Dodë Gjergji: Kosovën e ka bekuar Zoti (Foto)
Faqja 1 e 1

Foto Bota sot
Kjo festë në të cilën kishte shumë të pranishëm, duke përfshirë këtu edhe pjesëtarë të KFOR-it dhe të misioneve tjera diplomatike, u shënua me shumë lutje dhe këngë, me anë të së cilave u bë thirrje që të ketë sa më shumë paqe dhe bamirësi.
Kësaj meshe i priu, kryeipeshkvi i Kosovës, Imzot Dodë Gjergji, i cili foli për veprën dhe përkushtimin e Nënës Terezë për t’i shërbyer atyre që kanë nevojë për ndihmë.
Sipas tij, po të dëgjonte bota zërin e saj, tani nuk do të kishte kaq shumë luftë dhe urrejtje, madje as kaq shumë emigrantë.
Gjergji: Bota nuk do të kishte kaq urrejtje po ta dëgjonte Nënën Terezë
“Ishte përkushtuar që me të njëjtin zell shpirtërorë tu shërbente, hindusëve, myslimanëve dhe të krishterëve, sepse ishte e bindur se varfëria, vuajtja, padrejtësia, urrejtja, lufta, brakt isja, aborti, institucioni nuk janë të hindusëve, as të myslimanëve dhe as të krishterëve, ato janë mizori njerëzore dhe padrejtësi shoqërore si burim i egoizmit dhe mungesës së dashurisë. .. Po të dëgjonte bota këtë zë dashurie dhe këtë vërejtje ndërgjegjeje në mesin tonë, nuk do të kishte më të varfër, në botë nuk do të kishte kaq shumë luftëra dhe në Evropë nuk do të kishte kaq shumë emigrantë”, tha Gjergji.
Ai shtoi se Zoti ka dëshmuar që e donë popullin tonë, duke derdhur gjithë dashurinë që e ka për njerëzimin në zemrën e një vajze shqiptare, e cila e ka mahnitur gjithë botën.
Gjergji: Zoti e donte popullin tonë, këtë e dëshmoi me Gonxhen
“Ka edhe shumë gjëra tjera të cilat na pengojnë që të këndojmë me jetën tonë himnin e dashurisë dhe të gjejmë lumturinë e vërtet të jetà «s, por një gjë është e sigurt se Zoti na do. Ai e ka dashur këtë kishë, ai e donë këtë popull, ai e donë këtë vend dhe njeriun. Dhe çka bëri zoti për ne? Cila është mrekullia më e madhe që Zoti e ka bërë për popullin tonë? Është se gjithë dashurinë të cilën e kemi refuzuar në të kaluarën tonë dhe në histori e ka vu në zemrën e Gonxhes, dhe kjo është dashuri e derdhur në një zemër bujare të një vajze shqiptare, e ka mahnitur gjithë njerëzimin. Fryti i kësaj dashuri i ka shëruar plagët e trupit dhe të shpirtit të shumë njerëzve në botë”, shtoi ai.
Për nderë të kësaj feste, sot në orën 20 e 30 në këtë katedrale do të mbahet edhe koncerti i Himnit të Nënës Terezë.
Angje Gonxhe Bojaxhiu, që më vonë e ndryshoi emrin në Nënë Tereza, lindi me 1910 nga prindër shqiptarë.Mësimet e para ajo i mori në një shkollë në qytetin e Shkupit dhe në moshën 18 vjeçare u dorëzua murgeshë. Pasi u specializua në Irlandë u vendos në Indi, ku në vitin 1950 themeloi urdhrin e saj të murgeshave të quajtur Misionarët e Bamirësisë.
Ajo ndërroi jetë në vitin 1997, dhe tani në çdo përvjetor të lindjes apo të ikjes së saj, qindra vetë grumbullohen në varrin e saj, duke u lutur dhe duke kënduar. Murgeshat e urdhrit “Misionaret e Bamirësisë”, që ajo themeloi 55 vjet më parë në Kalkuta, çdo vit vendosin lule para memorialit prej çimentoje të bardhë.
Foto Bota sot
Në Katedralen e Prishtinës u kremtua sot me një mesh solemne e quajtur “Festa e Nënës Terezë”, datë kjo e cila përkon me ditën kur ajo ndërroi jetë.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi