Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

AGIM GASHI KATER ZOGJË AKADEMIK

Shko poshtë

 AGIM GASHI  KATER ZOGJË AKADEMIK Empty AGIM GASHI KATER ZOGJË AKADEMIK

Mesazh nga Agim Gashi Thu Sep 03, 2015 7:50 pm

 AGIM GASHI  KATER ZOGJË AKADEMIK 10848011_10153146587524077_2555859191849604578_n




AGIM GASHI

KATER ZOGJË AKADEMIK


Na shkoj Marku n´rrugë të qiellit
Me Esatin dorë për dore, 
Aleksander merr Pajazintin
Mbrrinë në qiell n´banka shkollore.

Ju yndyra e këtij kombi
Me njohuri t´rrënjëve t´historisë, 
Kujtim librat, veprat, studimet, 
Kapitali i ksaj Arbërisë.

Lart në qiell do t´jetë n´takim
Presidenti ynë Ibrahim Rugova, 
Parp do t´jetë për Ju President
Mu ashtu si e pat Kosova.

Nënë Terezen do ta takoni,
Do t´Ju qon më larg n´lashtësi, 
Mu te kullat e Gjergj Kastrioti
I gjithmonshëm Mbret n´Shqipëri.

Keni me takue Budin, Bogdanin…
Lekë Dukagjinin e Lekë Zaharinë, 
Do ti takoni engjujt suliote
Që tmerruan mbarë Turqinë.

Aleksandri do t´ua tregon rugen
Për te Teutes dhe Agroni, 
Do të takoni Princa tjerë
Në Iliri që i mbante froni.

Do ta shifni atje historinë
Që shqiptarisht ju falin jetë, 
Na latë neve këtu n´robëri
Më mirë është që keni vdekë.

Sot n´Kosovë dhe n´toka arbërore
Jetohet keq, të vetë robruar, 
Kush ka mund me vjedh atdheun
Sot është ai shumë i nderuar.

Lamtumirë ju njerz të kombit
Koka t´larta të arbërisë, 
Flutrimin mbi qiell shqiptar
Mos e ndalni der´´ n´rrugë t´lirisë.

Gjysma e popullit sot ju nderon
Gjysma tjeter kombin e ndrruen, 
Flasin gjuhë t´hueja pa kuptin
Dhe kah lindja u drejtuen.

03.09.15
Düren




Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi