë Kosovës. Presidenti do të ndihmohet nga një nënkryetar. Kryetari dhe nënkryetari do të zgjidhet nga Asambleja nga radhët e anëtarëve të asambleve të komunave pjesëmarrëse dhe kryetarët e tyre.
c) Këshill i përbërë nga maksimumi 30 anëtarë në mesin e banorëve të komunave pjesëmarrëse, duke përfshirë të gjithë kryetarët e komunave pjesëmarrëse; Këshilli është një organ këshillues i cili ofron udhëzime për punën e Asociacionit/Komunitetit.
d) Bordi përbëhet nga 7 anëtarë të votuar nga Asambleja nga radhët e kryetarëve të komunave dhe banorëve të komunave pjesëmarrëse; përbërja e saktë përcaktohet në Statut, me të drejtë për të marrë vendimet e nevojshme për menaxhimin ditor të Komunitetit/Asociacionit. Anëtarët e Bordit do të mbështeten në punë nga Kolegjiumet Profesionale të përbërë nga ekspertë, që mbulojnë zonat që bien nën objektiva dhe detyrat e Asociacionit/Komunitetit. Statuti do të përcaktojë numrin e Kolegjiumeve Profesionale dhe detyrat e tyre tek anëtarët e Bordit.
e) një Administratë e kryesuar nga Shefi i Administratës i caktuar nga Bordi dhe që i raporton Bordit, që mbështet punën e Komunitetit/Asociacionit, në veçanti Bordin dhe Presidentin. Stafi i administratës do të përfitojë nga statusi i punësimit, në përputhje me ligjin e Kosovës, përfshirë edhe Ligjit të Punës dhe Ligjit për Shërbimin Civil, duke bërë të mundur që ata të kryejnë detyrat e tyre administrative. Anëtarët e Asociacionit/Komunitetit mund të vendosin për të përdorur një numër të të punësuarve për të mbështetur Komunitetin/Asociacionin në zbatimin e objektivave të saj.
f) një Zyrë Ankese me mandatin për të trajtuar ankesat në lidhje me objektivat.
7) Selia e Komunitetit/Asociacionit do të përcaktohet në Statut.
Raportet me autoritetet qendrore
8-Asociacioni/Komuniteti do të punojë me autoritetet qendrore në bazë të bashkëpunimit të ndërsjellë dhe ndarjes së informatave
9) Asociacioni/Komuniteti do të promovojë interesat e komunitetit serb të Kosovës në raport me autoritetet qendrore.
10) Asociacioni/Komuniteti do të ketë të drejtë të propozojë, në përputhje me ligjin e Kosovës, amendamente në legjislacion dhe rregullativa tjera relevante për kryerjen e objektivave të saj.
11) Asociacioni/Komuniteti do të kenë të drejtë të iniciojë apo marrë pjesë në ose procedurat para gjykatave kompetente, përfshirë edhe Gjykatën Kushtetuese, kundër çdo akti apo vendimi nga çdo institucion që ndikon në ushtrimin nga ana e Asociacionit/Komunitetit të kompetencave të saj, në përputhje me Statutin e saj.
12) Asociacioni/Komuniteti do të kenë të drejtë të propozojnë përfaqësues në organet kompetente/trupat e pushtetit qendror, duke përfshirë Këshillin Konsultativ të Komuniteteve. Duke ndjekur monitorimin e paraparë me Marrëveshjen e Parë, përfaqësuesi i Asociacionit/Komunitetit do të ketë drejtë të ketë qasje në informata nga autoriteteve qendrore, në përputhje me ligjin e Kosovës.
13) Duke vepruar në emër të Asociacionit/Komunitetit, katër kryetarët e tyre në komunat e veriut do t'i sigurojnë Ministrisë së Brendshme listën e kandidatëve për nominim të Komandantit rajonal të Policisë, siç specifikohet me Nenin 9 të Marrëveshjes së Parë.
Kapaciteti ligjor
14) Asociacioni/Komuniteti do të jetë i pajisur me kapacitetet juridike të nevojshme sipas ligjeve të Kosovës, për të kryer objektivat e saj, përfshirë të drejtën për të poseduar pasuri luajtshme dhe të paluajtshme, të ketë bashkëpronësi të kompanive që ofrojnë shërbime lokale në kuadër të Asociacionit/Komunitetit për të lidhur kontrata, përfshirë edhe kontratat e punës.
15) Në bazë të Marrëveshjes së Parë, Asociacioni/Komuniteti konsiderohet i instaluar, me miratimin e dekretit, për qëllimet e objektivave të saj.
Buxheti dhe mbështetja
16) Asociacioni/Komuniteti do të ketë buxhetin e vet, i cili do të administrohet në përputhje me parimet e transparencës dhe llogaridhënies, si dhe dispozitat e ligjit për prokurimin publik.
Këto parime do të zbatohen në veçanti për kanalizimin e fondeve, përfshirë edhe nën 17.d
Shpenzimet do t'i nënshtrohen auditimit nga ana e Autoriteteve kompetente, përfshirë edhe nga Auditori i Përgjithshëm.
17) Asociacioni/Komuniteti do të financohet nga:
a) kontributet nga anëtarët e saj;
b) të ardhurat dhe mjetet nga shërbimet e ofruara nga Asociacioni/Komuniteti, kompanitë e saj ose të nxjerra nga asetet e saj luajtshme a të paluajtshme;
c) transferet nga autoritetet qendrore;
d) kontributet, grantet, donacionet si dhe mbështetja financiare nga asociacionet dhe organizatat tjera, vendore e ndërkombëtare, si dhe nga Republika e Serbisë; Komuniteti/Asociacioni do të përjashtohet nga obligimet dhe taksat në realizimin e objektivave të saj, mbi të njëjtën bazë si komunat pjesëmarrëse.
Dispozitat e përgjithshme dhe përfundimtare
18) Asociacioni/Komuniteti do të jetë i hapur për çdo komunë tjetër me kusht që anëtarët të jenë në marrëveshje.
19) Asociacioni/Komuniteti mund të shpërbëhet vetëm me vendim të Asamblesë së saj të miratuar nga shumica prej 2/3 e anëtarëve.
20) Asociacioni/Komuniteti do të ketë të drejtë në simbolet e veta zyrtare (stemës dhe flamurit) në përputhje me ligjin e Kosovës.
21) Statuti i Asociacionit/Komunitetit do të hartohet nga Ekipi Menaxhues dhe do t’i paraqitet nivelit të lartë të Dialogut brenda katër muajve nga data e marrëveshjes së këtyre parimeve/elementeve, me lehtësim nëse është e nevojshme, përfshirë edhe Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal. Statuti do të miratohet me një dekret në bazë të marrëveshjes në Dialog. Çdo ndryshim do të prezantohet nga Asociacioni/Komunitetit, do të miratohet me dekret dhe do të shqyrtohet nga Gjykata Kushtetuese.
22) Brenda një viti të adoptimit të Statutit të Asociacionit/Komunitetit, një rishikim i implementimit të saj duhet të kryhet, përfshirë atë në lidhje me Nenin 5 të Marrëveshjes së Parë.
Dokumentin mund ta gjeni edhe origjinalin (anglisht), siç e ka publikuar KE-ja.
Ky është linku ku mund ta gjeni të plotë dokumentin, klikoni KETU
Kosova dhe Serbia merren vesh
Kryeministri Kosovës Isa Mustafa dhe ai i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, janë pajrtuar të martën në Bruksel lidhur me çështjet që kanë të bëjnë me energjinë, telekomunikimet, lëvizjen e lirë në veriun e Kosovës dhe asociacionin e komunave me shumicë serbe.
Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, tha se kryeministrat u pajtuan “mbi parimet e përgjithshme dhe elementet kryesore të asociacionit të komunave me shumice serbe që hap rrugën për ngritjen e tij”.
Ata u pajtuan për zbatimin e marrëveshjes për energjinë dhe për telekomin si dhe për urën kryesore në Mitrovicë.
“Përfundimet e sotme paraqesin një arritje të madhe në procesin e normalizimit të marrëdhënieve. Zgjidhjet si këto që janë arritur sot ofrojnë përfitime konkrete për qytetarët dhe në të njëjtën kohë u mundësojnë të dyja palëve që të përparojnë në rrugën e tyre evropiane”, thuhet në deklaratën e zonjës Mogherini në të cilën shprehet gatishmëria e Bashkimit Evropian për të mbështetur zbatimin e plotë të marrëveshjeve.
Ende megjithatë nuk janë bërë të ditura hollësitë e marrëveshjeve.
***
Zëvendëskryeministri I Kosovës, Hashim Thaçi ka konfirmuar se Serbia dhe Kosova sapo kanë nënshkruar marrëveshjen pako, e cila përfshinë edhe marrëveshjen për formimin e Asociacionit të Komunave Serbe.
“Marrëveshja është arritur. Ju konfirmoj se çdo marrëveshje është në përputhje me Kushtetutën e Kosovës”, ka thënë Thaçi.
Edhe shefja për Politikë të Jashtme e BE-së, Frederika Mogherini ka njoftuar që janë nënshkruar katër marrëveshje në mes të Kosovës dhe Serbisë.
Në një postim në twiter, Mogehrini ka thënë që këto marrëveshje është arritur të nënshkruhen pas një dite të gjatë bisedimesh në mes të palës së Kosovës dhe serbe.
Konfirmon ministrja Tahiri: Arrihet marrëveshja në pako
Ministrja për Dialog, Edita Tahiri, ka bërë me dije se janë çastet e fundit për t’u finalizuar marrëveshja për telekomin, energjinë, lirimin për qarkullim të urës mbi lumin Ibër në Mitrovicë dhe asociacionin e komunave me shumicë serbe.
“Sikurse që u bë më dije edhe gjatë orëve të fundit, zhvillimet janë shumë pozitive në këtë raund të bisedimeve dhe pritet të arrihet pakoja e marrëveshjeve për të gjitha çështjet, pra për energjinë, për heqjen e barrikadës, për asociacionin dhe në nivelin politik u arrit marrëveshja për telekomin. Po pritet të jetë edhe takimi final me znj. Mogherini, ku do të rrumbullakohen proceset. Për opinionin është me rëndësi të komunikojmë që marrëveshja për asociacionin e komunave me shumicë serbe është në pajtim të plotë me Kushtetutën e Kosovës, pra asociacioni nuk do të ketë kurrfarë kompetencash ekzekutive, barrikada mbi urën Ibër do të hiqet më 15 tetor, pastaj fillon revitalizimi, hapet ura për automjete dhe këmbësorë. Për telekomin Kosova e kam marrë kodin ndërkombëtar shtetëror telefonik 383 dhe për çështjet e energjisë Serbia ka pranuar t’i heqë pengesat që i ka krijuar deri më tash dhe zbatimi do të shkojë sipas planit. Janë çastet e fundit në nivelin e kryeministrave dhe Mogherinit të finalizohet pakoja e marrëveshjeve”, ka thënë Tahiri.
Arrihet marrëveshja Kosovë-Serbi rreth telekomunikacionit
Në bisedimet midis delegacionit të Prishtinës dhe të Serbisë në Bruksel, janë dakorduar që Serbia të ketë kompaninë e saj të telekomunikacionit në Kosovë.
Anëtari i delegacionit serb, gjeneral Dragan Vladisavleviq, ka deklaruar se është arritur marrëveshja dhe se Serbia do të ketë kompaninë e saj të Telekomunikacionit në Kosovë.
“Populli serb do të përdor gjithçka si deri më tani”, ka thënë Vladisavleviq i cili ka vlerësuar se kjo mund të cilësohet si përparim për palën serbe.
Vladisavleviq shpjegoi se kodi telefonik me kërkesë të Prishtinës do ta kërkojë Austria, por se ky fakt sipas tij nuk ndryshon asgjë kur është fjala për tarifën e thirrjeve telefonike.
Edhe pse është arritur marrëveshja për telekomunikacionin, ajo nuk do të nënshkruhet deri sa nuk arrihen marrëveshjet për pikët tjera, për të cilat janë duke u zhvilluar negociata në Bruksel.
“Në parim insistohet në pako. Ky është një propozim i dhënë nga ana e Brukselit, kurse Prishtina këmbëngul të nënshkruhet kur të arrihen marrëveshje rreth katër temave”, ka shtuar Vladisavleviq.
Në axhendën e delegacioneve të kryesuara nga kryeministri i Kosovws, Isa Mustafa dhe ai serb Aleksandar Vuçiq, janë edhe formimi i asociacionit të komunave serbe, energjetika si dhe liria e lëvizjes nëpër urën e Mitrovicës.
Besohet se problemi më i madh do të jetë arritja e marrëveshjes rreth çështjes së energjetikës, pasi Prishtina kërkon të jetë pronare e sistemit të shpërndarjes, gjë që është e papranueshme për Beogradin.
Edhe një raund bisedimesh Kosovë-Serbi
Shefja për Politikë të Jashtme e Bashkimit Evropian, Federica Mogherini pas takimit që pati me Kryeministrin e Kosovës Isa Mustafa, ka filluar takimin me atë të Serbisë Aleksandar Vuçiq.
Paralajmërimin për këtë e ka bërë zëdhënësja e Mogherinit në rrjetin social Twitter, duke postuar dhe një fotografi.
Ky takim po mbahet para se të nisë ai në nivel kryeministrash mes Kosovës dhe Serbisë me ndërmjetësimin e Bashkimit Europian, ku pritet që të finalizohet zbatimi i marrëveshjeve për themelimin e Asociacionit të Komunave Serbe, për Energjinë, për Lirinë e lëvizjes si dhe ajo për Telekomunikacionin.
Zyrtarja e lartë e BE-së, Mogherini, sipas një praktike tashmë të instaluar, takohet me dy kryeministrat ndaras para se këta të takohen të gjithë së bashku.
****
Kryeministrat e Kosovës dhe të Serbisë, Isa Mustafa dhe Aleksandar Vuçiq, kanë nisur takimet në Bruksel, një rreth të ri të bisedimeve, me ndërmjetësimin e shefes së politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini.
Palët pritet të diskutojnë për arritjen eventuale të marrëveshjeve për energjinë, telekomin, lirinë e lëvizjes dhe formimin e Asociacionit të komunave serbe.
Ky i fundit thuhet se është pika më e nxehtë në bisedime, pasi Prishtina nuk pranon që ky asociacion të ketë përgjegjësi ekzekutive, ashtu siç insiston Beogradi.
Zyrtarët kosovarë kanë thënë se do të insistojnë që të ketë marrëveshje në pako për të katër temat e negociuara.
Rrethi i sotëm i bisedimeve është thirrur në prag të samitit të Vjenës, ku liderët e Ballkanit Perëndimor do të takohen me liderët e vendeve kryesore të Bashkimit Evropian, në mesin e tyre kancelarja gjermane, Angela Merkel.
Takimi i sotëm, ashtu si edhe herave të tjera, ka nisur me bisedime dypalëshe të kryeministrave me zyrtaren e lartë evropiane, Federica Mogherini.
Zyrtarët evropianë kanë thënë se presin që kësaj radhe përfundimisht të ketë marrëveshje.
Përparimi në dialog, përkatësisht në normalizimin e marrëdhënieve, është kusht edhe për Kosovën, edhe për Serbinë që të avancojnë drejt integrimit në BE.
Lexoni poashtu:
Këmbëngul Isa Mustafa: Asociacioni nuk do të ketë kompetenca ekzekutive
Thaçi: Serbia e ka pranuar Kosovën si shtet
Bahtiri: Arrihet marrëveshja, ura mbi Ibër e lirë më 15 tetor
Vuçiq: Asociacioni do ta ketë kryetarin, kuvendin, stemën, flamurin... por jo kompetenca ekzekutive
Mustafa: Marrëveshjet në përputhje të plotë me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës
Ja se si do të jetë Struktura Organizative e Asociacionit
Mogherini: Kosova dhe Serbia shënuan kthesë në agjendën e dialogut
Kosova nuk lëshon pe, Vuçiq në siklet të madh
Gjuriq: Po bisedojmë me BE-në, jo me Prishtinën – marrëveshja afër!
Hollësitë e marrëveshjeve ende nuk janë bërë të ditura, por palët janë pajtuar për telekomin, energjinë, lirinë e lëvizjes dhe asociacionin e komunave me shumice serbe

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Ekskluzive: Ja marrëveshja LAN–Vetëvendosje (Dokument)
» Veriu pret Asociacionin, që t’i marrë të gjitha paratë nga Gazivoda
» Rishfaqet AKSH-ja, urdhëron Mustafën e Thaçin t'i tërheqin nënshkrimet nga Marrëveshja e Brukselit (Dokument)
» Vetëvendosjes nuk mbështet Asociacionin e Luginës
» Alma Lama: Lugina gaboi me Asociacionin

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi