Shqiptarët qe po i mirëpresin refugjatët në Austri (Foto)
Faqja 1 e 1
Shqiptarët qe po i mirëpresin refugjatët në Austri (Foto)
Shqiptarët qe po i mirëpresin refugjatët në Austri (Foto)
Gjithçka rrjedh natyrshëm në Hauptbanhof, stacionin qëndror të Vjenës
Në kafenetë lartë adhurues të futbollit po ndiqnin ndeshjen e mbrëmshme mes Romës e Barcelonës ndërsa poshtë tyre në qendër të stacionit rrefugjatët po bënin gjërat e tyre të zakonshme.
Ky vend përkohësisht është shtëpia e tyre. Dikush në shpejtësi ka marr trenin në drejtim të qyteteve gjermane dhe ka lënë mrapa mbulesa, lodra fëmijësh, këpucë e çka jo tjetër.
Disa tjerë presin në radhë për bileta, diçka e rrallë për stacionin, disa të tjerë numërojnë parat mes vete dhe debatojnë.
Përgjithësisht pamja nuk duket shumë e tmerrshme por kjo nuk është e tëra. Mrapa platformës numër 20 është vendi apo hapsira ku janë përqëndruar rrefugjatët.
Aty gjenden hapsirat për ushqim, veshmbathje, thasët e fjetjes e edhe shatorët. Rrefugjatët grupe grupe qëndrojnë aty. Kanë ushqim dhe pije nëpër duar. Fëmijët luajnë derisa pranë tyre sillen vullnetar që ju ofrojnë shërbime.
Nuk pati asnjë konflikt apo ngritje zëri së paku sa qëndruam ne aty. Gjithçka kordionohej mirë dhe rrefugjatët vetëm po falenderoheshin.
Në mure janë të vendosura shënime për orët e pastrimit, info për vendin se ku mund të paraqitesh për azil në Austri dhe harta të ndryshme të Evropës, ku definohesh shtetet e qytetet kryesore.
Gjithë kjo punë organizohet tash e sa ditë nga qytetarët vjenez. Në një hapsirë, e improvizuar si zyre gjenden pjesa e vullnetarëve që kanë marrë përgjegjësi menaxhimin. Aty gjenden tavolina për anëtarët e press-it, tavolina për vullnetarë, tavolina për ndihmën e parë dhe psikologët. Secili vullnetar që vjen, lajmërohet aty dhe i përcaktohet puna.
Shumica e vullnetarëve janë të rinjë, por ka edhe nëna me fëmijë që kanë ardh për të ofruar ndihmën e tyre.
Mes këtyre vullnetarëve janë edhe disa studentë shqiptarë. Majlinda dhe Mirlinda Gorqaj janë dy të rejat nga Brukseli që studiojnë në Vjenë që bashkë iu dolën në ndihmën rrefugjatëve.
“Qytetarët austriak e kanë bërë një organizim tepër të mirë dhe shumica e vullnetarëve janë austriak. Ndërsa unë jam [size=18]student, para s’mund t’ju dhuroj por mund t’iu ndihmoj në këtë mëynrë” thotë Majlinda.[/size]
Ajo një ditë ka ndihmuar të ushqimi, ndërsa mbrëmë po ndihmonte në pastrimin e dyshekëve ku kishin fjetur rrefugjatët.
“Unë vet kam qenë rrefugjate dhe saktësisht rrefugjate e luftës dhe sigurisht që dua ti ndihmoj këta që gjenden në nevojë” thotë ajo me pasion.
Majlinda dhe shoqëria e saj kanë telefonuar kompanitë e ndryshme në Vjenë dhe kanë kërkuar nga ta të ofrojnë shërbimet apo produktet e tyre për rrefugjatët. Dhe shumica janë përgjigjur pozitivisht.
Këtë angazhim për rrefugjatët ajo e bënë sepse ashtu ndjehet. Me siklet të madh pranon që të citohet në revistë ngase thotë që si pëlqen të tregon se po ndihmon, kështu vepruan edhe studentët tjerë por Majlinda theu rregullin pas insistimit tonë.
“Ka njerëz që vijnë veç të bëjnë selfie me rrefugjatë dhe të tregojnë në [size=18]facebook kinse po ndihmojnë. Dhe kjo është aryeja që po hezitojmë” thotë ajo.[/size]
Gjithsesi, këta njerëz të vullnetit të mirë po bëjnë gjithçka që rrefugjatët të ushqehen mirë dhe të marrin përkujdesin e nevojshëm në Austri.
Rrefugjatët momentalisht gjenden në dy stacione, “Hauptbanhof” dhe “Westbanhof” dhe numri i tyre ka rënë pasi Hungaria mbylli kufirin të marten./revistaporta/
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Pamje të dhimbshme: Refugjatët këmbë për në Austri (Foto/Video)
» Foto tronditëse: Shqiptarët luajnë bixhoz mbi varreza (Foto)
» Përleshen policët dhe refugjatët sirianë në kufirin Hungari-Serbi (Foto)
» Mbërritja në “Tokën e Premtuar”, reagimi i 5 mijë refugjatëve kur zbresin në Austri dhe Gjermani (Foto)
» Largohen 400 shqiptarët nga Lioni (FOTO)
» Foto tronditëse: Shqiptarët luajnë bixhoz mbi varreza (Foto)
» Përleshen policët dhe refugjatët sirianë në kufirin Hungari-Serbi (Foto)
» Mbërritja në “Tokën e Premtuar”, reagimi i 5 mijë refugjatëve kur zbresin në Austri dhe Gjermani (Foto)
» Largohen 400 shqiptarët nga Lioni (FOTO)
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi