Kadri Mani: Njeriu Skofiar
Faqja 1 e 1
Kadri Mani: Njeriu Skofiar
Haxhi Krasniqi /22.6.1928-.2.2002/ |
NJERIU SKOFIAR
/Jeta dhe vepra e Haxhi Krasniqit/
Autorë: Dr. Mehmet Halimi, Dr. Adem Zejnullahu, Dr. Daut Bislimi, Dr. Naser Pajaziti, Prishtinë, 2004, f. 348
Haxhi Krasniqi u lind më 22 qershor 1928 dhe ndërroi jetë më 26 shkurt 2002;
Nga Kadri Mani
Dhe redaksia jonë “Shqipëria etnike”, ku Haxhi Krasniqi ishte përkrahës e bashkëpunëtor, tok me familjen e të ndjerit, e përkujtojmë me pietet, me dhembje e krenari që e patëm të tillë: familjar shembullor, mësues i popullit, humorist spirituoz zenitor... me një fjalë ashtu sikur edhe e kanë cilësuar shkencëtarët e Institutit Albanologjik: NJERIU SKOFIAR.
Haxhi Krasniqi, po i ruanate numrat e revistave e të gazetave që nga numri i parë: kur redaksitë do ta festoni përvjetorin, vraponin te Haxhiu numrin e parë që ta siguronin! Domethënë: Haxhiu ynë i ndjerë ishte më institucion se vetë institucionet!! E lumja familja, i lumi populli që e pati njeriun skofiar!
Mbi të gjitha Haxhiu ishte humoristi më spirituoz: tregonte anekdota e barcoleta, mesele e batuta... dhe dinte të qeshte me zemër e këndshëm sa s’ka..
Unë isha arsimtar në shkollën fillore “Rilindja” në Keqekollë kur e patëm nxjerrë fletushkën “Ylli i parë”, dhe ia patëm botuar fjalët e urta të mbledhura nga Haxhiu. Pastaj shkova në Prizren në Shkollën e Lartë Pedagogjike për rikualifikim, e shoqëroheshim tok me Haxhin, i cili punonte Drejtor në bibliotekë, dhe më jepte literaturë të ndaluar nga Shqipëria: aty për herë të parë në një kënd, si kaçak, e lexoja gazetën “MËSUESI”...
-Si u patën pritur ato fjalët e mia të urta te fletushka juaj?- dhe mund ta dalloni ndonjërën?
-Fort mirë përgjithësisht, në veçanti ajo e famshmja: Mos me pasë gjuhën, kullotë bar!
-Hahahaha!- lopë e gjallë!
Haxhiu ynë humoret i tregonte në mënyrë fort të kënshme dhe dinte të qeshte; i kishte hije veshja dhe vendi, ishte burrë odash e burrë zakoni, e lumja familja dhe i lumi populli në që e pati dhe trashëgoi kaq visere e kaq thesare.
Haxhi Krasniqi
UKU BIFUKU KAJDE MINUKU
Popullore-(Prizren)
Ballina: Kulla historike e Lidhjes së Prizrenit |
"Mos ma turbullo ujin, bifujin kajde minujin, se vallaha, bilaha, tallaha kam me të hangër, bifangër, kajde si në andërr?!
Dashi bifashi kajde minashi i tha për së rrafshi ukut, bifukut, kajde minukut:
"Ku bifu kajde minu, po ta turbulloj unjin, bijujin, kajde minujin, kur je ti lart, bifalt, kajde si fjalt, unë jam poshtë, bifoshtë, kajde minoshtë?!
Atëherë uku, bifuku kajde minuku edhe më fort është idhnuar bkifuar e i tha dashit bifashit kajde minashit:
"Mos më bon pallavra, manavra, se të bëj copë e grimë paçavra, e të fshi unë tye këmbë e krye?! Atëherë dashi bifashi kajde minashi, mbasi pak mendoi, planin e rregulloi, e tha vetë më vete tash unë ujkun në kokërr të shpinës e rrëzoj. I tha ukut bifukut kajde minukut:
"He, uk, bifuk, kajde minuk, mbasi je merakli për mish bifish kajde minish, bash si baci Durmish; ti mbështetu në lis bifis, kajde minis, në dash me hangër mish hape gojën bifojën kajde si lojën, unë po hy në gojën tande bifande mbasi që mishi po të kande. Uku bifuku kajde minuku e luti për së nguti dashin:
Të lutëm dash bifash kajde minash fol edhe një herë si është më mirë për mua.
"Pa dëgjo mirë o uk, bifuk, kajde minuk, unë tash po foli shkurt si në Shkup, në dash me u ngi mish e me fry e me ba tullum, me kënaqur gojën e me ba shkumë, mbështetu mirë në lis, dhe mbylli sytë, e unë drejt po të vi në gojë, kjo fjalë e vërtetë e nuk po bëj lojë. Atëherë uku bifuku fort është gëzua e tha:
"Lum për mua kam me hangër mish sa të dua"!- Dashi bifashi kajde minashi i tha ukut bifukut kajde minukut, rri urtë e butë, mos ik, bënu besnik dhe mbylli sytë, se unë tash po vi, e ti lehtë e shpejt si me automobil, sytë ti hiç mos i çil. Uku, bifuku, kajde minuku sytë i mbylli e hapi gojën. Atëhrë dashi, bifashi kajde minashi edhe edhe një herë foli:
"He, uk, bifuk, kajde minuk, marakli mish me shnuk, mbasi e ke hap gojën po e filloj unë lojën edhe i ke mbyllur sytë, po vi te ti duke fishkëlluar: tyt, tyt, tyt mos u frigo, nuk kam me të mbyt?! Shihe dashi, bifashi kajde minashi, ashtu për së rrafshi, po merr turr e bifurr kajde si burrë, e tym bifym kajde bytym, ta tërrc e rrëzoi ujkun në rruzë të shpinës, ashiqare e jo tinëz. Uku bifuku kajde minuku mbet i coftë krejt o i ngrodhtë në kokërr të shpinës, ishte shtri edhe dhëmbët i kishte zgërdhi. Vetë e lypi vetë e gjeti, aty mbet për ibret.
Një fjalë e urtë popullore thotë: - Kush ia bën varrin tjetërkujt, hyn vetë brenda.
ZEQIRI E BEQIRI
Ishin kanë Zeqiri e Beqiri
Nuk kishin llama kallshin qiri.
Kishin shkue bashkë ushtarë,
Mas tri vjete u panë n’pazar.
Zeqiri ish shurdhan,
E s’nijke me qit tupan.
Beqiri pi thotë:
"Qysh e kije plakin?"
"E shita cjapin!"
"More a jini tanë shnosh?"
"Po e shita 35 grosh!"
"Po më vjen mirë e hosh,
Si me hangër rrush n’kosh,
Si në Bukosh!
Si në Bukosh afër Vraniqi
Marakli për mish viçi.
(Sipas revistës për fëmijë "Fidani" nr. 2/2004, f. 13, marrë nga libri "Njeriu Skofiar"-
Jeta dhe Vepra e Haxhi Krasniqit- botuar kohë më parë, shkrime posmortum)
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» IDRIZ ZEQIRAJ:Kadri (Os)Mani, njeriu i risive
» Reagim- Kadri Osmani-Mani, njeriu që shkruan për të vërtetën
» Ilir Dardani: Kadri Mani, njeriu i Madh i Shqiperise Etnike
» Kadri Mani: Dy shokë të pandashëm: Beqir Bajraktari edhe Kadri Mani!!
» Poezi me poezi-Kadri Mani e Agim Gashi-Në shenjë nderimi për mikun Kadri!
» Reagim- Kadri Osmani-Mani, njeriu që shkruan për të vërtetën
» Ilir Dardani: Kadri Mani, njeriu i Madh i Shqiperise Etnike
» Kadri Mani: Dy shokë të pandashëm: Beqir Bajraktari edhe Kadri Mani!!
» Poezi me poezi-Kadri Mani e Agim Gashi-Në shenjë nderimi për mikun Kadri!
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi