Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ngadalë po kthehet e djathta, por sigurt

Shko poshtë

Ngadalë po kthehet e djathta, por sigurt Empty Ngadalë po kthehet e djathta, por sigurt

Mesazh nga Agim Gashi Tue Jun 23, 2009 12:05 am

Ngadalë po kthehet e djathta, por sigurt



Besojmë se tashmë është duke u kuptuar gjithnjë e më shumë nga opinioni i gjerë shqiptar roli i shoqërisë civile në gjithë hapësirën gjeografike kulturore shqiptare në Ballkan. Nëse e dimë, kush e imponoi detyrueshëm (para 20 vjetëve) që Serbia edhe në Kosovë “ta lejonte” pluralizmin politik, atëherë duhet të na bjerë ndërmend, në çfarë shkalle e kishte “lejuar” Serbia pluralizmin në Kosovë. Sidoqoftë, demokracia është proces që zhvillohet në bazë të zhvillimeve konkrete të shoqërisë, me një fjalë - indoktrinimin e saj politik. Diçka që lejohet, nënkupton diçka që pengohet. Kurse aty ku diçka pengohet me forcën e shtetit, aty nuk mund të ketë pluralizëm, që do të thotë - demokraci. Demokracia nuk është dukuri që lejohet, por proces i zhvillimeve liberale politike, dhe në Kosovë, themelin e kësaj lëvizjeje pluraliste, e vuri Ibrahim Rugova. Këtu nuk kemi qëllim të mohojmë lëvizjen politike dhe ushtarake që refuzoi me ngulm “pluralizmin” e “lejuar” nga shteti terrorist serb, dhe që i zhvilloi punët në procesin e zgjidhjes së çështjes së çlirimit kombëtar. Se një gjë mësojnë teoritë politike: pluralizëm nuk ekziston aty ku një komb sundohet nga një komb tjetër, dhe kështu me dhunën dhe terrorin e instrumenteve të shtetit, “konstruktohet pluralizmi” i kontrolluar nga policia e shtetit terrorist. Rezistenca paqësore (politike) dhe ajo ushtarake kundër Serbisë, ishte një dëshmi çfarë “pluralizmi” demokratik kishte Kosova, kundër të cilit u desh të ngrihet i tërë populli, kundër thundrës së terrorit shtetëror serb “në pluralizëm”. Por pas lufte, menjëherë në vitin 1999, rolin e kujdestarisë mbi “pushtetet” e Kosovës, (kurse pushtetet nuk kishin ekzekutive), i mori në dorë nga out-i shoqëria civile. Shoqëria civile funksionon pluralizëm vetëm në shtetet e demokracisë së dëshmuar, kurse në vendet ku nuk funksionojnë institucionet e shtetit, ajo është promotor politik që e vë në lëvizje anarkinë politike. Prandaj, nuk është për t’u habitur pse “bashkësia” ndërkombëtare në Kosovë sponsoroi shoqërinë civile si instruktore e pushtetit në “konsolidimin” e institucioneve, të cilat në “konsolidim e sipër” zbatuan (dhe zbatojnë ende) standardet e UNMIK-ut në kultivimin e harresës historike si e kaluar “negative” dhe kështu “civilët” e nxorën jashtë loje UÇK-në dhe substancën ideore politike të Ibrahim Rugovës, dhe Kosovën e morën në dorë ata që e kishin pasur edhe para bombardimeve të NATO-s. Po çka ndodhi në Shqipëri? Me rënien e diktaturës, atje u desh vërtet të konsolidohen institucionet demokratike të shtetit, dhe në këtë rrugë të vështirë, gati 20 vjet, doli në ndihmë projekti evropian i Dojçe Veles dhe BBC-së që ngriti në demonstrata dhe luftë civile sipas metodës leniniste dy hapa para një prapa, dhe atje u pengua e djathta shqiptare në mënyrë “pluraliste”, në kthimin spektakolar të ish-komunistëve dhe bijve të tyre në skenën politike të Shqipërisë. Indoktrinimi ishte i gjatë. Forcat e shoqërisë civile të Kosovës i vinin në ndihmë majtizmit shqiptar në Shqipëri, dhe kësaj i ndihmonte edhe “konvertimi” i pseudodjathtistëve të deklaruar. Është qesharake, por edhe sot, në gjeografinë gjuhësore shqiptare, majtizmi kuptohet si “socializëm”, kurse “kujtimi historik” mbi socializmin fshihet pikërisht në emër të ndërtimit të shoqërisë nga baza e Qenies Sociale (Marksi) e jo nga Qenia Nacionale. Kush dhe kur do ta kuptojë, se pa komb nuk ka liri, pa liri nuk ka prosperitet ekonomik kulturor. Shoqëria civile në Shqipëri pengoi konsolidimin e institucioneve të shtetit nga baza që e krijon shtetin, nga kombi, sepse teoritë thonë se shteti është kombi. Nëse edhe në zgjedhjet e 28 qershorit 2009 fiton edhe një herë e majta shqiptare, kjo do të dëshmojë se para nesh është një rrugë e gjatë deri te formimi i shtetit të kombit shqiptar.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi