Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shtypi amerikan për "KOSOVËN" - "Midwest Book Review" : "KOSOVA - VAZHDIMËSI E MBRETËRISË SË VJETËR TË DARDANISË"

Shko poshtë

Shtypi amerikan për "KOSOVËN" - "Midwest Book Review" : "KOSOVA - VAZHDIMËSI E MBRETËRISË SË VJETËR TË DARDANISË"  Empty Shtypi amerikan për "KOSOVËN" - "Midwest Book Review" : "KOSOVA - VAZHDIMËSI E MBRETËRISË SË VJETËR TË DARDANISË"

Mesazh nga Agim Gashi Tue Sep 01, 2015 11:47 am

Shtypi amerikan për "KOSOVËN" - "Midwest Book Review" : "KOSOVA - VAZHDIMËSI E MBRETËRISË SË VJETËR TË DARDANISË"  397046_171164252915058_468765076_n

Shtypi amerikan për "KOSOVËN"

"Midwest Book Review" : "KOSOVA - VAZHDIMËSI E MBRETËRISË SË VJETËR TË DARDANISË" 

Shtypi amerikan për "KOSOVËN" - "Midwest Book Review" : "KOSOVA - VAZHDIMËSI E MBRETËRISË SË VJETËR TË DARDANISË"  10593136_823375947693882_5263605142430607213_n

Në vazhdën e interesimit gjithnjë e më të shtuar për "Kosovën" (botimi në anglisht) në SHBA, Midwest Book Review (Organizatë për kritikë letrare në rajonin Midwest), në kuadër të bibliotekës "The World Hostory" (Biblioteka: Histori botërore), sjell një vështrim të gjerë për veprën dhe rëndësinë e saj për opinionin amerikan. 
Po sjellim një përmbledhje të shkurtër të shkrimit që boton "Midwest Book Review":

"Seria trivëllimshme “Kosova” nga autori shqiptar Jusuf Buxhovi është vepër gjithpërfshirëse historie e vendit të vogël të Evropës, Kosovës. Duke dhënë një analizë të së kaluarës, nga antika deri në kohët moderne, Buxhovi e shquan Kosovën si vazhdimësi të mbretërisë së vjetër të Dardanisë – tokë e banuar nga shqiptarët gjatë gjithë historisë. Buxhovi është dukshëm i pandikuar nga animet e akademikëve të brumosur nga regjimi komunist. Si historian, ai përshkruan dhe zbërthen të kaluarën me korrektësi dhe baraspeshë, duke shqyrtuar këndvështrime të ndryshme dhe duke i pranuar argumentet e mirëndërtuara të dijetarëve vendas dhe të huaj. Përfundimisht, me këtë vështrim, Buxhovi e sheh Kosovën ose Dardaninë si pjesë të pandashme të territorit etnik shqiptar, si djep të zhvillimit përparimtar, dhe si vendlindje të individëve të shquar që dhanë ndihmesë për kombin e tyre dhe për qytetërimin perëndimor në tërësi.

Kritika: Vepër mbresëlënëse dhe themelore e mbështetur në punë hulumtuese të përpiktë, dhe me një përkthim të aftë anglisht nga skuadra e Getoar Mjekut, Avni Spahiut dhe Faton Bislimit, tri vëllimet që përbëjnë librin “Kosova” janë të shkruara, organizuara dhe paraqitura jashtëzakonisht mirë. Një ndërmarrje monumentale e shkallës më të lartë, me bashkëredaktorë Diane Tafilajn dhe Jason Frazer-in, “Kosova” e Jusuf Buxhovit është kontribut i rëndësisë kritike për historinë e rajonit dhe një botim thelbësor që bibliotekat akademike ta përfshijnë koleksionin mbi historinë evropiane në përgjithësi dhe në listat e studimeve shtesë mbi historinë shqiptare në veçanti.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi