Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Bajrush Morina:Lamtumirë Profa im! Lamtumirë Profa ynë!

Shko poshtë

Bajrush Morina:Lamtumirë Profa im! Lamtumirë Profa ynë! Empty Bajrush Morina:Lamtumirë Profa im! Lamtumirë Profa ynë!

Mesazh nga Agim Gashi Thu Sep 03, 2015 7:00 pm

Bajrush Morina:Lamtumirë Profa im! Lamtumirë Profa ynë! Me-profen
Lamtumirë Profa im! Lamtumirë Profa ynë!

Bajrush Morina: 

Profë!

Kisha dashtë që sot, së paku sot, së paku sot vetëm për pak çaste të ishe vetëm profa im!
Kisha dashtë që sot, së paku sot, së paku vetëm sot  për pak çaste të ishim vetëm une e ti te dhoma jote e punës, pranë kompjuterit tënd, ti duke më diktuar e unë duke shkruar!
Kisha dashtë që sot, së paku sot, së paku vetëm sot për pak çaste të ishim vetëm une e ti duke shëtitur nëpër sheshin „Nëna Tereze“!
Kisha dashtë që sot, së paku sot, së paku vetëm sot për pak çaste të ishim vetëm une e ti, qoftë edhe në shtratin e Klinikës Intensive, ti me frymarrje oksigjeni në gojë e unë pranë teje duke të shtërnguar dorën dhe duke të fshirë ballin me faculetë!

Profë!
Kisha dashtë që sot, së paku sot, së paku vetëm sot për pak çaste të mos ishe i shtrirë në arkivol!
Por, ti sot po shkon në rrugën e pakthim, e unë kurrë as nuk do të shkruaj më në kompjuterin tënd,  kurrë as nuk do të shetis me ty nëpër sheshin „Nëna Tereze“ e kurrë as nuk do të shtërngojë dorën e nuk do të fshi kurrë më ballin me faculetë!
Sot, unë e ti po ndahmei përgjithmonë Profë!
Ti po shkon në parajsë, atje ku janë burrat!
Unë po mbes këtu në „ferr“ ku jetojnë frikacakët, rrenacakët, deshtakët, dallaverxhinjtë, hajnat, matrapazët!. E unë pjesë e kësaj „ferme të njerëzve“ !
Profë, nuk them se ta kam lakmi vdekjen tënde!
Por, Profë, unë…unë mbase më shumë se të tjerët, ta kam lakmi jetën tënde!
Sot, jeta jote mori një kuptim tjetër!
Deri dje ke qenë i gjallë! Prej sot do të jesh i pavdekshëm!
Në këtë piadestal të pavdeksisë, u ngrite vetë! Po, krejtësisht vetë! Pa përkrahjen e askujt e me sfida e ndërskamza të shumëkujt!
Por ti nuk u ndale, nuk u dorëzove, nuk u nënshtrove, nuk u mashtrove dhe në fund Ti fitove.

Profë!
Jemi përkundur në djep me “Përrallat e gjyshit!”
Jemi kënaqur në shkollë me “Postën e porositur!”
Jemi shkolluar me “Gurrat e traditës” me Monografinë për Lugun e Baranit.
Jemi edukuar me “Besën në traditën shqiptare!”
E brezat që do të vijnë do ta çojnë në vend porosinë tënde të fundit për Bashkim Kombëtar!

Profë,
Unë do të doja që ti të ishe vetëm profa im!
Por ti u bërë profesori ynë!
Ti u bërë profa i popullit tonë!

Profë!
Kisha dashtë që së paku edhe njëherë t’i ndërrojmë dy fjalë vetëm unë e ti, por siç  po e sheh, ne këtu tash jemi shumë veta. Për ty kanë ardhë shumë shqiptarë madje edhe nga diaspora.
Prandaj, pusho i qetë profa im, profa ynë.
Në këtë botë ke qenë bashkë me ne, ndër të tjerash edhe me “farmën e njerëzve!’
Në botën tjetër do të jeshë bashkë me do burra të mëdhenj!
Prej sot do të jesh prapë bashkë me Ibrahim Rugovën e që të dy së bashku përballë Gjergj Kastriotit Skënderbeut!

Lum ti për jetën tënde!
Lum ti për pavdeksinë tënde!
Lamtumirë profa im!
Lamutimirë profa ynë
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi