Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Beqiri: Mund të sjellim 50 mijë persona para Kuvendit, që e mbështesin marrëveshjen

Shko poshtë

Beqiri: Mund të sjellim 50 mijë persona para Kuvendit, që e mbështesin marrëveshjen Empty Beqiri: Mund të sjellim 50 mijë persona para Kuvendit, që e mbështesin marrëveshjen

Mesazh nga Agim Gashi Tue Sep 22, 2015 6:35 pm

BeqiriMund të sjellim 50 mijë persona para Kuvendit, që e mbështesin marrëveshjen


Beqiri: Mund të sjellim 50 mijë persona para Kuvendit, që e mbështesin marrëveshjen Largea_unnamed-91442935811


Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Ismet Beqiri pas përfundimit të seancës për raportimin e kryeministrit Isa Mustafa në Kuvendin e Kosovës ka thënë se opozita sot nuk ka lejuar raportimin e kryeministrit, përkundër faktit që ata vetë kërkuan raportim.
Ndërsa sa i përket brohoritjeve të mbështetësve të opozitës pas përfundimit të seancës parlamentare, Beqiri ka thënë se është normale që ata brohorasin pasi janë ithtarë të tyre. Sipas tij, edhe LDK mund të sjellë 50 mijë persona para Kuvendit që e mbështesin marrëveshjen.
Sipas tij, veprimet e opozitës janë demagogji.
“Siç jeni të informuar, perpjekjet ishin te vazhdueshme që të krijohen kushte për raportim të kryeministrit, pasi është obligim kushtetues, si dhe e përcaktuar me rregullore të Kuvendit të Kosovës. Sot, ata nuk lejuan që të raportojë, përkundër faktit që vet kërkuan që kryeministri të raportoj. Kjo është demagogji”, ka thënë Beqiri.
Beqiri në një prononcim për RTK, ka thënë se opozita nuk është e interesuar të dëgjojë argumente.
“Nuk janë të interesuar të dëgjojnë argumente. Interesat e vendit mbrohen ne kuvend, jo me forma tjera, siç partitë opozitare po bëjnë, ne vecanti Lëvizja Vetëvendosje”, ka shtuar ai.
“Nuk kanë lidhje me demokraci. Është pengim i kryeministrit të Kosovës. Kurdo që opozita është e gatshme ta dëgjoj kryeministrin, ai e ka gatishmërinë të raportojë”
“Po dëshirojnë me dhunë me imponu mendimin e tyre. Nuk kemi pse të arrijmë marrëveshje me opozitë, përveçse të respektojmë rregulloren e kuvendit”, ka thënë Beqiri.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi