Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Sherri për biftekun, pronari klientit:Jam shqiptar, ta pres fytin

Shko poshtë

Sherri për biftekun, pronari klientit:Jam shqiptar, ta pres fytin Empty Sherri për biftekun, pronari klientit:Jam shqiptar, ta pres fytin

Mesazh nga Agim Gashi Fri Sep 25, 2015 11:50 am

Sherri për biftekunpronari klientit:Jam shqiptar, ta pres fytin
Sherri për biftekun, pronari klientit:Jam shqiptar, ta pres fytin Largea_sherri-p-euml-r-biftekun-pronari-klientit-jam-shqiptar-ta-pres-fytin_hd1443168576
Mediat italiane kanë mbushur faqet prej dy ditëve me një ndodhi të rrallë, sipas tyre në vendin e tyre. Është fotoja e një pronari kompanie, që në Itali ishte si turist dhe fati i tij i keq e kishte çuar drejt restorantit të një shqiptari për të drekuar.
Një gabim i kamerierit të restorantit dhe kërkesa e gruas që ishte në krah të turistit, ka bërë që klienti te shqiptari të dhunohet barbarisht nga pronari. Turisti, që sipas policisë dhe medias vendase ka dalë në media ashtu siç është larguar nga lokali i shqiptarit me fraktura dhe me sy të ënjtur. Bashkë me gruan, i dhunuari, ka treguar gjithçka ka ndodhur me shqiptarin.

Il Giornale dhe një sërë mediesh të tjera e rrëfejnë kështu pamjen e të dhunuarit belg nga pronari shqiptar: “Me sytë e nxirë, dhëmbët r thyer dhe fraktura në fytyrë, turisti Gunther Van Eyck, tregon se këto janë pasojat e përballjes me pronarin shqiptar të një restoranti në Itali”. 42-vjeçari belg, pronar i një kompanie që merret me riparimin e anijeve në Itali, u ka thënë medieve se është rrahur nga një shqiptar në restorantin “Casanova”.
Ngjarja ka ndodhur të martën, rreth orës 14:00, kur Eyck së bashku me bashkëshorten kanë shkuar në restorant për të drekuar. Duket se gjithçka ka nisur me ngatërrimin e porosisë pasi gruaja ka kërkuar një biftek me salcë berneze, ndërsa kamerieri ka harruar dhe i ka sjellë ushqimin me piper. “Kamerieri pranoi se ka gabuar porosinë dhe shkoi të sillte një tjetër. Dhjetë minuta më vonë, na vjen i njëjti biftek, por i pastruar në pjesën e sipërme dhe me një salcë sipër, po jo atë që kishim kërkuar.
Ishte një salcë e keqe, e hidhur. Ime shoqe nuk mund ta hante. Atëherë kërkova llogarinë dhe më thanë që kushtonte 28 euro. U thashë se kjo nuk ishte korrekte dhe bifteku që më kishin sjellë nuk ishte ai që kërkoja. Kamerieri u përgjigj se në Venecia ai lloj bifteku quhej me salcë berneze. Unë kundërshtova. Në atë moment, një burrë, që mendoj se ishte pronari, më pa shtrembër. - Mbylle, ule zërin në lokalin tim, më tha. - Unë jam klienti, - i thashë. - Ti nuk e di kush jam unë. "Unë jam shqiptar".
Dhe mund të ta pres fytin këtu, - më tha duke më bërë me dorë gjestin për këtë veprim. Më pas më gjuajti një grusht të fuqishëm në sy. Rashë përtokë. Erdhën të tjerë dhe më gjuajtën me grushte e shkelma. Nuk e di sa ishin, aq sa zgjati e gjithë kjo histori". Mediat vendase janë marrë vetëm me rrëfimin e belgut, ndërsa ende nuk bëhet me dije se çfarë mase është marrë për shqiptarin dhunues dhe kërcënues.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi