Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Vuçiç me dy fytyra: Asociacion në Kosovë, por jo në Luginë

Shko poshtë

Vuçiç me dy fytyra: Asociacion në Kosovë, por jo në Luginë Empty Vuçiç me dy fytyra: Asociacion në Kosovë, por jo në Luginë

Mesazh nga Agim Gashi Sun Sep 13, 2015 4:15 pm

Vuçiç me dy fytyra: Asociacion në Kosovë, por jo në Luginë
Vuçiç me dy fytyra: Asociacion në Kosovë, por jo në Luginë Vucic26

Qeveria e Serbisë ka kundërshtuar me forcë asociacionin e komunave me popullsi shqiptare në Luginë të Preshevës.

Kryeministri serb Aleksandër Vuçiç ka thënë se Beogradi zyrtar nuk mund të pranojë një asociacion të tillë.

Si qeni pas të zotit, edhe Gjuriçi, që ka një detyrë “krenare për Kosovën” ka mbajtur të njëjtin qëndrim si “shefi” Vuçiç.

Dhe, vërtetë që një asociacion i tillë, i shqiptarëve brenda Serbisë mund edhe të mos duhet, por më tepër me nevojë janë të plotësohen disa të drejta të shqiptarëve këtu, që nuk i kanë si punësimi apo të mos diskriminohen.

Nga ana tjetër, Vuçiç tregon një tjetër fytyrë në Kosovën e pavarur tanimë që më 2008.

Në Kosovë, Serbia përmes diplomacisë të përzier me dinakëri, po tenton të vendosë një “Republikë Serbe” brenda Republikës të re në Ballkan.

Vuçiç është pro asociacionit të Komunave Serbe në Kosovë, duke ndërhyrë kësisoj në punët e brendshme të një shteti të shpallur të mëvetësuar.

Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar fort ndaj kësaj dyftyrësie të numrit një të qeverisë serbe, duke thënë se Asociacioni do të shkatërronte Republikën e Kosovës, territorin e saj.

Vuçiçi me dy fytyra ka qenë në të shkuarën, por sa duket edhe në të tashmen.

Sa për “qenin rojë” që quhet Gjuriç, asgjë nuk mund të thuhet vetëm se sa i shkon pas një politike agresive të vjetër të Serbisë. 
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi