Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

AGIM GASHI NUSES IRIS VON DER EHE

Shko poshtë

AGIM GASHI NUSES IRIS VON DER EHE Empty AGIM GASHI NUSES IRIS VON DER EHE

Mesazh nga Agim Gashi Sat Sep 19, 2015 12:52 am

AGIM GASHI


NUSES IRIS VON DER EHE
AGIM GASHI NUSES IRIS VON DER EHE 12009807_10153179324574077_5298640274333265497_n



Ti erdhe e dashuruar
U bëre nuse shqiptare, 
Gjermania të përcolli me shpresa
Se miqësia do të çelnikoset.


Ti erdhe dhe nuse u bëre
Nuse mbete dhe nuse qendrove
Nuse vdiqe moj e mira Iris, 
U vrave, për të mirën e këtyre trojeve
Gjysmë e vdekur për Kosovë jetove.

Nuse Iris moj nuse shqiptare
E dashte popullin tim, kështu me shumë halle, 
E dashte Kosoven, më shumë që ne sot e duam,
Andaj të vegjëlit, moj Nuse, të nderuan.

Varri yt do të jetë gjerdek martese
Flamuri kuq e zi, pajë fejese, 
Lamtumirë Iris Von Der Ehe, nuse kosovare, 
Do të na i hjeshosh ti nuse, këto varre.

Të lidhur dy flamuj miqësie, 
Një gjerman,tjetri flamur Arbërie, 
Rreze drite, nga varri yt, edhe gjamë,
Na fal moj Iris Von Der Ehe, na fal që të vramë.

18.09.2015
Düren
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi