Myftaraj: Arrestimi i Ismail (Ballist) Morinajt dhe plani i tij terrorist
Faqja 1 e 1

Ismail Morinaj do të kishte qenë i justifikuar që të mbante armë pa leje, nëqoftëse ai do t’ i kishte bërë kërkesë Policisë së Shtetit për të mbajtur armë me leje, për shkak se ndjehej i rrezikuar.
Pyetja është se përse Ismail Morinaj nuk ndoqi, për t’ u pajisur me armë me leje, rrugën ligjore që ndoqi për të marrë të drejtën e autorit për atë që e quan flamuri AUTOCHTHONOUS?
Ismail Morinaj i bëri një kërkesë me shkrim Zyrës Shqiptare për të drejtat e autorit pranë Ministrisë së Kulturës të Republikës së Shqipërisë, dhe në dt. 16 janar 2015, mori nga kjo zyrë, domethënë nga Qeveria e Shqipërisë, çertifikatën zyrtare që i njeh të drejtën e autorit për veprën me titull “AUTOCHTHONOUS”.
Përse nuk veproi në të njëjtën mënyrë për t’ u pajisur me armë me leje? Nëse autoritetet përkatëse nuk do ta pajisnin me armë me leje, atëherë ai kishte të drejtë të mbante armë pa leje, në emër të së drejtës së jetës.
Por, për të kërkuar të pajisej me armë me leje, Morinaj duhet të sillte minimumin e provave që ndaj tij kishte një plan për ta vrarë, që kishte kërcënime për jetën e tij. Pastaj autoritetet përkatëse shqiptare do të vendosnin nëse do t’ i siguronin shoqërim policor, ose do ta pajisnin me armë me leje.
Në emisionin “AUTOCHTHONOUS”, në Digitalb, në korrik, që ishte një intervistë e Dritan Shakohoxhës me Ismail Morinaj, ky i fundit pohoi se nuk kishte frikë nga shteti serb. Shakohoxha e pyeti: “Ismail, nga kush ke frikë?”
Morinaj u përgjegj: “Arsye sigurie janë këto, personale. Frikë, tani nuk mendoj që shteti serb mund të jetë i fokusum te unë, por ne dimë shumë mirë që në Serbi ka shumë grupe radikale, paramilitarësh, historia ka, Serbia një histori të bujshme me këto gjana dhe një nga këto, pikërisht nga këto elementë që mund të veprojnë kundër meje.”
Shakohoxha e pyeti: “Që të të gjejnë një ditë në befasi në Itali, apo jo?”
Morinaj u përgjegj: “Po, po, po, kjo.”
Që Morinaj nuk shpreh asnjë lloj frike se shteti serb mund të ketë ndonjë plan kundër jetës së tij, kjo është një gjë shumë domethënëse. Morinaj ka frikë nga ekstremistët serbë, të cilëve shteti serb nuk mund t’ u bëjë me dije ekstremistëve të vërtetën e rolit të Morinajt në ngritjen e dronit.
Sa u përket ekstremistëve serbë, deri më sot, kemi një fabul jo të besueshme, të shpërndarë nga disa portale serbe, se një biznismen serb në Chicago të SHBA i ka paguar një milion euro mafies siçiliane për të vrarë Ismail Morinaj. Por nuk është bërë i ditur as emri i këtij biznismeni serbo-amerikan.
Morinaj nuk është paraqitur në Policinë e Shtetit apo në Prokurorinë e Tiranës për të denoncuar këtë rrezik për jetën e tij dhe për të kërkuar që të bëhen hetime. Meqënëse bëhet fjalë për një biznismen të supozuar serbo-amerikan, atëherë autoritetet policore dhe hetimore shqiptare kishin detyrim që t’ u kërkonin homologëve amerikanë për të bërë një hetim. Asgjë e tillë nuk ka ndodhur.
Në të vërtetë, asgjë nuk i ka ndodhur as Ismail Morinajt, i cili qarkullon lirisht në Itali dhe në Shqipëri. Mafia siçiliane sigurisht që e di shtëpinë e Morinajt në Itali, ku ai ka shkuar shumë herë gjatë kësaj kohe. Do të kishte qenë një gjë shumë e thjeshtë për mafien siçiliane që të kryente një atentat ndaj Morinajt gjatë kësaj kohe.
Është domethënëse që Morinaj, në intervistën me Shakohoxhën në korrik, nuk tha gjë për “lajmin” se për është vënë një shpërblimin prej 1 milion euro nga një biznismen serbo-amerikan, për vrasjen e tij. As Shakohoxha nuk e pyeti për këtë gjë.
Armët pa leje që iu gjetën Morinajt, qartësisht nuk i duheshin atij për vetëmbrojtje, pasi ai nuk është i rrezikuar nga askush. Ato armë i duheshin atij për të organizuar një atentat ndaj serbëve që do të vinë në Shqipëri me rastin e ndeshjes. Por Morinaj, ashtu si në Beograd, edhe në Elbasan nuk do të bënte asgjë me dorën e tij.
Sepse ai vetëm sa e ka marrë përsipër me fjalë ngritjen e dronit në Beograd dhe nuk e ka kryer vërtet. Morinaj, me porosi të shërbimeve të fshehta serbe, donte të keqpërdorte disa njëzetvjeçarë naivë, të cilët janë bërë ndjekës entuziastë të tij, dhe me të cilët ishte kur u arrestua.
Shumë pranë vendit ku u arrestua Morinaj gjendet shtëpia e Marin Rexhës, i cili është personi që sipas Morinajt e ka vënë në kontakt me njeriun i cili paraqitet me nofkën Mollos Parthini, me të cilin Morinaj ishte në Beograd.
Morinaj ka thënë në intervistën e tij me Shakohoxhën: “Një nga tifozat kuqezi, Marin Rexha, nga një familje shumë patriote e Tiranës ka qenë ai i cili më ka lidhur me patriotin nga Shkupi. Nuk njifeshim me djalin nga Shkupi, thjesht Marini ka qenë ai konektori, ndërlidhësi. Ai më njifte mu, njifte dhe djalin nga Shkupi… Kryesisht në Facebook kemi komuniku.
Dhe aty gradualisht kemi ardhë duke u njoftur me njëri-tjetrin. Edhe derisa ka ardhë momenti që ai më ka shprehë atë planin e vet që ishte diçka më i rrezikshëm. Edhe i kam shprehë planin tim, i ka pëlqy shumë, e ka përkrahë që në moment të parë. Mbaj mend është data 12 shtator, se është shkrimi aty në Facebook kur fillon biseda me djaloshin nga Shkupi deri atë natë, më datë 13 në darkë…”
Shakohoxha ndërhyri: “Që u takuat në Beograd.”
Morinaj u përgjegj: “Që u takuam, që u pamë për herë të parë me fytyrë.”
Shakohoxha ndërhyri përsëri: “Se s’ ishit parë asnjëherë?”
Përgjigjia e Morinajt ishte: “Jo nuk ishim parë.”
Por, a mund të besohet që Morinaj i besoi për ta pasur bashkëpunëtor në një mision kaq të rrezikshëm një njeriu të cilin nuk e kishte takuar kurrë? Dhe të cilin për më tepër ia kishte sugjeruar një njeri të cilin Morinaj e njihte shumë pak, siç ishte Marin Rexha, për të cilin Morina thotë se e njohu në rrethin e tifozëve kuqezi? Marin Rexha, ndërlidhësi, siç e quan Morinaj, ishte 19 vjeç kur bëheshin këto biseda. Marin Rexha ka lindur në maj 1995.
Si mund të besohet se 32 vjeçari Ismail Morinaj ia zbuloi planin e tij 19 vjeçarit nga Tirana Marin Rexha, të cilin e njihte fare pak, madje i besoi fjalës së tij edhe kur ai i sugjeroi një bashkëpunëtor të panjohur nga Shkupi, të cilin vetë Marin Rexha e njihte pak?
Morinaj nuk thotë se kur e takoi për herë të parë Marin Rexhën, por meqënëse Morinaj jetonte në Itali, dhe për shkak të moshës së Marinit, takimi i parë i tyre nuk mund të ketë qenë para shtatorit 2013, kur Morinaj u bë disi i njohur me rastin e ndeshjes Slloveni-Shqipëri.
Vetë personi që paraqitet me nofkën “Mollos Parthini” dhe që ishte me Morinajn në Beograd, ka lindur në 5 maj 1993 në Shkup, domethenë ishte vetëm 21 vjeç kur mori pjesë në këtë mision të pamundur në Beograd. 32 vjeçari Morinaj, i cili tha në intervistë se kishte një përvojë të madhe nga jeta e vështirë në emigracion, u paska besuar kaq shumë 20-21 vjeçarëve të panjohur! Emri i “Mollos Parthinit” ishte ndër emrat e personave të shënuar në biletat e personalizuara që iu gjetën Morinajt, dhe Policia e Prokuroria nuk mund ta anashkalojnë këtë fakt gjatë hetimit.
Asnjë nga shoqëruesit e 33 vjeçarit Morinaj në automjetin ku ai u arrestua, nuk ishte më tepër se 21 vjeç. Edhe Erion Bahushi, për të cilin media thotë se është 21 vjeç, në fakt ka lindur në 2 dhjetor 1993, pra është 21 vjeç dhe do të mbushë moshën 22 vjeç në dhjetor. Kuptohet se Morinaj i mbante pranë këta njerëz për t’ i keqpërdorur për aksione terroriste.
Morinaj nuk kishte ndërmend të vriste as Vuçiçin, por donte vetëm të inskenonte një atentat ndaj Kryeministrit serb, çka do t’ i shërbente shumë Serbisë, tani që ishte njoftuar se Vuçiç do të vinte në Shqipëri, si pjesë e delegacionit zyrtar serb.
Nëse Vuçiç do të vinte në Shqipëri, si i ftuar personal i Kryeministrit Rama, pra si tifoz serb, jashtë delegacionit zyrtar, atëherë Morinaj do të kishte bërë një akt atdhetar, duke bërë atentat ndaj tij, madje ky do të kishte qenë një akt kushtetues, për shkak të ekzistencës së një marrëveshjeje mes dy vendeve, të sanksionuar dhe nga UEFA se nuk do të kishte tifozë shqiptarë në Serbi dhe tifozë serbë në Shqipëri.
Por një atentat, qoftë edhe i simuluar ndaj Vuçiç, i cili do të vinte në Shqipëri si pjesë e delegacionit zyrtar serb, do të kishte qenë një akt terrorist që do t’ i kishte kushtuar shumë shtrenjtë Shqipërisë.
Pasi u njoftua arrestimi i Morinajt Vuçiç anuloi ardhjen në Shqipëri, se pas kësaj nuk do të kishte atentat të simuluar ndaj tij. Anulimi i vizitës së Vuçiç është një provë e tërthortë se Morinaj ishte duke zbatuar një plan serb. Përse Vuçiç duhet të anluonte ardhjen në Elbasan tani që u arrestua Morinaj?
Pas arrestimit të Morinajt tashmë Policia e Shtetit e Shqipërisë dhe Prokuroria Shqiptare kanë detyrim të bëjnë një hetim të thelluar për veprimtarinë e këtij Ismail Morinajt, duke përfshirë edhe pretendimin e tij se ka ngritur dronin në Beograd. Policia e Shtetit, Prokuroria e Tiranës dhe Gjykatat tona nuk mund ta mbyllin historinë e Morinajt thjesht duke e dënuar atë për armëmbajtje pa leje. Fakti që Morinajt iu gjetën 36 bileta për ndeshjen e nesërme tregon se ai kishte ngritur së paku katër skuadra për të kryer, ose simuluar një akt terrorist ditën e ndeshjes./Kastriot Myftaraj/

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Darling Ismail Vlora:ALI ASLLANI, NJË POEZI E PANJOHUR PËR VDEKJEN E ISMAIL QEMALIT
» Rrahim Sadiku:Ku dallojnë Ismail Ismail Kadare e Rexhep Qosja
» REXHEP SHAHU - ISMAIL MORINA - ISMAIL QEMALI I TRADHËTUAR
» Ismail S.Rexhepi:Për miqt e mi bashk me mikun... Agim DESKU ,Bashkim Kombtar, Ismail Rexhepi, Foto Betim
» Mos gënje Ballist Morina! S’je autori i hedhjes së Dronit (Video)

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi