Ekskluzive: Mark Krasniqi: Ende nuk jemi të lirë, shumica e politikanëve janë të zhytur në krime
Faqja 1 e 1

Vdekjes nuk ia kam frikën, sepse e di se çdokush vdes. Por, dëshiroj që varrimi im të jetë sa më i thjeshtë, pa zhurmë,. Dua që varrimi im të jetë civil qytetar, jo me ato ceremonitë fetare. Nuk dua të ketë as të pame. Dhe në varrimin tim nuk dua të marrin pjesë ata që i kam pasur armiq për së gjalli, se i kam edhe për së vdekuri.
Klan Kosova sjell intervistën e fundit të akademikut tashmë të ndjerë Mark Krasniqit.
Intervistën me akademikun Krasniqi e ka realizuar gazetari Bajrush Morina.
Me fjalët e tij të fundit ai i porosit shqiptarët që të luftojnë për të drejtat e tyre dhe të mos heqin dorë nga ideja e themelimit të “Bashkimit Kombëtar Shqiptar”.
Kjo është intervista e plotë e Mark Krasniqit
Po bëhet gati një shekull i jetës tënde, si e shpjegoni këtë jetëgjatësi tuajën?
Jeta bartë gjithçka, prandaj edhe e imja ka pasur ngjarje, kujtime, ndodhi të ndryshme, por duket se jeta e gjatë nuk është e mirë fort – të jetosh 95 vjet më duket e paarsyeshme, se organizmi për këtë kohë e bën të vetën, ai harxhohet.
Ju nuk jeni harxhuar profesor, të gjithë ta kanë lakmi, jo vetëm vitet por edhe punën, veprat, veprimtarinë. Si ia arritët ta bëni një jetë kaq të begatshme?
Me thënë të drejtën, unë nuk mbaj mend që kam qenë i sëmurë ndonjë herë gjatë jetës sime, bile edhe kjo sëmundje vonë më ka ardhur. Siç thash 95 vjet janë të tepërta, por për atë kohë që kam qenë shëndosh, jam përpjekur t’i harxhoj për dobinë e kombit, me bo diçka për bashkimin kombëtar, e cila është e drejtë e jona.
Europa na ka shumë borxh neve. Sepse në Konferencën e Ambasadorëve në Londër 1913, është shpartalluar Shqipëria etnike, e cila edhe sot e kësaj dite, më së gjysma e trojeve të popullit janë në robërinë e Serbisë, Malit të Zi, Maqedonisë dhe Grekëve në Çamëri.
Kjo është e drejta jonë. Të gjithë popujt në Europë e kanë shtetin e vet, përveç popullit shqiptar, i cili është më i vjetri në këtë pjesë të Europës dhe i cili ka luftuar kundër okupatorit turk 500 vjet, më shumë se çdo popull tjetër në Jugosllavi.
Keni bërë shumë për popullin, për Kosovën. Edhe çka tjetër do të bënit, po ta kishit edhe një jetë për ta jetuar?
Do ta kisha vazhduar këtë luftë deri në fitore.
Cila është sipas jush fitorja e popullit shqiptar?
Patjetër bashkimi kombëtar. Një shtet shqiptar, pa pakica të huaja. Pakicat që i kemi këtu janë armiqësore. Ata janë të ardhur këtu për ta zbatuar politikën antishqiptare, shoviniste të Beogradit, do të thotë – ta sundojnë Kosovën.
Unë do t’ia bëja ndryshe, jo sikur këta qeveritarët tanë që i kemi tash në krye. Ata po punojnë vetëm për interesin e vet personal. Shumica prej tyre janë të zhytur në krime të ndryshme, bile edhe në vrasje, edhe sigurisht tash janë edhe kundrejt Gjyqit Special.
Ne ende nuk jemi të lirë. Jemi të lirë nga Serbia, por jo edhe të lirë për të vendosur për fatin tonë.
Si duhet të arrihet Bashkimi Kombëtar?
Fillimisht duhet të bashkohen shqiptarët e copëtuar në këtë ide. Duhet patjetër të bashkohemi dhe me çdo kusht.
Me Serbinë në këto konferenca vetëm faktori ndërkombëtar po përpiqet t’ia forcojë Serbisë të drejtat e saj në Kosovë sa më shumë. Kjo është diçka e padrejtë, e gabueshme, dhe në këtë mënyrë faktori ndërkombëtar po përgatit në Kosovë njw Palestinë tw dytë. Se do të vinë gjenerata të tjera, më të mençura e më të guximshme, më të ndershme se ne.
Serbia gjithmonë argumenton shumë për të drejtat e veta, por edhe e kemi forcën. Tash e tutje nuk shkon larg këto gjeneratat do ta bëjnë.
Bashkimi kombëtar nënkupton prishjen e kufijve, prishjen e disa shteteve, mendoni se kjo është e mundshme?
A pak po ju duket që i kanë shfrytëzuar trojet shqiptare dhe popullin shqiptar që prej konferencës së Londrës?
Me qindra e mijëra shqiptarë i ka vrarërë Serbia, Mali Zi edhe Greqia. Këta kufij janë të dhunës, këta kufij janë të padrejtë. Ata patjetër duhet të ndryshojnë.
A mendoni se bashkimi kombëtar nuk do të jetë i largët, sa jeni ju optimist se do të ndodhë?
Jo shpejt, por duhet bëhet luftë e pandërprerë, luftë me serbët, se serbëve pa u rënë çekan në kokë nuk marrin vesh. Ndërkombëtarët as nuk e përmendin kur serbët e bënë hartën e Serbisë së madhe, ku përfshihet Shqipëria, Greqia, Bosnja, Mali i Zi, Maqedonia dhe pjesë të tjera.
Faktori ndërkombëtar nuk e përmend këtë, se këtë po e bën Serbia, e Serbinë duhet ta shkëpusim prej kthetrave të iperizalizimit rus.
Serbia hynë gjithkund në organizatat ndërkombëtare, por gjithmonë do të mbesë “Kali i Trojës” së politikës zaptuese ruse.
Ne jemi populli më pro-amerikan e më pro-europian se çdo popull që jeton në Ballkan, por nuk po çmohet sa duhet kjo e vërtetë e jona.
Unë e kam kancerin dhe s’ia kam frikën aspak.
Për të drejtat tona kombëtare, për bashkimin kombëtar, duhet të bëhet luftë e paprerë, e papeshuar, sepse ndryshe s’bën të merremi vesh me Serbinë me Malin e Zi dhe me Maqedoninë.
Porosia ime është që kurrë të mos heqim dorë prej bashkimit kombëtar, nga shteti shqiptar. Shqiptarët kanë derdhur gjak për Shqipërinë. Ne luftojmë për kombin tonë, kurse Serbinë e kemi armik dhe do ta kemi gjithmonë, derisa sa të jemi luftëtarë për të drejtat tona.
Unë jam shumë mirënjohës nga populli, që kontributin tim të vogël ka ditur ta çmojë dhe mua të më çojë në qiell, ku nuk e kam vendin, për atë angazhim që e kam dhënë gjatë jetës sime.
E falënderoj shumë popullin shqiptar, sepse është populli më i ndershëm në Europë. S’ka popull as përafërsisht të ndershëm sa populli shqiptar. Shqiptarët e kanë moralin e lartë, tradicional.
Vdekjes nuk ia kam frikën, sepse e di që çdo kush vdes. Por dëshiroj që varrimi im të jetë sa më i thjeshtë, pa zhurmë. Dua që varrimi im të jetë civil qytetar, e jo me ato ceremonitë fetare. Nuk dua të ketë as të pame.
Dhe në varrimin tim nuk dua që të marrin pjesë ata që i kam pasur armiq për së gjalli, se i kam edhe për së vdekuri.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi