Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

DUETI ISA – SHPENI ÇKA PO M`RRIN KARSHI-KARSHI - PARODI

Shko poshtë

DUETI ISA – SHPENI ÇKA PO M`RRIN KARSHI-KARSHI - PARODI Empty DUETI ISA – SHPENI ÇKA PO M`RRIN KARSHI-KARSHI - PARODI

Mesazh nga Agim Gashi Thu Aug 27, 2015 9:36 pm

DUETI ISA – SHPENI ÇKA PO M`RRIN KARSHI-KARSHI - PARODI 11935115_10153133316999077_5924302951735058829_n

DUETI ISA – SHPENI


ÇKA PO M`RRIN KARSHI-KARSHI


PARODI

Shpeni:
Ooo, çka po m´rrin karshi, karshi
More Isë ma sje i ri, 
Tybe n´Zoten nuk t´marr ty,
O i keq e i shtremt
Dy peçik e çel tek je.

Isa:
Oooo, o moj Shpene, moj bukuri
Unë po rri o me t´marr ty, 
Oj e mire, e gjat e bukur
Pak behane moj ki ti
O ta hangsha synin ty.

Shpeni:
O i keq ti hiqmu meje
Se mi lujte ment prej kreje, 
Pasha Zotin nuk t´marr ty
N´gji t´Albinit kam me hi
Gjajem ti i Isa i zi
Se kurr n´jetë nuk të marr ty
Nuk t´marr ty po të baj be, 
O ti çel e i dathun, n´kry tek je.

Isa:
Oj e bardhë e bukuri
Pa më marr ti qare ski, 
N´gji t´Albinit nbafsh me shku
Ismet djali mu m´ka qillu
Me shumë trima kan me shku
Dhe Albinin me xiglu, 
Prej atij ke me dal, 
E ski qare ti pa m´marr
Hajde ma se na bane hor
Moj e bukura sikur sorr.

Shpeni:
Ooooooooooooooo i keq o hiqmu meje 
Se mi qite ment prej kreje, 
O, tybe n´Zoten nuk t´marr ty, 
Se na e nxive jten n´rini, 
Kam gjylpan me u maru
E në hi kam me sharru
Gjajem ti ne mujsh mu, 
O i ke, o i shtremt, 
O dypeçik tek je.

Isa:
Oj e bardh e bukuri
O, skam qare pa t´marr ty, 
N´bafsh gjylpan ti me u maru
E në hi bre me sharru
PDK-në kojshi e kam
Ata e kanë nji derman, 
E te hini kam me shku
Me derman kam me dermu
Ti kur t´bajsh me vizllu;
O ski qare pa m´marr mu
Përgjithmonë o ne këtë dhe
Kukuvajkë e imja je.

Shpeni:
O kuku, more hiqmu meje
Edhe flokt m´dolen prej kreje, 
Kurr bre, kurr nuk të marr ty, 
Unë kam zog me u maru
Me nji llug o kam me shku
Mrena lluges me u nguju
Gjajem ti o i keq për mu
O i vogel, e i thatë je
Edhe kryet cullak e ke.

Isa:
Oj e bukur, e drejt e bukuri
Pa m´marr mue qare ski, 
N´kofsh ti zog me u maru
E ne llugë me u nguju, 
Unë korb kam me u marru
Po te lluga kam me shku
Nate e ditë aty me t´ru, 
Kur te bajsh ti me dal
Qare ski ti pa me marr;
Oj e bardhe, e bukur
T´shtifsha n´gji.

Ooooo, i keq , i shtremt….

Kanga vazhdon, por për momentin KECI ndali rrymen!

27.08.15
Düren

Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi