Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

FARUK TASHOLLI - BJERI PIPIT PIPZAXHI

Shko poshtë

FARUK TASHOLLI - BJERI PIPIT PIPZAXHI Empty FARUK TASHOLLI - BJERI PIPIT PIPZAXHI

Mesazh nga Agim Gashi Fri Oct 09, 2015 10:37 pm

FARUK TASHOLLI - BJERI PIPIT PIPZAXHI 1517580_695969283755753_1284439633_n

FARUK TASHOLLI - BJERI PIPIT PIPZAXHI


Sot ka festë e gjithë Kosova
N'ora 10 hapet Kuvendi,
Thotë Teatri, unë mbarova,
Ma fshiu namin konkurenti!


Bjeri pipit pipzaxhi
Bjeri fort ty të lumtë goja,
Pipzaxhi or djalë i ri
Sot po g'zon Kosova.

Si bylbylat ndër lugina
Cërr e fërr e pi-pi-pi!
Ushtojnë pipat parlamentit
Ooo sa bukuri!!!

Bjeri pipit pipzaxhi
T'fryhen faqet kokrra fiku,
Gjeneralë e gra të reja
Krejt janë lidh për pipi.

Po çuditen djem e çika
Sa e bukur dul kjo lojë
A ndryshohet politika
Me pipa në gojë?!

Bjeri pipit pipzaxhi
Bjeri ty të lumtë goja,
Trimat tanë krejt politikën
Dojnë me kthy në oda!

Si bylbylat ndër lugina
Cërr e fërr e pi-pi-pi!
Ushtojnë pipat parlamentit
Ooo sa bukuri!!!



FARUK TASHOLLI - BJERI PIPIT PIPZAXHI 12141694_1025723254113686_5614060783041660659_n
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi