Arabia Saudite, atje ku kryqëzimi është ende një realitet
Faqja 1 e 1
Arabia Saudite, atje ku kryqëzimi është ende një realitet
Arabia Saudite, atje ku kryqëzimi është ende një realitet
Braktisja e fesë dhe kritikat ndaj qeverisë në rastin më të mirë në Arabinë Saudite sjellin dënimin me vdekje, ndërsa ndëshkime çnjerëzore si prerja e kokës dhe kryqëzimi, mbeten ende një zakon që po habit botën
Në shumë aspekte, Arabia Saudite është një nga shtetet më të përparuara në botë. Është prodhuesi më i madh i naftës në botë dhe qytetet e saj janë plot shkëlqim në mes të shkretëtirës.
Por në aspekte të tjera, mbretëria në shkretëtirë është larg nga të qenët e përparuar. Një vend ku rituale barbare ende gjejnë vend dhe ku shtetasit e saj janë subjekt i ndëshkimeve të tmerrshme.
Është e vështirë të imagjinohet se në Arabinë Saudite po bëhen përgatitje jo vetëm për të ekzekutuar një të ri, por edhe për ta kryqëzuar atë.
Bota po i lutet qeverisë saudite që ta rimarrë në konsideratë vendimin. Mbrojtësit e djalit thonë se ajo që pritet të ndodhë, ia pështiros. Djaloshi që është në qendër të kësaj meseleje, Ali Mohammedal-Nimr, thotë se ai nuk ka bërë asnjë gabim.
Al-Nimr ishte 17 vjeç kur shkoi në një protestë antiqeveritare në provincën Qatif të Arabisë Saudite. Ai u akuzua nga policia për armëmbajtje, sulm ndaj forcave të rendit dhe madje edhe grabitje me armë. Asnjë nga këto akuza nuk mund të provohej nëse ai nuk rrëfehej. Ai nuk kishte një avokat dhe disa thonë se rrëfimi iu mor nën torturë.
Ai po protestonte në kohën e gabuar, në vendin e gabuar në mes të një sulmi të qeverisë ndaj kritikuesve të saj. Ishte shkurti i vitit 2012. Kanë kaluar tre vjet dhe akuzat kanë mbetur në vend, pavarësisht një apeli të fundit.
Dënimi i tij do të shlyhet përmes prerjes së kokës dhe kryqëzimit, një metodë që përfshin prerje koke dhe lidhje të një trupi pa kokë në një kryq. Shpesh, kryqëzimi bëhet në një hapësirë publike. Dërgon mesazhe të forta te të tjerët: ne nuk e durojmë kritikën nga asnjë person i çfarëdo moshe.
Si mund të ndodhë kjo në vitin 2015?
Një politikane skoceze e ngriti çështjen e djaloshit arab në Parlament këtë javë. Ajo foli kundër një praktike të tillë në një vend modern të botës.
“Jemi në vitin 2015, si mundet një vend i civilizuar të imponojë një ndëshkim kaq të pamëshirshëm dhe çnjerëzor në ndonjë prej shtetasve të saj, e jo më mbi një djalosh kaq të ri?”, pyeti deputetja Margaret Ferrier.
“Është një mizori e papranueshme dhe unë kam si synim t’i shkruaj ministrit dhe t’i kërkoj të veprojë menjëherë. Dënimi i Alisë do të kryhet në mënyrë barbare me kryqëzim. Më vjen keq për të dhe familjen e tij. Duke lexuar për historinë e tij këtë mëngjes, u mbusha me hidhërim dhe pyeta veten si është e mundur që të ekzistojë një egërsi e tillë”, tha deputetja.
Por egërsia nuk është asgjë e re në Arabinë Saudite, një vend që nga viti 1985 deri në 2013 ka ekzekutuar më shumë se 2000 njerëz. Në vitin 2013, 79 persona u vranë. Shumica e tyre duke u prerë kokat me shpata.
Në janar të këtij viti, një grua protestoi për pafajësi derisa ia kaluan shpatën në qafë. Ajo përpëlitej në publik për t’i shpëtuar ekzekutimit. Shpata i ra dy herë qafës, sepse herën e parë nuk arriti ta përfundojë punën.
Një bloger, Raif Badaui u burgos me 10 vjet burg, pasi hapi një uebsajt për debat social dhe politik në Arabinë Saudite. Raif do të marrë 50 rrahje me kamxhik në javë për një vit për krijimin e uebsajtit, Liberalët e Arabisë Saudite.
Prokuroria kërkoi fillimisht që ai të gjykohej për braktisje të fesë, që në Arabinë Saudite përkthehet me dënim me vdekje. Më pas, në maj të këtij viti, ai u dënua me 10 vjet burg, gjobë 300,000 dollarë dhe 1000 rrahje me kamxhik. Kur të lirohet, Raif nuk do të mund të udhëtojë për 10 vjet jashtë shtetit, gjë që do ta mbajë atë larg gruas dhe tre fëmijëve të tyre në Kanada, sipas Amnesty International.
Një zëdhënës i Amnesty International tha se në Arabinë Saudite për herë të fundit një kryqëzim u krye në vitin 2013.
“Pesë burra nga Jemeni u dënuan me prerje koke dhe kryqëzim, ndërsa fotot e tyre u shfaqën edhe në median sociale”. Këto ngjarje ndodhën përpara universitetit Jizan, ku studentët po kryenin provime.
Ali Mohammed al-Nimr nuk është i vetmi anëtar i familjes që është nën vëzhgimin e qeverisë. Xhaxhai i tij, sheiku Nimral-Nimr, u arrestua në korrik 2012. Një aktivist i të drejtave të minoriteteve, 53-vjeçari ka marrë shumë mbështetje online për t’i shpëtuar përndjekjes nga qeveria. Krimet e tij përfshijnë kritikë ndaj qeverisë, gjë që sjell dënim me vdekje.
Maya Foa, drejtoreshë e skuadrës së dënimit me vdekje për një organizatë ligjore bamirësie, thotë se askush nuk duhet të kalojë në ato që ka hequr Ali.
“Ai është një fëmijë që u arrestua prej xhaxhait të tij. Dënimi për përfshirje në protesta do të shkelte ligjin ndërkombëtar dhe shumicën e standardeve të njerëzimit. Duhet ndaluar!” – tha ajo.
*Burimi: “The Advertiser”.
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi