Pack: Situata në Shqipëri është përmirësuar, vazhdoni reformat
Faqja 1 e 1

Intervistë me eurodeputeten gjermane Doris Pack, kryetare e Delegacionit për marrëdhëniet me vendet e Evropës Juglindore
Gjatë një vizite pune që po zhvillon në rajonin e Ballkanit, eurodeputetja gjermane Doris Pack, anëtare e grupit të Partisë Popullore Evropiane (Kristian-Demokratëve) dhe Demokratëve Evropianë, si dhe kryetare e Delegacionit për marrëdhëniet me Evropën Juglindore që prej vitit 1994 në Parlamentin Evropian, qëndroi për një vizitë të shkurtër në Shqipëri. Me këtë rast, ajo dha këtë intervistë për ATSH-në:
-Ju e njihni mirë Shqipërinë dhe i keni ndjekur zhvillimet e saj për një kohë shumë të gjatë. Për ju, si paraqitet aktualisht situata në Shqipëri?
Mendoj se situata në Shqipëri është shumë e mirë, krahasuar me vite më parë. Mendoj se Shqipëria ka bërë përmirësime, por, siç e dini, askund situata nuk është gjithnjë e përkryer. Dhe politikanët shqiptarë duhet t'i vazhdojnë reformat, sepse ata dëshirojnë të futen në Bashkimin Evropian, ndaj dhe duhet të plotësojnë të gjitha etapat që u janë parashtruar, të cilat janë njësoj për të gjitha vendet në rajon.
-Shqipëria u pranua si anëtare me të drejta të plota në NATO dhe ka aplikuar për në Bashkimin Evropian. Si e shikoni të ardhmen e këtij aplikimi?
Mendoj se pranimi në NATO ishte një arritje që duhet çmuar dhe mendoj se Shqipëria e meritonte, sepse kishte përmbushur të gjitha detyrimet e nevojshme për anëtarësim në NATO. Bashkimi Evropian nuk është NATO-ja. BE-ja është një komunitet prej 27 vendesh, deri tani dhe në tërësi ne kemi shumë ligje, të cilat duhet të jenë njësoj në të gjitha vendet. Kjo do të thotë që, edhe pse keni statusin e kandidatit, nuk i keni filluar ende negociatat. Do t'ju caktohet një datë për hapjen e negociatave gjatë periudhës në vazhdim. Siç e dini, Maqedonia është kandidate prej një kohe të gjatë, por ende nuk i ka hapur negociatat. Ndaj mendoj se nuk duhet të krijoni shumë shpresa tek njerëzit se kjo gjë do të ndodhë nesër. Sepse kushdo, nuk ka rëndësi kush do të jetë në pushtet pas këtyre zgjedhjeve, duhet të punojë në reforma të reja, duhet të luftojë kundër korrupsionit. Hapat e parë janë bërë, por duhen çuar më tej. Dhe mendoj se gjithkush e di këtë, ndaj mendoj se s'kam pse përsëris të njëjtat gjëra gjithë kohës.
-Gjithmonë e keni pozicionuar veten si një kritike pozitiviste ndaj zhvillimeve në Shqipëri...
Kam qenë konstruktive. Siç e thashë në fillim, situata është përmirësuar dhe gjendja është më e mirë se ç'ka qenë më përpara. Ju i keni përmbushur vërtet disa gjëra themelore; tani keni karta identiteti, kushdo që do, mund ta marrë atë; keni arritur një ligj elektoral, i cili është arritur edhe me kompromisin mes qeverisë dhe opozitës; keni hartuar listën e votuesve. Pra, keni plotësuar shumë gjëra që nuk i keni pasur më parë. E keni nisur luftën kundër korrupsionit dhe disa rezultate janë arritur. Por lufta kundër korrupsionit është e vazhdueshme, e përjetshme, dhe mendoj se ajo duhet të shkojë edhe më tej. Pra, s'ju mbetet veç të jeni edhe më mirë. Dhe për këtë duhet të bindni popullin, si edhe politikanët, që të ecin përpara e t'i vazhdojnë më tej reformat që kanë nisur.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi