Prishtina lejon shaminë në shkolla (Foto)
Faqja 1 e 1
Prishtina lejon shaminë në shkolla (Foto)
Prishtina lejon shaminë në shkolla (Foto)
Në shkollat e Prishtinës, në të mesmen e ulët edhe në atë të lartë, ka vajza të mbuluara të cilat ndjekin mësime.
Komuna e Prishtinës është në dijeni, por çështjen e ka kaluar te Ministria e Arsimit, e kjo e fundit nuk flet për këtë temë.
Janë disa vajza që ndjekin mësimin në shkollat publike në Prishtinë.
Lajmi.net ka mësuar se fati i tyre për shkollim varet nga ‘disponimi’ i zyrtarëve në Kosovë.
Përderisa Ligji për arsim detyron secilin të shkollohet, Kushtetua e Kosovës fillimisht e cek se Kosova është shtet laik dhe në të thuhet se secili person gëzon të drejtën e shkollimit themelor pa pagesë.
Shkollimi i detyrueshëm, sipas Kushtetutës, rregullohet me Ligj dhe financohet nga fondet publike.
Por, ekziston një udhëzim administrativ, me të cilin nxënësve të shkollave të mesme dhe të larta u ndalohet bartja e uniformës fetare në objektet e institucioneve arsimore.
Lajmi. net mëson se në të shkollat e mesme të larta në Prishtinë janë së paku katër vajza të mbuluar ndërsa edhe në të mesmen e ulët po aq.
Një nga to edhe ua sjellim me fotografi. Ajo që nga klasa e gjashtë është nxënëse në shkollën e mesme të ulët “Elena Gjika”, e tani është në klasën e nëntë.
Drejtori i kësaj shkolle Osman Vitija thotë se për këtë kanë njoftuar Drejtorin e Arsimit në Komunën e Prishtinës.
“Po vajza është në këtë shkollë, nuk dimë si të veprojmë sepse Ligji dhe disa udhëzime janë në konflikt mes vete”, ka thënë ai për lajmi.net.
E në Drejtorin e Arsimit në Komunën e Prishtinës, pranojnë se janë të njoftuar për disa raste të vajzave të mbuluara. Edhe vet Komuna po kërkon ‘qare’.
Drejtoresha Arbërie Nagavci tha për lajmi.net se ka një vit që i kanë shkruar Ministrisë së Arsimit që të qartësohet kjo çështje.
“Që një vit u kemi kërkuar që të na e qartësojnë këtë temë që është shumë e ndjeshme. Nuk kemi marr ende përgjigje, jemi në dije që janë disa vajza por nuk bënë të marrim vendim të ngutshëm”, tha ajo.
E Ministria e Arsimit nuk jep përgjigje as për lajmi.net. Ka rreth një javë që ata kanë thënë se do merren me këtë çështje por nuk flasin asgjë.
Ndryshe sipas ligjit, arsimi fillor dhe i mesëm në Kosovë është falas dhe financohet nga buxheti i Kosovës. Arsimi është i detyrueshëm për të gjitha moshat nga 6 deri në 15 vjeç.
Ligji për arsimin u garanton arsimim të barabartë të gjitha komuniteteve në Kosovë.
Sipas Ligjit për arsimin fillor dhe të mesëm në Kosovë, Edukimi Fillor (1-5) dhe i mesëm i ulët është i obliguar për të gjithë. Shkollimi i detyruar fillon kur fëmija ka mbushur moshën 6 vjeç (mosha minimale e arsimit të obliguar). Sipas këtij ligji, shkollimi në institucionet arsimore me fonde publike është falas.
Arsimi i mesëm i ulët është faza e dytë e arsimit bazë të detyruar dhe përfshin klasat 6-9, gjerësisht moshat 12 deri në 15 vjeç. Mësimi në shkollat fillore në Kosovë mbahet në pesë gjuhë: në gjuhën shqipe, serbe, boshnjake, turke dhe kroate.
Arsimi i mesëm i lartë është organizuar në arsimin e përgjithshëm dhe në arsimin profesional.
Arsimi i mesëm i lartë zgjat 3 ose 4 vjet varësisht nga programet arsimore të përcaktuara nga MASHT.
Të gjithë nxënësit kanë të drejtë të ndjekin këtë nivel mbi baza vullnetare. Arsimi i mesëm i lartë ndahet në dy kategori atë të përgjithshëm dhe atë profesional.
Arsimi i mesëm profesional, që nënkupton shkollat profesionale, si qëllim parësor përgatitjen e kuadrove për treg të punës, por ofron edhe mundësi të aplikimit në studime më të larta post sekondare dhe universitare.
Ky lloj arsimi është organizuar në tetë tipe të shkollave, ku mësimi zhvillohet në disa profile.
Në bazë të ligjit për arsimin, në Kosovë të drejtën për arsim special e kanë ata fëmijë që nuk përfitojnë ose nuk kanë mundësi të përfitojnë mësimdhënie të zakonshme.
Gjithsej në Kosovë janë 7 shkolla të arsimit special dhe 64 paralele me klasë të bashkangjitura të cilat mësimin e zhvillojnë në shkolla të rregullta.
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi