Ballsor Hoxha:Kosova - kjo prodhuese gjigante e tradhtarëve dhe luftëtarëve
Faqja 1 e 1
Ballsor Hoxha:Kosova - kjo prodhuese gjigante e tradhtarëve dhe luftëtarëve
Ballsor Hoxha:Kosova - kjo prodhuese gjigante e tradhtarëve dhe luftëtarëve
Si është e mundshme që tërë pjesa e botës e cila ka një lidhje me ne, pra perëndimi, është ngritur kundër nesh? Derisa pjesët tjera të botës kryesisht nuk na shohin fare, nuk e dinë se ekzistojmë.
Decentralizimi, Kushtetuta, Gjykata Speciale, Asociacioni, e shumë të tjera janë “doemos” proces kah e keqja. Në të vërtetë janë vetë – shfarosja – e shqiptarëve. Njëlloj paralize e shqiptarëve në Kosovë. Dhe pikërisht të detyruara nga Perëndimi. Por a mund të ketë një problem me përkufizimin e të qenit Kosovë, sidomos ndërmjet kosovarëve dhe Perëndimit. A mund të ketë një skizofreni diku brenda Kosovës?
Sigurisht humanizmi është i plotë vetëm në teori, sigurisht për BE-në një Kosovë e neutralizuar (jo neutrale) është më e mirë se një Kosovë krye në vete, por ka një tendencë rrënjësisht të ankthshme në të menduarit se tërë bota është kundër nesh, apo vetëm kundër nesh, dhe se çfarëdo marrëveshje me Serbinë me automatizëm është kundër nesh.
Por pyetjet duhet drejtuar neve. Pyetja më parësore do të duhej drejtuar, jo Perëndimit pse janë të “pamëshirë” ndaj nesh, apo pse duan të na “shfarosin”, por vetë neve: pse duhet frikësuar tërë botës?
Çorodia më e madhe në tërë këtë, është ngjashmëria e shqiptarëve në këtë frikë, në këtë ankth, me serbët, sidomos prej kohës së Millosheviqit e këtej. Tërë kohën, e tërë bota, dhe çdo gjë ishte kundër tyre. Tërë bota ishte ngritur t’i shfaroste.
Gjërat që janë thënë këto ditë për marrëveshjen mbi asociacionin si: Thaçi Esat Pashë Toptani, sharjet në gjuhën serbe, mallkimet, dhe yshtjet për revolucion gjithëpopullor ngjajnë tërësisht në kampanjat serbe të para 1999. Ato nuk bëheshin aq shumë për të rekrutuar, ushtarët ishin të obliguar me ligj të “mbronin” vendin nga armiku, shumë më shumë ato kishin për cak krijimin e gjendjeve të luftës dhe paralizimin e cilitdo kundërshtar. Si u shndërrua brenda një viti Isa Mustafa nga partneri në revolucion, në tradhtarin më të madh. Aq më shumë që sulmohet edhe në shtëpinë e tij. A nuk ngjanë kjo luftë speciale ndaj çdo kundërshtari me luftërat speciale të Millosheviqit.
Paradoksalisht për dikë, e krejt natyrshëm për dikë tjetër, çdo hap që po e bën Kosova, apo thënë më saktësisht që po i duhet të bëjë Kosova në lirinë e saj, pra në marrjen e përgjegjësive të saj shtetërore, aq më shumë po përçahet populli shqiptar. Dhe e kundërta, sa më shumë që po kalon koha aq më të bashkuar po bëhen serbët. Si duket është e pamundshme që në Ballkan të mendohet jashtë gjendjeve të vetë-shkaktuara të luftës. Si duket janë vetëm dy perspektiva, dy role në të cilat funksionojmë: nënshtruesi dhe viktima.
Çka po rrezikohet me Asociacionin, me Decentralizimin, me vetë Kushtetutën e Kosovës? Shqiptari i Kosovës? Apo Shqiptari sipas historisë (shqiptare)? Një është e sigurt shqiptarët më nuk janë viktimat. Në pamundësi për ta drejtuar zemërimin dhe frustrimin ndaj serbëve, i jemi drejtuar njëri-tjetrit për të gjetur tradhtarë. Jo për të zbardhur të vërtetën, por për të ruajtur pozitën tonë të viktimës.
Janë të pashmangshme simptomat e “viktimës” në fjalorin ku e tërë bota është gabim, dhe për më shumë e tërë bota na kërcënon me shfarosje. Në fjalorin që sheh vetëm armiq, tradhtar dhe “bashkëluftëtar”. Për të pasur gjithmonë dhe në çdo gjë të drejtë. Por qoftë edhe viktima më e madhe duhet të nesërmen të përballet me mungesën ujit, rrymës dhe rrugëve, me rrënojat e luftës.
Të gjitha këto procese “doemos” kërcënuese për shqiptarët janë duke krijuar një forcë jo-shqiptare të mirëqenë në Kosovë. Janë duke shkundur megalomaninë tonë të viktimës. Tregojnë se nuk jemi të vetëm këtu. Por mbi të gjitha, se Kosova nuk është një fotografi që nuk ndryshon kurrë.
Gjatë kohës së kaluar në lirinë kosovare prej 1999 e këtu gjërat kanë ndryshuar. “Serbët” politikisht kanë kaluar nga dhunuesit në viktima, dhe ky është fakt që nuk mund të mohohet pavarësisht dhembjes sonë. Dhe jemi pikërisht ne fajtorët për këtë dinamikë dhe pasojë.
Sipas çfarëdo perspektive reale, sot dhe këtu, ne nuk mund të vendosim si do t’i trajtojmë të tjerët. Janë ata që krijojnë kontekstin e tyre, dhe krejt “fatkeqësisht” edhe ata janë Kosovë, dhe duhet ta bëjnë këtë brenda Kosovës.
Mendoj që Vetëvendosja ka të drejtë ta shoh këtë si zinxhirë, si proces që krijon inercion në çështje të tjera, të pandalshme. Por a nuk është të menduarit dhe të vepruarit si i Vetëvendosjes shkak i inicimit të tyre. A nuk është megalomani klasike Kosova gjigante, jo në mundësitë e saj por në politikën që po e prodhon, dhe me këtë neutralizon veten e saj para çdo pune më të zakonshme.
Shqiptari në Kosovë ka pasur mundësitë e tij si i vetëm gjatë këtyre 16 viteve, dhe krejt çka ka arritur është të prodhojë një numër gjigant të tradhtarëve dhe luftëtarëve. A nuk është kjo shenjë e një lufte të tmerrshme. Më nuk jemi vetëm.
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi