Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Mustafa lë pa punë vajzën e Adem Jasharit

Shko poshtë

Mustafa lë pa punë vajzën e Adem Jasharit Empty Mustafa lë pa punë vajzën e Adem Jasharit

Mesazh nga Agim Gashi Mon Oct 12, 2015 6:10 pm

Mustafa lë pa punë vajzën e Adem Jasharit


Mustafa lë pa punë vajzën e Adem Jasharit Largea_mus1444631784


“Bacë, u kry! Vajza të mbeti pa punë”, ky mund të ishte slogani në përvjetorin e tetë të pavarësisë së Kosovës, pak a shumë i ngjashëm me sloganin e famshëm të 17 shkurtit 2008.
Shqipe Jashari, vajza e komandantit legjendar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Adem Jashari, ditë më parë është detyruar të japë dorëheqje nga të gjitha funksionet në Postë Telekomin e Kosovës, siç ka bërë të ditur ajo në dy letra publike të dërguar menaxhmentit dhe stafit, shkruan zeri.
Në këto letra ajo ka potencuar se e ka të pamundur të vazhdojë punën si zëvendës-drejtoreshë e Departamentit të Burimeve Njerëzore në PTK për shkak të fyerjes sëdinjitetit personal nga ana e kryeshefit ekzekutiv, Agron Mustafa.


Ja letrat e Shqipe Adem Jasharit, për Agron Mustafën


Letra 1:


Të nderuar kolegë të punës së Telekomit të Kosovës – Vala


Ju njoftoj se unë Shqipe Jashari jam zv. Drejtoreshë e Departamentit të Burimeve Njerëzore që prej datës 01.03.2009. Mirëpo pas pensionimit të parakohshëm të Ish Drejtorit të Departamentit të Burimeve Njerëzore, Drejtorit Menaxhues me datë 22.09.2015, në të njëjtën ditë ka emëruar Kujtim Gërvalla Drejtor të Departamentit të Burimeve Njerëzore, duke më anashkaluar mua personalisht si zëvendës Drejtor në këtë Departament që prej datës 01.03.2009 e të cilën pozitë e mbaj edhe sot e kësaj dite, prandaj unë Shqipe Jashari e emëruar në pozitën e zv.
Drejtorit të Departamentit të Burimeve Njerëzore në Telekomin e Kosovës - Vala, ligjërisht ex-oficio duhej të emërohesha Drejtor i këtij Departamenti, prandaj mbi këtë bazë vlerësoj se Drejtori Menaxhues ka bërë shkelje ligjore, me ç’rast edhe i kam parashtruar ankesë Bordit të Drejtorëve të Telekomit të Kosovës – Vala.
Njëherit, dje në disa media elektronike dhe të shkruara është plasuar një lajm për Avokatin Xhevdet Krasniqi se kinse e ka kërcënuar Drejtorin Menaxhues për arsye të mos emërimit tim në postin e Drejtoreshës së Burimeve Njerëzore, duke keqpërdorur emrin e familjes Legjendare Jashari.
Përkundrazi, Agron Mustafa ka bërë dhe po bënë përpjekje të vazhdueshme që përmes mekanizmave të njohur tani më për ne, vazhdimisht po e keqpërdor emrin e familjes tonë dhe njëherit po bënë përpjekje ta njollos familjen time, për çka e lus që mos ta zë në gojë emrin e familjes për interesa të ndyra të tij.

Ju njoftoj të gjithëve se Avokati Xhevdet Krasniqi është burri im dhe nuk është e vërtetë që e ka kërcënuar Drejtorin Menaxhues, por është e vërtetë se ka qenë në takim në zyrën e tij duke e paralajmëruar takimin dhe duke e marr konfirmimin përmes asistentes së tij për takim.
Burri im e ka njoftuar drejtorin Menaxhues për ankesën që ia kam bërë Bordit të Telekomit të Kosovës – Vala dhe për shkeljen ligjor të tij, e të mos flasim për shkeljet etike dhe morale të panumërta të Drejtorit Menaxhues.



Përzemërsisht:
Shqipe Jashari



Letra 2:


Të nderuar kolegë të punës së Telekomit të Kosovës – Vala


Unë Shqipe Adem Jashari që nga viti 2007 jam punonjëse e PTK-së, kurse zv. Drejtoreshë e Departamentit të Burimeve Njerëzore që prej datës 01.03.2009, mirëpo pas pensionimit të parakohshëm të Ish Drejtorit të Departamentit të Burimeve Njerëzore, Agron Mustafa padrejtësisht në të njëjtën ditë pa përfillur asnjë procedurë administrative dhe ligjore ka emëruar Menaxherin e DBNJ-së duke legalizuar shkeljen ligjore që në fakt në këtë pozitë duhej të emërohesha unë meqë mbaja pozitën zv. Drejtor i DBNJ, prandaj mbi këtë bazë vlerësoj se Drejtori Menaxhues ka bërë shkelje thelbësore të akteve normative ligjore të Telekomit të Kosovës - Vala, me ç’rast për këtë shkelje i kam parashtruar ankesë Bordit të Drejtorëve të Telekomit të Kosovës – Vala, por anëtarët e Bordit të Drejtorëve në heshtje as që e kanë parë të arsyeshme ta shqyrtojnë ankesën dhe mbi këtë bazë vlerësoj që edhe këta anëtarë janë bërë pjesë e karvanit të grupacioneve që vazhdimisht bëjnë shkelje të akteve të tilla ligjore.
Njëherit vlenë të përmendet fakti që punëtorët e PTK-së, sistematikisht janë diskriminuar dhe janë fyer në dinitet dhe krenari. Veçanërisht me ardhjen e Agron Mustafës kjo përdhosje kanë marr përmasa shqetësuese duke ngulfatur dhe duke ua zë frymën çdo të arritur.
Si Bijë e Komandantit Legjendar Adem Jashari dhe si anëtare e mbijetuar e familjes Jashari, në asnjë moment nuk kam lakmuar ndonjë pozitë të avancimin pa përgatitje paraprake, por që nga viti 2007 që jam në PTK më është dashur që gjatë punës sime të vështroj, privilegjim, avancim, gradim e çka jo tjetër të njerëzve të pa shkolluar dhe jo meritor duke më bërë të ndjehem keq me këto shkelje dhe me këtë keq menaxhim të njërës prej Kompanive më fitimprurëse në Kosovë.
Prandaj, edhe më keq do të ndihesha sikurse të vazhdoj të qëndroj dhe të shoh nga afër apo në mënyrë indirekte të jem pjesë e këtyre shkeljeve të panumërta ndaj punëtorëve profesionistë, të disiplinuar dhe të zellshëm.​​​​​​​
Nga arsyet e cekura më lartë, Unë Shqipe Jashari jap dorëheqje nga pozita zv. Drejtorit dhe tërhiqem përfundimisht nga Telekomi i Kosovës – Vala, sepse vazhdimi i punës me këto shkelje nga Drejtori aktual është e pamundër dhe fyerje e dinjitetit personal.
Për fund, falenderoj të gjithë kolegët e punës për punën e përbashkët, njëherit ju uroj suksese.


E juaja
Shqipe Jashari
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi