Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Policia: Sulmi ndaj eskortës së Kryeministrit mund të kishte pasoja vdekjeprurëse (Foto/Video)

Shko poshtë

Policia: Sulmi ndaj eskortës së Kryeministrit mund të kishte pasoja vdekjeprurëse (Foto/Video) Empty Policia: Sulmi ndaj eskortës së Kryeministrit mund të kishte pasoja vdekjeprurëse (Foto/Video)

Mesazh nga Agim Gashi Wed Sep 23, 2015 7:11 pm

PoliciaSulmi ndaj eskortës së Kryeministrit mund të kishte pasoja vdekjeprurëse (Foto/Video)

Policia: Sulmi ndaj eskortës së Kryeministrit mund të kishte pasoja vdekjeprurëse (Foto/Video) Largea_foto-p21443002047
Foto Bota sot


(E plotësuar) Policia e Kosovës, përmes një njoftimi ka sqaruar sulmin ndaj eskortës së Kryeministrit Isa Mustafa. Sipas Policisë ky sulm mund të kishte qenë me pasoja vdekjeprurëse për personalitetin, për përcjellësit e eskortës dhe për qytetarët për rreth./BS/


Ja njoftimi i plotë i Policisë:


Sot , me datë 23.09.2015 rreth orës 07:58, në rrugën Lidhja e Prizrenit në Prishtinë, Policia e Kosovës me njësitë e saja policore të Mbrojtjes së Afërt, falë vigjilencës dhe veprimeve të menjëhershme ka parandaluar një sulm të adresuar drejt eskortës së Kryeministrit, sulm ky i cili konsiderohet se mund të kishte qenë me pasoja vdekjeprurëse për personalitetin, për përcjellësit e eskortës dhe për qytetarët për rreth.
Gjatë përcjelljes së eskortës zyrtarët policor të Mbrojtjes së Afërt kanë vërejtur dy persona të dyshuar të cilët kanë tentuar ta ndalojnë/sulmojnë eskortën e Kryeministrit e cila ka qenë në lëvizje.
Njësitë policore kanë intervenuar menjëherë dhe kanë parandaluar veprimin e personave të dyshuar, të cilët gjatë ikjes kanë lenë prapa tri qese të letrës në të cilat ka pasur mjete të forta, copëza metali të përpunuara që shërbejnë për shpuarjen e gomave, ndaljen me dhunë të automjeteve, e të cilat paraqesin rrezik të lartë për vet eskortën, për të gjithë pjesëmarrësit në trafik duke përfshirë edhe këmbësoret , si dhe është gjetur edhe një telefon celular.
Gjatë intervenimit për ta parandaluar këtë incident është lënduar një zyrtar policor, ndërsa sa i përket eskortës se Kryeministrit nuk ka pasur asnjë incident dhe e njëjta ka vazhduar lëvizjen pa problem.
Policia e Kosovës apelon tek të gjithë qytetarët që të mos përfshihen në veprime dhe aktivitete të tilla kriminale si dhe të mos përdorin mjete të rrezikshme të kundërligjshme, sepse përdorimi i mjeteve të tilla është e ndaluar me ligj, në të kundërtën Policia e Kosovës do të merr masa ligjore, ndaj të gjithë personave që bien ndesh me ligjin.
Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në realizimin e detyrave dhe obligimeve të saja në harmoni të plotë me procedurat ligjore me qellim të garantimit të ruajtjes së rendit dhe sigurisë publike, lëvizjes së lirë si dhe parandalimit të të gjitha veprimeve të kundërligjshme.
Mjetet e metalta dhe telefoni celular janë konfiskuar si prova materiale, ndërsa lidhur me rastin janë duke u kryer të gjitha veprimet e nevojshme hetimore nga njësitet relevante policore.


Tentim sulmi ndaj kryeministrit Mustafa, por jo me vezë!

Policia e Kosovës ka konfirmuar për KosovaPress se sot rreth orës 07:58, në rrugën “Lidhja e Prizrenit”, nga njësia policore e mbrojtjes së afërt janë vërejtur dy personatë dyshuar të cilët kanë tentuar ta sulmojnë eskortën e kryeministrit e cila ka qenë në lëvizje.

Sipas zyrës për informim në Policinë e Kosovës, njësitë policore kanë intervenuar menjëherë dhe kanë parandaluar veprimin e personave të dyshuar, të cilët gjatë ikjes kanë lenë prapa tri qese të letrës në të cilat ka pasur mjete të forta, copëza metali të cilat shërbejnë për shpuarjen e gomave, si dhe një telefon celular.
“Sa i përket lëvizjes se eskortës së kryeministrit nuk ka pasur asnjë incident dhe e njëjta ka vazhduar lëvizjen pa probleme, ndërsa lidhur me rastin janë duke u kryer të gjitha veprimet e nevojshme policore”, kanë thënë në Policinë e Kosovës.


Policia ndalon sulmin ndaj kryeministrit


​Policia e Kosovës që përcjell eskortën e ka identifikuar disa persona të cilët po planifikonin ta sulmonin eskortën e kryeministrit Isa Mustafa.
Disa nga pjesëtarë e mbrojtjes së afërt të kryeministrit thanë se në momentin që policia ka kërkuar të kontrollojë të dyshuarit se çka kanë në çantat e tyre, ata kanë gjuajtur ato dhe kanë ikur.
Ata po planifikonin që të hidhnin mjete të forta për t’i shpërthyer gomat e veturës së kryeministrit.


Tentim sulmi ndaj kryeministrit Mustafa, por jo me vezë!

Disa persona kanë tentuar të sulmojnë eskortën e kryeministrit Isa Mustafa me gjësende prej metali, sot gjatë shkuarjes së tij për në mbledhje të qeverisë.

Ende nuk dihet se kush janë personat të cilat i kanë tentuar të hedhin këto gjësende në drejtim të veturës së kryeministrit./BS/


P-R Bota Sot
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi