Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

AGIM GASHI - ENGJULLI BUZË VALËVE

Shko poshtë

AGIM GASHI - ENGJULLI BUZË VALËVE Empty AGIM GASHI - ENGJULLI BUZË VALËVE

Mesazh nga Agim Gashi Thu Sep 03, 2015 12:51 am

AGIM GASHI

ENGJULLI BUZË VALËVE
AGIM GASHI - ENGJULLI BUZË VALËVE 11986500_10153144771254077_8932503284915980494_n

Sot e pashë këtë engjull
Kam parë edhe tjerë më parë
Dikund e kisha takuar
Por jo buzë valëve të detit


E njoha edhe muzikën valore
E dhimbshme fort
Më e dhimbshme se vaji i nënës

Nënat kan një Zot
Nënat kan një fe
Nënat kan një atëdhe

E ti moj Nënë siriane
Për Engjullin tënd
Lotojnë vetëm njerzit
Dhe nënat nëna

Oh sa hijeshi i psaka vdekja
Kur Engjullit ikë nga terrorizmi
Nga mjerimi 
Për një gotë qumsht

Po i njof
Po po i njof këto fytyra
I kam pare në shirit celuloidi
Në kartolinat serbe
Vrasës o vrasës
Lironi engjujt

Evropë moj
A të hahet buka me këto pamje
Ndoshta të rritet oreksi
Evropë moj
Nuk lyhet kafshata me gjak

Ti shqiptar
Merr shembull more 
Lere rrugën e çmendurisë 
Hiqu terrorizmit kasap
Ktheju botës iliro-pellazge
Shifne ore shifne
E le t´u bie ndërmend
Se ti harrove 
Rrugën e tmerrshme të lirisë

Ty o Engjull që emrin nuk ta di
Ti oj lule e qiellit të Perëndisë
I uritur vdiqe
Nuk e zure Evrepen me të dhënë bukë
Të moren valët e detit
Re në gjumin përjetësi
Ndoshta Evropa zgjohet nga gjumi

02.09.2015
Düren-

Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi