Ilir Deda godet Vetëvendosjen
Ilir Deda godet Vetëvendosjen
Ilir Deda godet Vetëvendosjen
Foto: Bota sot
(E plotësuar) Deputeti i Vetëvendosjes Ilir Deda ka shprehur shqetësimin e tij për nivelin e gjuhës që po përdorin udhëheqësit e partive politike në vend. Ai e ka quajtur gjendje jo normale përdorimin e Policisë nga Qeveria për gjëra që nuk duhet të përdorët, si dhe heqjen me dhunë të grilave të Qeverisë nga partia e tij Vetëvendosje.
Gjuha politike e degraduar së fundi nga politikanët e vendit, për anëtarin e Komisionit për Integrime Evropiane nga Vetëvendosja Ilir Deda është mjaftë shqetësuese. Deda theksoi se nëse Kosova mëton të bëhet pjesë e BE-së, atëherë edhe komunikimi mes drejtuesve të partive duhet të jetë në nivel të tillë.
Deda: Veprimet e Qeverisë dhe Vetëvendosjes nuk janë situatë normale
“Ne shtyhemi publikisht por nuk ulemi të flasim, kjo është ajo çka iu përket udhëheqësve të partive politike dhe kjo e tregon një papjekuri të madhe të këtyre udhëheqësve. Sepse mund të iu them, është vështrim personal, atë që po duket si një triumf i një vendi tjetër ndaj vendit tonë, ne në vend se të kemi një komunikim të shohim se si të dalim nga një gjendje që e ndjejmë të gjithë kolektivisht, e kundërta po ndodh dhe nuk është në rregull që atë që unë e shoh si triumf të Serbisë, partitë politike shqiptare të bien në nivel çfarë kanë ra, që Qeveria të përdor Policinë qysh nuk lejohet të përdoret në një shtet demokrat dhe që subjekti që i takoj unë të tentoj me dhunë t’i heq grilat nga Qeveria, kjo nuk është situatë normale”, tha Deda.
Deputeti i VV-së, shprehu frikën që politika e partive politike shqiptare do të shkoj drejt konfrontimit, ndërsa në anën tjetër do të ketë konsolidim të bashkësisë së komunave serbe.
Ndërsa nënkryetari i Kuvendit të Kosovës Xhavit Haliti ka kërkuar nga Komisioni për Integrime Evropiane që të thirret në raportim ministri i Punëve të Brendshme, Skënder Hyseni, pa praninë e gazetarëve, për të raportuar për ngjarjet në Kumanovë të Maqedonisë dhe disa çështje tjera. Ai tha se ngjarja në Kumanovë, ku mbetën të vrarë nëntë shtetas të Kosovës në luftimet me Policinë maqedonase, ka mund ur të parandalohet sikur të ishin përgjegjësit më sy qelë.
Ndërsa anëtari i këtij Komisioni, Xhavit Haliti, tha se si komisioni ka nevojë të bisedojë veçanërisht me Qeverinë dhe ministrat përkatës për disa çështje të cilat kanë lënduar pretendimin e Kosovës për të qenë pjesë e BE-së.
Haliti: Skënder Hyseni duhet të raportoj në komision pa praninë e gazetarëve
“Unë mendoj se në veçanti ministri i Brendshëm duhet të vij në Komision për të raportuar në një konferencë të mbyllur pa gazetarë. Së pari për Maqedoninë, ngjarjet në Maqedoni dhe disa çështje me të cilat po përballemi në vazhdimësi dhe po përballemi akuza ku po dalin raporte që kanë të bëjnë me ministrin e brendshme dhe kanë të bëjnë me ministrinë e drejtësisë. Pra këto dy fusha mendoj se duhet të bisedojmë me ministrat përkatës dhe të bëjmë një oponencë që nuk i takon ve tëm konferencave për shtyp. Nuk është çështja e raportimit para mediave dhe paraqitjeve ekskluzivisht të një situate e cila lulëzon për mirë, sepse kemi probleme. Kemi një situatë e cila edhe pse nuk na thuhet ose është e mbyllur në raportet me Maqedoninë dhe kemi kaluar në një situatë e cila ka mund të parandalohet sikur të kishim qenë më sy qelë dhe me të gatshëm që të përballemi me detyrat që kemi marrë”, tha Haliti.
Ai e ka quajtur absurde që të flas polici në emër të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe këshilltari politik në emër të Kosovës.
Haliti: Polici s’mund të flas në emër të MPB-së
“Shumë herë dëgjoj që flasin policët në emër të ministrisë së Brendshme dhe kjo nuk është në rregull, duhet të flas titullari dhe jo polici. Dhe shumë herë nga ministritë dëgjoj këshilltarët që flasin në emër të Kosovës kur nuk është përgjegjësi e tyre ajo, por e atyre që janë zgjedhur ose që e kanë për detyrë. Punët janë të ndara dhe nuk është mirë të krijohet një anarki në veprim, dhe në sy të atyre që vijnë dhe na vizitojnë duken keq”, tha ai.
Haliti e Deda këto komente i kanë bërë në mbledhjen e parë të Komisionit për Integrime Evropiane për sesionin vjeshtor, ku kanë miratuar planin e punës për vitin 2015.
Foto: Bota sot
Deda: Veprimet e Qeverisë dhe Vetëvendosjes jo normale

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi