Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

LDK në Zvicër: Isa Mustafa i ka fajet për krejt çka ka ndodhur në Kuvend

Shko poshtë

LDK në Zvicër: Isa Mustafa i ka fajet për krejt çka ka ndodhur në Kuvend Empty LDK në Zvicër: Isa Mustafa i ka fajet për krejt çka ka ndodhur në Kuvend

Mesazh nga Agim Gashi Sun Oct 04, 2015 10:27 am

LDK në Zvicër: Isa Mustafa i ka fajet për krejt çka ka ndodhur në Kuvend


LDK në Zvicër: Isa Mustafa i ka fajet për krejt çka ka ndodhur në Kuvend Iss
Nën drejtimin e kryetarit Shefqet Dibrani, Dega e LDK-së në Zvicër, mbajti mbledhje me përfaqësuesit e nëndegëve në të cilën u diskutua përkitazi me zhvillimet politike në Kosovë me theks të veçantë ato brenda LDK-së.


Kryesia e Degës së LDK-së dhe përfaqësuesit e nëndegëve shprehin shqetësimin e tyre për degradimin e demokracisë, transmeton Koha.net.
“Në këtë mbledhje edhe njëherë u vu në spikamë dhe u shpreh mospajtim me sjelljen teknokrate, selektive dhe antidemokreatike që po e bënë Kryesia e LDK-së në Kosovë, qoftë në raport me zhvillimet e brendshme partiake, apo edhe me ato të interesit kombëtar e shtetëror, ku degradimi i vlerës është bërë standard themelor e që manipulohet nga një grup i cili e ka kapur LDK-në, duke e bërë këtë parti levë për t'iu shërbyer politikave antikombëtare, tagrin e së cilës po e paguajnë dhe do ta paguajnë edhe më shtrenjtë qytetarët e Kosovës”, thuhet në komunikatë.
Po ashtu nga kjo mbledhje i bëhet thirrje kryetarit të LDK-së Isa Mustafa, Kryesisë së LDK-së, Këshillit Qendror të LDK-së dhe Kuvendit të LDK-së që parasëgjithash të merren me reformat dhe demokracinë e brendshme në LDK, por asgjë nuk duhet të vendoset për diasporën pa u konsultuar me Degët e LDK-së në diasporë, “sepse metodologjia e zhbërjes së Kuvendeve dhe Degëve i ka rrënjët në sistemin e kalbur komunist”.
“Isa Mustafa nuk duhet që edhe në këtë kohë të shërbehet me metodat dhe platformat e dikurshme diskriminuese të atij sistemi, nuk duhet të zbatojë politikë selektive e diskriminuese mbi degët e LDK-së në diasporë sepse, pa miratimin e kuvendeve të degëve në diasporë, çdo vendim i marrë është abuziv, arbitrar dhe do të jetë i papranueshëm dhe jo valid. Këtë gjë duhet ta dinë të gjithë ato struktura politike që po e udhëheqin LDK-në të prir nga një koncept tashmë i vjetruar dhe i devalvuar”, thuhet aty.
Kryesia e Degës së LDK-së në Zvicër dhe të pranishmit në këtë mbledhje, shprehin indinjatë dhe shqetësim të arsyeshëm ndaj zhvillimeve politike në Kuvendin e Kosovës si dhe ato në Universitetin e Prishtinës.
“Kësaj gjendje kaq të tensionuar e ka sjell politika jo parimore dhe anti demokratike e kryeministrit të Kosovës Isa Mustafa, i cili, pos tjerash, po dëshmohet mirëfilli se është kryeministër kukull në kalkulimet e PDK-së, SHIK-ut dhe organizmave tjerë të nëntokës shkatërrimtare të demokracisë dhe shtetësisë së Kosovës. Gjuha vulgare dhe sjellja teknokrate e kryeministrit dhe pasusesve të tij, janë edhe një dëshmi e papërgjegjësisë e cila është bërë pjesë e veprimit politike duke favorizuar klane e interesa të ngushta të cilat do ti kushtojnë Kosovës dhe të ardhmes së saj”, thuhet në njoftim.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi