Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Zyrtarët e BIK: Vdekja e haxhinjëve, vullnet i Zotit (Video)

Shko poshtë

Zyrtarët e BIK: Vdekja e haxhinjëve, vullnet i Zotit (Video) Empty Zyrtarët e BIK: Vdekja e haxhinjëve, vullnet i Zotit (Video)

Mesazh nga Agim Gashi Sat Sep 26, 2015 12:27 am

Zyrtarët e BIK: Vdekja e haxhinjëve, vullnet i Zotit (Video)



Zyrtarët e BIK: Vdekja e haxhinjëve, vullnet i Zotit (Video) Mina-hajj-pilgrims-crush

Për tragjedinë që ndodhi në pelegrinazhin e Haxhit, në Bashkësinë Islame të Kosovës po thonë se ky ishte vullnet i Zotit. Ndërkaq për haxhinjtë kosovarë thuhet se të gjithë janë shëndosh e mirë.

Rreth 800 pelegrinë që kishin shkuar për ta kryer haxhin humbën jetën në Mina, pesë kilometra jashtë qytetit të shenjtë të Mekës.
Në Bashkësinë Islame të Kosovës po thonë se vdekja e tyre duke kryer haxhin, që është njëra nga pesë shtyllat e islamit është goxha me peshë në islam.
“Qëndrimi i sheriatit islam është se ata duhet të trajtohen si shehid dhe shpresojmë te Zoti i madhërishëm, te Zoti i gjithëmëshirshëm se edhe shpërblimin do ta kenë shpërblimin e shehidit, shpërblimin e dëshmorit”, thotë për Klan Kosova, Resul Rexhepi, sekretar i përgjithshëm në BIK.
Ai rikujton se asgjë nuk ndodh pa lejen e zotit.
“Vdekje normale, vdekje të natyrshme, ka vdekë njeri në dhomë, ka vdek njeri në rrugë, në xhami na ka vdekë njeriu”, tha ai.
Megjithatë e mohon se ky fakt derivon nga urimi për haxhilerët ‘shkofshi e mos u kthefshi’.
“Nuk është traditë e kosovarëve me ju thanë haxhijve ‘shkofshi e mos ardhshi’. Do të doja që ata të kthehen shëndosh e mirë”, tha ai.
- See more at: http://lajmi.net/zyrtaret-e-bik-vdekja-e-haxhinjeve-vullnet-i-zotit/#sthash.18C2mpUJ.dpuf
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi