Përfundon takimi, Ymeri: I thamë Presidentes që marrëveshjet të hidhen poshtë (Foto + Video)

Jahjaga përfundon takimin me Grupin 6 +
Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga posa ka përfunduar takimin me përfaqësuesit e Grupit 6 +. Këta të fundit dhe as presidentja nuk kanë dashur të flasin për media.
Ky takim është në kuadër të ftesave që u ka bërë Jahjaga subjekteve politike që janë në Kuvendit e Kosovës për të diskutuar për tejkalimin e bllokadës në Kuvend.
Pas takimit me presidenten, krerët e opozitës kanë dhënë deklarata para mediave për krizën politike që po kalon Kosova.
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri ka tha se ia bënë të qartë presidentes se nuk tërheqin nga qëndrimet e tyre derisa Mustafa të tërheq marrëveshjen për Asociacinin e Komunave Serbe dhe marrëveshjen për demarkacionin me Malin e Zi.
Kreu i AAK-së, Haradinaj tha pas takimit me presidenten se i ka thënë kësaj të fundit se do ishte gabim i madh nese thirret seanca pa ndonjë marrëveshje mes palëve, dhe se nëse nuk ka marrëveshje situata mundë të shkoj drejt përshkallëzimit.
Kreu i NISMA-s Limaj tha se situata nuk është aspak normale siq po mundohet ta paraqes qeveria dhe koalicioni qeveritar./Arben Sylejmani
[url=http://www.botasot.info/reklama/takimi opoyite presidente.jpg][/url]
[url=http://www.botasot.info/reklama/takimi opoyite presidente3.jpg][/url]
Ymeri: I bëmë të qartë presidentes se marrëveshjet duhet të tërhiqen
Kryetari i Vetëvendosjes Visar Ymeri tha se presidentes ia kanë bërë të qartë se nuk tërheqin nga qëndrimet e tyre derisa Mustafa të tërheqë marrëveshjen për Asociacionin e Komunave Serbe dhe marrëveshjen për demarkacionin me Malin e Zi.
"Sot ishim bashkë me kryetarët e tri subjekteve opozitare Aleancës dhe Nismës, në takim me presidenten e Republikës së Kosovës me të cilën edhe njëherë i bëmë të qartë kërkesat tona që janë që marrëveshjet me Serbinë të arritura në Bruksel dhe marrëveshja për demarkacionin me Malin e Zi janë marrëveshje të cilat domosdoshmërish duhet të hidhen poshtë, dhe janë marrëveshje të cilat nuk do të gjejnë zbatim në Republikën e Kosovës, sepse këto dy marrëveshje e rrënojnë dhe falimentoj edhe Republikën edhe territorin e Republikës”, tha Ymeri.
Haradinaj: Gabim i madh i Qeverisë për të përdor Policinë dhe Prokurorinë për të disiplinuar op ozitën
Lideri i subjektit të dytë opozitar, ai i AAK-së, Ramush Haradinaj tha se do të ishte gabim i madh i Qeverisë përdorimi i policisë dhe prokurorisë për të disiplinuar opozitën.
“Ajo që është me rëndësi është gabim i madh me u insistuar me u thirr seanca e parlamentit, derisa nuk është marrë vendim për anulimin e marrëveshjeve. Njëkohësisht është gabim i madh i Qeverisë përdorimi i Policisë dhe Prokurorisë me disiplinu opozitën. Është e pakuptim me ndërmarrë një represion policor prokurorial ndaj deputetëve të zgjedhur e në të njëjtën kohë me u insistuar me i u thirr seancë. Pra i kemi tregu edhe presidentes se një veprim i tillë, ose vendimi me insistuar me mbajt seancë do të jetë vendim për përshkallëzim edhe më tej të gjendjes në vend”, tha Haradinaj.
Limaj: Të shohim interesimin e aktorëve për të kuptuar seriozitetin e situatës
Kreu i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj përveç që kërkoi të bëhet tërheqja e marrëveshjeve, tha se për koalicionin qeveritarë ka krizë vetëm atëherë kur iu rrezikohen numrat.
“Koalicioni qeverisës mundohet ta sheh çdo gjë normale, pasi që ky koalicion çdo gjë e sheh tek numrat, dhe ata mendojnë që nuk ka krizë, për ta ka krizë vetëm nëse nuk ka numra. S’e kuptojnë gjendjen në vend. Nuk e dinë se çfarë marrëveshje të dëmshme kanë bërë për vendin... Do të shohim rolin akteve se sa vërtet janë të interesuar për të kuptuar seriozitetin në të cilën është vendi ynë sot, dhe për të marrë hapa për zgjidhjen e krizës”, tha Limaj.
Ai po ashtu tha se parakusht për realizimin e kresave është që koalicioni qeverisës të mos bëjë asnjë hap për të tensionuar edhe më tutje situatën, e hapa i tillë është edhe thirrja, sipas tij, e panevojshme, e kësaj seance.
Të pyetur nga gazetarët se a do të ulën në një tryezë me Qeverinë, ata thanë se pa tërheqjen e marrëveshjeve nuk do të ulën në një tryezë të tillë.
Fillon takimi mes Presidentes dhe liderëve të opozitës
Liderët e opozitës tashmë kanë filluar takimin me Presidenten e vendit, Atifete Jahjaga.
Visar Ymeri nga Vetëvendosje, Ramush Haradinaj nga AAK dhe Fatmir Limaj nga NISMA për Kosovën, i janë përgjigjur pozitivisht ftesës së Jahjagës, dhe tashmë janë në takim të përbashkët më te.
Ndryshe, një ditë më parë ata kanë deklaruar se nuk janë tërhequr nga kërkesat e tyre, pra që kryeministri të tërheq nënshkrimet në marrëveshjet e arritura në Bruksel.
Jahjaga takon sot liderët e opozitës
Presidentja e Republikës së Kosovës Atifete Jahjaga, në kuadër të takimeve me drejtues të partive parlamentare, pret në takim kryetarët e subjekteve politike Lëvizja Vetëvendosje, AAK dhe Nisma.
Në përpjekjen e saj për të ndihmuar për tejkalimin e krizës politike, respektivisht bllokadës së Kuvendit të Kosovës, Jahjaga thirri në konsultime liderët e partive më të mëdha parlamentare.
Dje ajo u takua me liderët e dy partive qeverisëse, Hashim Thaçin e PDK-së dhe Isa Mustafën e LDK, ndërsa në takim ishte i pranishëm edhe kryetari i Kuvendit, një nga krerët e PDK-së, Kadri Veseli.
Përfaqësues të lartë të partive opozitare gjatë ditës së djeshme pohuan se e kanë mirëpritur nismën e presidentes dhe paralajmëruan se do të marrin pjesë në takimin e sotëm.
Plani i Jahjagës është që, pas takimeve të ndara me krerët e pozitës dhe opozitës, të organizojë një tryezë në të cilën do të takohen të gjithë së bashku.
Liderët e subjekteve opozitare kanë përfunduar takimin me presidenten e vendit Atifete Jahjaga, të cilës ia kanë ripërsëritur qëndrimet se nuk do të tërhiqen dhe as të ulën në një tryezë me pozitën, deri sa të tërhiqet marrëveshja për asociacionin dhe ajo me Malin e Zi.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» M. Lakna, A-.Sylejmani:Kaos gjithandej në Prishtinë. Opozita përfundon protestën (Foto + Video)
» Gënjeshtrat e VV: Ja video ku shihet aktivisti i saj duke e shkelmuar gazetaren e RTK'së (FOTO/ Video)
» Përfundon takimi, Jahjaga: Ky është kapitulli ri për të dyja vendet
» Kur përmendet emri i Hashimit, kërset mitralozi e hidhen mijëra dollarë në Drenicë (Video)
» Kryeministri Edi Rama ia huq emrit të presidentes Jahjaga (Foto)

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi