Përparim Hysi:Fiqtë e lashtë(tregim)
Faqja 1 e 1
Përparim Hysi:Fiqtë e lashtë(tregim)
Fiqtë e lashtë |
ta mbroshë si burrë!"
PASIONARIA
Tregim
Nga Përparim Hysi
Qe fundqershori të atij viti të mbrapshtë 1997.Kisha
lënë punën në zyrë dhe,tek po kthehesha si zakonisht në shtëpi,u ndala
tek bëhej pazar për të blerë ndonjë frutë apo perime të stinës.S'qe
kushedi se çfarë,por,sidoqoftë,aty mbi trotuar mund të gjeje çdo
gjë.Treg i lirë hesapi!Oferta nga më të ndryshme dhe ti,si
blerës,viheshe në kërkim.Je qerrata i madh: lakmon mall të mirë
dhe,mundësisht,sa më lirë,duke harruar për një çast se ata,të ngulurit
atje,mbi trotuar,janë bërë të gjithë "zanatçinj" që,për të fituar sa
më shumë edhe mallin kallp ta shesin për flori.Unë jam blerës pak
"torollak" dhe as ia them kësaj pune.E shoh me sy një mall,pyes për
çmimin,dhe,pasi marrë atë që blej,paguaj paratë dhe kurrë nuk hyj në
pazar për më pak apo për më shumë.Kështu më ndodhi dhe atë mesditë
qershori dhe për të cilën dhe po shkruaj.Gjeta fiq të lashtë që një
mesogrua i kishte mbi një shportë apo kaçile siç i thonë shportës në
Myzeqe.I futa kokrrat në qeskë polietileni(Sika,ime shoqe,kurrë nuk më
linte pa një të tillë!),dhe,pasi e mbusha mirë,i them asaj gruas që
t'i peshonte.I nguli gremçin e kadarit të dorës qeskës dhe pashë që
ishin dy kg.Tek po bëja gati t'i jepja paratë,pashë një djalë
flokgjatë,më i gjatë se unë edhe nja dy pëllëmbë(unë jam 175 cm),me
automatik në krah,zgjati dorën në shportën e fiqëve dhe,si e qëroi me
nge,e kollofiti një kokërr.Pronares i kaloi një përskuqje në fytyrë
dhe,megjithatë,nuk e dha veten..Leshragjati vezhdoi me kokrrën e
dytë,tamam si në bahçenë e tij,dhe,kur po përgatitej të hidhte dhe të
tretën,ajo grua fisnike që sapo më dha rrestin mua,i tha:
-Ore,bir i nënës, unë kam dalë për hall këtu dhe ti,po deshe të
blesh,merr edhe tërë shportën,po unë dua paratë.
Ai:-Po unë tërë shportën do ta marrë që do ta marrë,po do të "marrë"
dhe ty se e di se sa më është "trashur?!!!",apo nuk qenke ti si një
patë njetkëz!!!*
Ajo,nga e kuqe në fytyrë,tani erdhë dhe u nxi.Unë dhe të
tjerët për rreth u alarmuam më keq.Dhe po ta shihje,ky"leshragjati",qe
nga mosha të paktën sa njëri prej fëmijëve të saj.U përlot e varfëra
dhe,përmjet lotësh,i tha kësaj bishe,dalë nga shpellat:-Oh,po qe
kështu,ka dhe nëna ca njerëz që të tregojnë vëndin.Bisha tani
ungëlliti:-Ty me gjithë shportë,për sot,të kam mjaft.Nesër më sill dhe
tët motër dhe,ndërkaq,zgjati dorën për ta kapur.Fatkeqja ia mbathi e
lemeritur dhe po njësoj u lemeritëm dhe ne,të gjithë,aty rrotull.Na
dukej sikur dikush,një apokalips na kish goditur aq fuqishëm,sa kishim
prerë gojën dhe nuk bëmë as gëk as mëk.Ky,shpellari,tek pa atë fatkeqe
duke rendur ia dha një të qeshure si gjëmimë dhe,pasi mori
shportën,iku për në "shpellën" e tij.Unë jam azmatik dhe nga ky
stresim i vërtetë pësova një si gërç në fyrmëmarrje,mushkëritë filluan
zhurmën çjerrëse dhe rruga nga me asfalt më dukej se qe me gropa të
mëdha.Aq të mëdha sa doja të hyja brënda nga turpi që mbijetova.Jo
vetëm më vinte keq për atë grua fisnike që një delenxhi,një plehrë,një
halabak,i mori erzin,dhe,nga ana tjetër,më vinte turp nga vetja që nuk
qeshë i zoti që t'i thosha:ndal,kësaj gojezezonë.Por të rrah
gjoksin,është krejt e kotë.Jo vetëm unë,por askush në atë pazar(se qe
a nuk qe vëndi rreth 50 metro katrore),nuk hapi gojë.Po si mund që të
hapje gojë,kur "kallashi" e kish bërë këtë përbindësh me krahë?Në ato
momente(dhe tani më ngrihen flokët gjëmb!),thosha:-Ah, të kisha një
armë në brez dhe t'ia numëroja mu në lule të ballit këtij lapardhari
që kish vënë fletë!Tek ecja rrugës për në shtëpi,bëja vetgjyqësi me
veten time dhe,kur mbrrita tek ura e Gjanicës**,që është në të dalë të
qytetit kur shkon për në Lushnjë,e flaka qeskën me gjithë fiq.Sikur me
këtë gjest doja të shpëtoja nga një mankth që nuk më ndahej.
Në shtëpi hyra nën trysninë e këtij përjetimi të lig
dhe,natyrshëm,ime shoqe e vuri re.
-Se më ke bërë fjalë,- tha ajo sa më pa.Jo,- i thashë.-E,si jo?Po ti
dukesh që në fytyrë,pastaj unë të dëgjova që në fund të shkallëve që
po vije(banoj në kat të dytë të një pallati në fshat),se të çirreshin
mushkëritë.Desha,s'desha,i tregova.Dhe ime ëmë,e
shkreta,(mjerisht,tani nuk rron më!),më thotë:-Bir,nuk është kohë për
trimëri tani.Armët janë sheshit.Ai,birbua,ka për të gjetur belanë,kur
ta ketë mbushur kupën.Se kot nuk thonë:-Nuk ka faj ai që vret,po ai që
vritet.
Sikur ma fashiti,pakësa,stresin ime ëmë,por nuk më hiqej nga kujtesa
ajo grua që,për t'u shpëtuar kthetrave të një delenxhiu,mori
varpin.Dhe qe mesogrua.Më dukej vetja i vogël sa një liliput që nuk i
dola zot.Dhe më erdhën në mënd ato fjalë aq të arta që i ka thënë një
grua.Më rrinë tamam pas shtatit.Janë ato fjalë që kam vënë në thonjëza
për këtë ngjarje të jetuar në atë qershor të hidhur të vitit 1997.Dhe
u "hakmora?!".Që prej vitit 1997 as që më shkon mëndja më për fiq të
lashtë.Se,sa shoh që shiten,më ravijëzohet portreti i asaj gruas
fatkeqe,që i mori erzin një delenxhi.Zëre se e përdhunoi.Po ai
më"përdhunoi" dhe mua.Dhe të gjithë për rreth.Veç kur iku andej,nga
"shpella" e tij,kurba e trimërisë u ngrit drejjt qiellit.Dyfeqe pas
lufte...
* * *
Në vënd të epilogut...
Kish kaluar gati një muaj.Çdo mëngjes,tek shkoja për
punë,do shihja dhe afishet e nekrologjisë,se mund të ndodhet që të
"ikte" ndonjë i njohur dhe nuk e merje vesh.Dhe,po nuk i vajte
tjetrit,për vdekje,unë them se me atë i ke prerë lidhjet.Kështu bëra
dhe atë ditë(fundkorriku 1997),kur ç'të shoh?Ishte ai.Flokëgjati i
fiqëve të lashtë.Do ta njihja në mes të njëmijë fytyrave.Qe 23 vjeç.E
kishin qëruar.Për larje hesapesh.Dhe,sado që qe i ri,ndjeva një si
lehtësim.THashë:-Vdekje,këtë radhë je zonja vdekje!Ke ditur kë ke
marrë.Nga ana tjetër,thashë:-Oh,pse nuk është këtu ajo gruaja që mori
varpin e llahtarisur nga ky vampir?!Hyra që të pija kafe tek lokali i
Kozma Gjatës(pothuajëse kam qenë i "abonuar"atje) dhe shoh doktoreshën
X...,me të cilën kam shumë muhabet.Erdhi dhe më tregoi:
-Sapo lashë rojen në spital.Qe shtruar një djalë i ri me ca leshra të
gjata.Kish marrë tri plagë në trup dhe,nën ulërimëm e
dhimbjeve,dëgjova që i thoshte të atit:-Nga ty po vdes.Se,po t'më
kishe rrahur atëherë kur bëja ato prapësitë në lagje,nuk do kish
mbrritur këu.Ne,sado që u munduam,nuke shpëtuam dot.Unë,mandej,i
tregova këtë historinë dhe ajo u tramaks.Se për t'u tramaksur
është.Por,në fund të fundit,kjo ngjarje,sado e dhimbshme,nuk është e
vetme.Sa kobe të tjera kanë ngjarë.Ndoshta dhe më keq.Nga gjithë ky
vit i mbrapshtë,vallë a kemi nxënë?Se nga pësimet,nxirren mësime.Kemi
nxjerrë,vallë?!...
4 tetor 2007
Përparim Hysi,22 qershor 2009
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi