Vullnet Mato - DRAKULA, TIRANI I VLLAHISË
Vullnet Mato - DRAKULA, TIRANI I VLLAHISË
Vullnet Mato
DRAKULA, TIRANI I VLLAHISË
Vlad Drakula, në Vllahi të Evropës,
tirani më i llahtarshëm në lashtësi,
kishte zemër, zhabën e thithëlopës,
që pluskonte përbrenda gjoksit të tij.
Kish në ballë, dy sy të verdhë krokodili,
në gojë, një gjuhë kobre me helm të zi,
kish dhëmbët e një derri të egër pylli,
krijesë e përçudnuar, ngjizur me kafshëri.
Atë e ngjitën lart, në fronin e mbretërve,
dy bashkëshortët djaj, dy prindërit e tij,
me shtatë taborë mercenarë të lugetërve,
të bëhej satanai më monstruoz në histori.
Në fillim, ai e rropi popullin deri në eshtra,
duke u rrëmbyer varfanjakëve edhe thërrimet,
që tepronin nga shumë taksa, xhelepe të vjetra,
për të mbushur me flori qypat e vendstrehimet.
Nami i tij çuditi gjithë perandorinë osmane
dhe u gatit ushtria e sulltanit për ta kositur,
këtë lubi të fryrë me gjakun e djersën mjerane,
për ta shtypur si vasalët e tjerë e për ta grabitur...
Drakula kishte asqerë të fortë në ushtrinë e vet,
por s’qe e mundur të përballohej mizëria turke.
Ndaj, mendja e satanait u gatit, si djall i vërtetë,
të bënte një mbrojtje më të sigurt, me truke...
Ai nguli mijëra hunj, rrugëve, shtigjeve, nëpër ara,
ku kishte ngulur në ta, mijëra burra, gra, pleq e fëmi...
duke shkretuar familje e fshatra, si askush më përpara.
Kur ushtarët turq panë atë tmerr, thanë me llahtari:
Përderisa ky kriminel, bën me popullin e tij këtë batërdi,
ne na i ngul hunjtë më thellë, nga prapanica në gojë!...
Dhe të tmerruar, andej nga erdhën, u kthyen përsëri.
E lanë Drakulën, derisa te vendi i vet, mjerimin të fitojë...
Më pas kokën e prerë ia shpunë në Kostandinopojë...
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Vullnet Mato: Q U K S I
» Vullnet Mato: P L U G U
» Vullnet Mato
» Vullnet Mato: A R K E O L O G U
» Vullnet Mato
» Vullnet Mato: P L U G U
» Vullnet Mato
» Vullnet Mato: A R K E O L O G U
» Vullnet Mato
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi