Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Bajrush Morina: Qeveria e Isës, bjeshkët e Ramushit dhe serbishtja e Albinit!

Shko poshtë

Bajrush Morina: Qeveria e Isës, bjeshkët e Ramushit dhe serbishtja e Albinit! Empty Bajrush Morina: Qeveria e Isës, bjeshkët e Ramushit dhe serbishtja e Albinit!

Mesazh nga Agim Gashi Fri Sep 11, 2015 2:56 pm

Bajrush Morina: Qeveria e Isës, bjeshkët e Ramushit dhe serbishtja e Albinit! Bajrushi-474x420


Bajrush Morina: Qeveria e Isës, bjeshkët e Ramushit dhe serbishtja e Albinit!

 
Krejt çka po zihet e përzihet sot në vendin tonë janë Qeveria e mirë –e keqe e kryeministrit Isa Mustafa, bjeshkët dhe livadhet e Rugovës të cilat po i mbron Ramush Haradinaj dhe  imponimi për përdorim të një fjale në sebishte – Zajednica, nga Albin Kurti!
Problemet e tjera janë harruar fare.


E ato janë: papunësia e madhe, shtimi i varfërisë, mungesa e energjisë elektrike, e ujit të pijes, deponitë e bërllogut që na nxënë frymën, mungesa e investitorëve të jashtëm, vrasjet për haraq, policia që nuk e arreston dot një kriminel në rajonin e Pejës, drejtësia e politizuar jo vetëm në rastin e Ramadan Mujës, dosjet e krimeve që po vjetërsohen në sirtarët e prokurorëve e gjykatësve të korruptuar, njohjet e reja te shtetit të Kosovës që nuk po ndodhin,  liberalizimi i vizave që nuk dihet a do të ndodhë edhe vitin e ardshëm, Gjykata Speciale e cila nuk dihet kur do të fillojë punën dhe kë do ta ftojë kjo gjykatë si të akuzuar apo si dëshmitarë, e një mijë e një probleme të tjera me të cilat po përballen qytetarët e Republikës së Kosovës.
 
Qeveria e mirë – e keqe e Isa Mustafës! 
 
Ka dy interpretime për Qeverinë aktuale: E mirë – kështu së paku thonë shumica e përfituesve dhe e fanatikëve politikë të partive të koalicionit, dhe  E keqe – kështu e vlerësojnë simpatizantët e partive opozitare në Kosovë e mbase edhe ndonjë shtresë neutral politike në Kosovë.
Por në qoftëse Qeveria Mustafa është e mirë, a mjafton që të kënaqemi me këtë konstatim: Jo!
Por edhe në qoftëse kjo Qeveri është e keqe a mund ta rrëzojmë këtë qeveri përmes protestave në rrugë? Edhe këtu ka një përgjigje: Jo!
Jo qeveria asnjëherë nuk është plotësisht e mirë  dhe Jo asnjëherë opozita në Kosovë nuk e ka dëshmuar fuqinë politike që të rrëzojë qeverinë përmes protestave në rrugë!
Por a duhet që e gjithë energjia politike të harxhohet duke e lavduar Qeverinë e mirë të Isa Mustafës apo duke protestuar në rrugë kundër Qeverisë së keqe të Isa Mustafës?
Jo more! Qeveria do të vlerësohet ose do të ndëshkohet me votën e lirë në zgjedhjet nacionale. Demokracia ka këto rregulla, fiton pushtetin ai që fiton votat, prandaj, mirupafshim në zgjedhjet nacionale të vitit 2018!
 
A janë bjeshkët dhe livadhet e Rugovës vetëm të Ramush Haradinajt?
 
Edhe kur e ka shkyer hartën edhe kur i ka thënë “peder” Murat Mehës, lideri i AAK-së nuk ka dëshmuar se e ka seriozisht çështjen e mbrojtjes së vijës së demarkacionit mes Kosovës e Malit të Zi.
Ramush Haradinaj dhe partia e tij ka vepruar në Kosovë dhe ka qenë i njoftuar ose ka pasë mundësi të njoftohet për procesin e demarkacionit me të gjithë fqinjët e Kosovës, përfshirë edhe Malin e Zi.
Pra demarkacioni nuk po ndodh për herë të parë me Malin e Zi. Ka ndodhur edhe me Maqedoninë!
Shtrohet pyetja, pse Ramush Haradinaj dhe AAK-ja nuk protestonin, nuk shkynin hartat dhe nuk i thonin Murat Mehës “peder” edhe kur bëhej demarkacioni me Maqedoninë?
A do të thotë kjo se Ramushi dhe AAK-ja interesohen vetëm për kufirin me Malin e Zi e jo edhe për gjithë kufijtë e Kosovës?
A do të thotë kjo se Ramushi dhe AAK-ja janë liderë dhe parti vetëm të Dukagjinit?
Prandaj, fakti se Ramushi dhe AAK-ja janë prej Dukagjinit, hiq nuk ma mbushin mendjen se e kanë seriozisht çështjen e demarkacionti me Malin e Zi! Gjithnjë me shtohet dyshimi se këtë shqetësim, Ramushi e AAK-ja e kanë për çështje politike, mbase edhe personale…(Nuk di pse më kujtohen do farë përfoljesh e shkrimesh gazetareske të mëhershme për kontrabandë ilegale të cigareve me kuaj e me gomarë dhe për do farë crevash të plastikës që “transportonin” ilegalisht përmes rënies së lirë të derivate të naftës prej Malit të Zi në Kosovë!!!)
 
 
Zajednica e Albinit, Asociation e Mogherinit dhe Bashkësia në gjuhën shqipe
 
Rregullat e drejtshkrimit dhe drejtshqiptimit janë përcaktuar në Kongersin e Drejtshkrimit të vitit 1972 në Tiranë. Aty është “shkruar dhe vulosur” që emrat me prejardhje të huaj, të shkruhen dhe të shqiptohen sipas rregullave të alfabetit shqip.
Në këtë kuadër edhe emrat e institucioneve apo edhe terminologjitë e huaja mundësisht të përkthehen në gjuhën shqipe.
Prandaj nëse emërtimi Europian Union përkthehet dhe shqiptohet Bashkimi Evropian pse edhe fjala Asociation të mos përkthehet në gjuhën shqipe Bashkësi e jo Asociacion e jo aspak Zajednicë!
Pse Albin Kurtit po i pëlqen më shumë fjala Zajednicë e jo fjala Asociacion e aspak fjala shqipe Bashkësi!
Kompetencat dhe rreziku nga ky institucion i komunave serbe nuk theksohet nëse përdoret fjala serbe Zajednicë!
Asociacioni, Bashkësia apo Zajednica kanë tingëllimë, shqiptim e kuptim e të veçantë secila në gjuhën që përdoret! Por kanë juridiksion të njëjtë si në anglishte, si në shqipe ashtu edhe në serbishte!
Prandaj përse të përdoret fjala Zajednicë dhe përse kjo fjalë të imponohet në përdorim të përditshëm në gjuhën shqipe në Kosovë?
 
Qeveria e Isa Mustafës është edhe e mirë edhe e keqe!
Bjeshkët dhe livadhet e Rugovës nuk janë vetëm të Ramush Haradinajt dhe të AAK-së.
Zajednica është fjalë serbishte e Jabllanoviqit dhe jo fjalë shqipe e fjalorit të Albin Kurtit!
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi