Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

JA EDHE SHKRESAT E SOTSHME DHE PADIA QË MË ËSHTË BËRË!

Shko poshtë

JA EDHE SHKRESAT E SOTSHME DHE PADIA QË MË ËSHTË BËRË! Empty JA EDHE SHKRESAT E SOTSHME DHE PADIA QË MË ËSHTË BËRË!

Mesazh nga Agim Gashi Tue Sep 15, 2015 1:28 am

JA EDHE SHKRESAT E SOTSHME DHE PADIA QË MË ËSHTË BËRË!

 
 
Pas një publikimi që bëra në FB të një grupi radikalësh islamist nga Peja, të cilen foto vetë e publikuan në FB, ja kercnimet e sotme nga disa prej tyre:


Numri 1

JA EDHE SHKRESAT E SOTSHME DHE PADIA QË MË ËSHTË BËRË! 1012669_10152772909518993_6608691964207673858_n

Gazmir Sahara
 
Përshëndetje
Jam Gazmir Sahara nga qyteti i Pejes,  me heret dikush me dërgoj një foto nga profili juaj ku kishit vendos e që në atë foto gjindem dhe unë me shoqërinë time,  ku na kishe përshkruar si xhihadist - mafioz!
Sa për transparencë,  jam Teolog dhe shërbej në qytetin e Pejes në Xhaminë Haxhi ibrahim Devolli, e cila xhami është nën juridiksionin e Bashkësisë Islame.
Vij nga një familje atdhetare, fetare dhe e shkolluar,  ku asnjëherë askënd se kam pas mafioz, po as nuk e kam.
Familja ime ka kontribuar këti populli si në aspektin arsimore,  po ashtu edhe në atë patriotik.
Jam nip i Beqir Sahares hoxhë dhe mësues i gjithë qytetit të Pejes,  si dhe nip i dr. Profesor Skënder Riza, historianit të njohur nga gjithë bota mbarë!
Atë përshkrim që e keni bere ne foto, është një ofendim fillimisht për mua, e pastaj edhe për shoqërinë time,  si dhe cenim i privatësisë dhe ofendim i madhe për të gjithë ne.
Të jem i drejtë me juve,  nuk i përkas asnjë partie dhe nuk merrem aspak me këtë çështje,  e sidomos nuk i përkas aspak partisë së Gëzim Kelmendit.
Duke U nisur nga kjo,  unë bashk me të gjithë shoqërinë që gjendemi në atë foto kemi vendos të të lajmerojme se do përballesh me neve në organet kompetente gjyqësore,  ku do ngrisim padi për ofendimin dhe etiketimin që na keni bere me pa të drejtë.
Me çdo respekt për juve,  edhe pse nuk njihemi dhe ndoshta nuk kemi të njëjtën fe,  por nuk ju kemi pas me borxh të na ofendoni,  e sidomos jo atëherë kur aspak nuk njihemi!
Gazmir Sahara
 
Agim Gashi
Deri tani gjithmonë miqet tu mu kan kercnue me prerje koke, e tani me gjyq.Vazhdoni e punoni me mesimet e Gezim Kelmendit. Une me Juve skam asgje, por fotot jane marre ne profilet e Gezim Kelmendit dhe partise se tij.
Per qe je nip i te madhit Skender Riza, me vjen keq çka paska pas vetes. Skender Riza eshte patriot i madh por jo mjekrrosh.
Edhe une jame musliman, por i atdheut ti e jo i tokave te Shamit!
 
Gazmir Sahara
Atë çfarë ke ti me te tjerët,  ajo është çështje personale e juaja dhe,  unë nuk jam përfaqësues i askujt,  unë përfaqësoj veten time dhe jap llogari për veten time.
Tu kisha lut të mos me perzini aspak me Gëzim Kelmendin,  si person kam marrëdhënie të mirë,  ndërsa si politike,  nuk më intereson aspak,  jo ai po asnjë parti,  sepse kam drejtimin tim dhe nuk përzihem në atë çfarë nuk më takon.
Mjekra askënd se ka bere patriot e as nuk e bënë,  por njerëzit me te mëdhenje që njef historia kanë qene me mjekra,  e sidomos njerëzit eminent të historisë tonë si Skënderbeu,  Ismail Qemali,  Adem Jashari... 
Jam Musliman i tokave Shqiptare,  të cilat toka të parët e mi i mbrojtën me fanatizëm dhe,  jam krenar që jam shqiptarë.
Mos te harrojmë,  që toka e SHAMIT kishte më qindra mijëra Shqiptarë të cilët kanë jetuar në ato toka.
Nuk i përkras mentalitetit të krimineleve të Isis-it, jam njeri i shkolluar dhe kontribues i vendit ku jetoj.
 
Agim Gashi
Qe je patriot i madh ja ke lane vetes mbiemrin Sahara. Kosoven ju e doni si Saharen, te shkrete e me rere. O njeri, qelllimet e juaja tash po i dine edhe femijet. Keni fillue edhe ne ilegalitet te punoni. Por, ai qe punon kunder shtetit, atdheut e kombit, ka lid´gje edhe per te.
Mos i perzi patriotet shqiptar me mjekrrat e juaja qe i keni leshu per para.
Ju keni shite cdo gje per para. Nuk e shpeton askendin duke permend Skenderbeun.Jeni ju ata dhe grupet e juaja qe trumbetoni kunder Skenderbeut e Nenes Tereze, figurave ma madhore te kombit, ndersa smadhoni robruesit turq e Sultan Muratin.
Me vjen keq por me ju nuk pajtohem. Te gjithe ju qe jeni ne fotografi punoni kunder shqiptarve.
Kontribues do te ishit kur mbroni vlerat e kombit e jo kur ato i shkelni per pak para te gjakosura!
 
Gazmir Sahara
Mire,  sido që të jetë, mos harro se të gjitha këto që i keni shkruar do përfundojnë në gjykatë sepse këto janë akuza, do përballeni me ligj dhe aty do jepni llogari.
Kërkoj falje që ula veten në pozitën tende për të biseduar me juve.
Mos te harroj,  në vetëm se kemi kontaktuar me organet gjyqësore për çështjen tuaj, kot i fshehni postimet
Agim Gashi
3:55.MD
 
Agim Gashi
Me vjen keq që e ule veten me mue.
Mos harroni se edhe unë kontaktoj çdo ditë me organet gjyqsore.Deri tani keni kerkue koken time me thikë, tani e kthyet me gjyqe. Cila do të ketë suksese?
 
Gazmir Sahara
Me vjen mire qe keni kontaktu edhe ju, patjetër të gjitha kërcënimet duhet të paditen,  atë them edhe unë, për atë kemi ngrit padi për akuza që i keni bere
 
Agim Gashi
Shifeni në gjyq!
 
Gazmir Sahara
Patjetër
 
Agim Gashi
Mirëupafshim. Nëse dilni që jeni patriota e jo xhihadista, me deshire e mbaj burgun.
Por, mos harro se gadi qe dhjete vite percillesh!
 
Gazmir Sahara
Askujt nuk i shes patriotizëm,  e as xhihadist nuk jam,  thjesht e mbroj të drejtën time
Hahahaha shumë pak,  është dashur edhe me herët të më përcillni
Për gjithë jetën time jam përgjithësi pas asnjë problem
 
Agim Gashi
Të përcjell policia e jo une.
 
Gazmir Sahara
Me vjen mire,  tani ndjehem edhe me i sigurt kur e di që dikush me përcjell
 
Agim Gashi
Ok, keto biseda jane te mira nese e doni atdheun shqip, por nese e doni arabisht e hani shqip, ta dini se ka Zot dikund qe e mbron kete toke e kete komb!
 
Gazmir Sahara
Nuk kam qejf të i pergjasoj tupanit,  të bëjë zhurmë të madhe e të jem i zbrazët nga brendesia. Po të ishte patriotizmi aq më vlerë për juve,  do jetonit në Kosovë!
Të përshëndes,  kërkoj falje që të mora kohën,  por ishte e domosdoshme të të lajmeroj për çështjen të cilën do të përballemi se shpejti.
Ditë të mbarë
 
Agim Gashi
E di unë punën time. Nuk jamë unë nga ata që kam ik prej qefit. Kam mbajt me vite burgje, ma vrane djalin me 1994 para deres policia serbe, kisha ne burgje te gjithe familjen, dhe sot dilni ju me ja shite turkut
Kalo mire edhe ti.
 
Gazmir Sahara
Ta dish se djali juaj është duke i shijuar të mirat e xheneteve (parajsës),  sepse është vra në vendin e tij, për vendin e tij
Ai sigurisht ka fitu
 
Agim Gashi
Amin ishalla, ndoshta edhe po, por te ish vra ne tokat e Shamit per askend, si po vriten sot? Propogandat e juaja i quen atje me u ba mish per topa njerzit e pafajshem.
 
Gazmir Sahara
Edhe një herë kalo sa më mirë,  donte takohemi patjetër se shpejti , për të shqyrtuar akuzat që na i ke bere te gjithë neve,  sigurisht duhet të japësh përgjithësi para organeve kompetente gjyqesore
 
Agim Gashi
Une asnjë akuz nuk ua kam bërë juve.Ju kam quajt mafioz dhe ndaj kesaj fjale nuk terhiqem. As nuk ju njof e as nuk me njifni. Kam jetu per me punu per atdhe. Shkruaj qe 40 vite dhe kam punu ne gazetari ne Gjermani. Kam 40 libra te shkrueme dhe te gjithat i dedikohen atdheut e jo Turqise.
Une e di qe ju beni tash plane per likuidimin tim fizik.Kete te policise e gjyqet jane kamuflime. Ju i keni njerzit qe ekzekutojne.
 
 
Gazmir Sahara
Mire,  mbajeni këtë mendim,  unë nuk te akuzova e as nuk tu kercenova,  ndërsa sa për kamofllim,  mbet të shifet në ditët e ardhshme sepse në vetëm kemi angazhuar avokat dhe ai merret me çështjen tani.
Nuk jam tip që kërcënoj askënd, përkundrazi
 

Agim Gashi
Avokat me para te Turqis a? Të Erdoganit e te grupeve tjera terroriste!


Numri 2
 
JA EDHE SHKRESAT E SOTSHME DHE PADIA QË MË ËSHTË BËRË! 20010_10206045213640928_3569958086620892667_n
 
 
Gramos Agusholli
Pershendetje ,
Jam Gramos Agusholli nga qyteti i Pejes, me keni etikatuar ne nje foto te profilit tuaj ku jam me disa shoke te mi dhe me kishe pershkruar si xhihadist dhe Mafioz e ku ta di une.
Une jam, edhe nje here Gramos Agusholli djali i Dr.Shemsedin Agushollit per te cilin mundeni me pyet ne partine tende se kush ka qene ai!!!
Jam teknik i dhembeve ne Qytetin tim dhe me njeh e gjithe Peja(jo si mafioz e xhihadist)
Une sjam me asnje parti per momentin e aq me pak me Gezim Kelmendin per te cilin kam respekt.
Po e shoh qe paske nje urrejtje patologjike per Islamin dhe Muslimanet gje qe perderisa nuk ma cenon lirine time eshte qeshtje personale e jotja, mirepo me kete etiketim qe ma ke ba une e ndij vehten te rezikuar, dhe duke u bazuar ne ligjet ne fuqi ne Kosove kam vendosur te ngre Padi ndaj jush per shpifje te pa bazuar.
Me nderime dhe ne menyre te kulturuar (per dallim prej jush)
Ju uroj dite te mbare dhe do shihemi ne gjykate kurdo qe vini ne Kosove
Gramos Sh.Agusholli
 

Gramos Agusholli
Hjeke sa te duash prej faqes
Ne kemi kontaktu me polici tashme
 
Agim Gashi
Po e lshoj prap pra
Ja tash e ke operseri aty
 
Gramos Agusholli
Bravo
 
Agim Gashi
Ti ke kontaktu tjeterkend, jo policine se ska policia pune me nje njeri qe e do atdheun. Deri sot me keni kercnue me prerje koke, e sot me polici.
Pasha Zotin te menqur ju!
 
 
Gramos Agusholli
Une personalisht a
Apo dikush prej atij grupi a
 
Agim Gashi
O te gjithe jeni te njejt ju qe keni lshue mjekrra dhe e keni perdhos islamin tradicional o njeri.Ju njfin edhe hoxhollaret tjere shqiptar se cfare sjellje keni ju. Nuk guxon nga ju as me pshurr hoxhollaret se lene me fol drejt
 

JA EDHE SHKRESAT E SOTSHME DHE PADIA QË MË ËSHTË BËRË! 11182044_10153257247659060_4465415308384250769_n

Taulant Papuqi
Pershendetje ,
Une jam ky personi ne fotografine e postuar nga ju me poshte ne facebook , e ke te rrethuar me ngjyre te kuqe (fotoja ne anen e majt)
A ka mundesi te di i nderuar se cfare nderlidhje kam une me partine "Fjala" ose me cfaredo organizimi publik , duke e dite se kjo fotografi eshte private dhe vetem private ,dhe a ka mundesi ta di se nga e keni marr kete fotografi apo me lejen e kujt  ?!
Te lutem sikur nje mik , largoje kete fotografi nga rrjeti facebook , ndryshe do te detyrohem te shfrytezoj te gjitha rruget ligjore per te ardhe deri tek drejtesia ne kete rast  . Per arsye se kjo eshte etiketim i padrejte dhe i pa matur .
Gjithashtu te keshilloj te jesh me konstruktiv dhe objektiv ne postimin e lajmeve apo informatave ne rrejtet sociale .

Me respekt  ,
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi