Qytetet shqiptare-Prishtina
Qytetet shqiptare-Prishtina
Prishtina
Gjatë të gjitha periudhave historike, Ballkani Qendror dhe ai Lindor ishte dhe vazhdoi të mbetet hapësira më dinamike e lëvizjeve etnike dhe shoqërore e ngjarjeve historike e politike. Për këtë arsye, ndodhi edhe ndryshimi në strukturën etnike e fetare. Pikërisht për këtë, më së tepërmi pësoi popullata autoktone etnike ilire, por edhe thrakase e maqedonase. Në vorbullën e këtyre ngjarjeve, bën pjesë edhe hapësira ku shtrihet sot Prishtina. Gjurmët e banimit në kryeqytetin e Kosovës i gjejmë që në parahistori, gjithnjë në mbështetje të zbulimeve të deritashme arkeologjike të gjetura në lokalitetet e Neolitit të hershëm, si në Matiçan, Graçanicë, Ulpianë etj., pastaj në epokën e bronzit, deri te etnokultura dardane që nga shek. VIII e VI para Lindjes së Krishtit.Në të dhënat historike të shkruara deri në shek. XIV, për Prishtinën kemi të dhëna të pakta e fragmentare. Kështu, për strukturën e Prishtinës nuk mund të mbështetemi vetëm në të dhënat e shkurtëra e narrative nga Arkivi i Raguzës (Dubrovnikut të sotëm), për periudhën paraosmane pa u shfrytëzuar dhe konsultuar me dokumentet turke. Të përkujtojmë se gjatë periudhës së sundimit romak, popullatën e vendëse e përbënin dardanët, pastaj vijnë dubrovnikasit, sasët, sllavët e deri në Mesjetë. Me pushtimin e Artanës (ish-Novobërdës) më 1455, pra edhe të Prishtinës nga Perandoria Osmane, në Prishtinë filluan të vijnë edhe turqit, çerkezët, romët etj.Etimologjia e emrit Prishtinë, duket se vjen nga një gjuhë e lashtë indoevropiane, ndërsa kuptimi i saj është; i lashtë, i fazës fillestare, diçka që i përket të kaluarës. Duke u mbështetur në këto të dhëna, hetohet se Prishtina është një lokalitet i lashtë antik, por që është përtërirë gjatë periudhës së Mesjetës. Shkrimi i parë për Prishtinën është ai i vitit 1342 nga Perandori i Bizantit, Johan Kantakuzen, i cili Prishtinën e përshkruan si një fshat. Pas këtij viti, ka të ngjarë se ekzistonte kisha katolike e Shën Mërisë dhe si priftërinj përmenden edhe emra, si ai i shqiptarit Don Lasio.Meqë gjatë periudhës së vjetër ekzistonte qyteti i vjetër Ulpiana (Ulkiana), ndërsa gjatë mesjetës së hershme Artana si qytet xehetarësh, atëherë hetohet se Prishtina deri në kohën e sundimit osman, nuk dëshmon ndonjë rol të rëndësishëm gjatë shek. XIV e XV kur Prishtina, kryeqyteti i sotëm i Kosovës fillon të zhvillohet edhe si qendër e rëndësishme tregtare.
Pak Gjeografi
Sa km. katrorë?
Komuna e Prishtinës ka 572 km 2.
Komuna e Prishtinës ka 572 km 2.
Ku gjendet, Në cilën pjesë gjeografike të Kosovës?
Prishtina gjendet në pjesën veriperëndimore dhe shtrihet buzë rrafshnaltës së plleshme rrëzë maleve të argjendta. Ashtu si dikur Ulpiana, ka pozitë të përshtatshme gjeografike, pasi gjendet në kryqëzimet parësore kontinentale.
Prishtina gjendet në pjesën veriperëndimore dhe shtrihet buzë rrafshnaltës së plleshme rrëzë maleve të argjendta. Ashtu si dikur Ulpiana, ka pozitë të përshtatshme gjeografike, pasi gjendet në kryqëzimet parësore kontinentale.
Sa fshatra i ka Komuna e Prishtinës?
Komuna e Prishtinës i ka gjithësej 48 fshatra.
Komuna e Prishtinës i ka gjithësej 48 fshatra.
Sa njerëz nga komunitetet e ndryshme jetojnë në Komunë?
Komunitetet që jetojnë në Komunën e Prishtinës janë: Serb, turk, boshnjak, rom, ashkali etj.
Komunitetet që jetojnë në Komunën e Prishtinës janë: Serb, turk, boshnjak, rom, ashkali etj.
Aktivitetet ekonomike dhe burimet kryesore të të ardhurave.
Sektori i bujqësisë, gjuetësisë dhe pylltarisë përshinë 27 biznese. Në sektorin e industrisë nxjerrëse ekzistojnë 16 biznese. Sektori i furnizimit me energji elektrike, gas dhe ujë numëron 5 biznese, ai i ndërtimtarisë me 329 biznese, ndërsa ai i tregtisë me shumicë dhe pakicë 4.203 biznese. Po ashtu edhe biznesi i hotelerisë po avancohet përditë e më shumë dhe kështu në Komunën e Prishtinës aktualisht ekzistojnë 781 restorante dhe hotele. Në biznesin e ndërmjetësimit financiar veprimtarinë e tyre e zhvillojnë 26 biznese, ndërsa në shërbimin e afarizmit ekzistojn 273 biznese. Administrimi publik dhe mbrojta e sigurimit social vepron me 10 biznese, ndërsa mbrojtja shëndetësore e sociale me 104 veprimtari. Numri i pergjithshëm i biznesit në Komunën e Prishtinës është 8.412 sish.
Në Komunën e Prishtinës ekzistojnë edhe 57 prona shoqërore me 143 biznese shoqërore. Kështu, numri i përgjithshëm i biznesit të regjistruar në Komunën e Prishtinës është 8.735 biznese më 75.089 punëtorë.
Cilat janë vendet më interesante për t’u vizituar në Komunën e Prishtinës?
Parku Nacional rekreativ „Gërmia“ ,
Monumenti „Skënderbeu“
Teatri Kombëtar,
Biblioteka Kombëtare Universitare e Kosovës,
Muzeu i Kosovës,
Galeria e Arteve etj.
Ekonomia
Parku Nacional rekreativ „Gërmia“ ,
Monumenti „Skënderbeu“
Teatri Kombëtar,
Biblioteka Kombëtare Universitare e Kosovës,
Muzeu i Kosovës,
Galeria e Arteve etj.
Ekonomia
Numri i përgjithshëm i bizneseve të regjistruara në Komunën e Prishtinës, sipas llojit të pronës është 8.735 biznese me 75.089 punëtorë. Saktësisht numri i punëtorëve nuk dihet, për faktin se regjistrimi tashmë është në kompetencë të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, përkatësisht Agjencisë për Regjistrim të Bizneseve. Për biznese merret vetëm leja, mirëpo ka shumë të atillë që nuk e kanë kryer këtë procedure të domosdoshme. Aktualisht në sektorin e gjuetisë dhe pylltarisë janë 27 biznese me 29 punëtorë, ndërsa në atë të peshkimit janë 31 punëtorë dhe dy biznese. Në sektorin e industrisë nxjerrëse ekzistojnë 16 biznese me 107 punëtorë, në industri përpunuese janë 600 biznese me 4.527 të punësuar, ndërkaq sektori i furnizimit me energji elektrike, gas dhe ujë numëron 5 biznese me 12.836 punëtorë. Në fushën e ndërtimtarisë janë 329 biznese me 3.976 të punësuar, ndërsa tregtia me shumicë dhe pakicë, i riparimit të biçikletave, motoçikletave dhe artikujve për përdorim personal e shtëpiak ka 4.203 biznese me 21.026 punëtorë. Një biznes mjaft i përhapur në kryeqytetin e Kosovës është edhe ai i hotelerisë, ku aktualisht veprojnë 781 restorane dhe hotele me 6.584 të punësuar.
Biznesi i transportit, magazinimit dhe i komunikacionit përfshinë 1.672 biznese me 18.351 të punësuar, ndërkohë me biznes të ndërmjetësimit financiar janë të punësuar 285 persona dhe kjo veprimtari ka 26 biznese. Në shërbimin e afarizmit ekzistojnë 273 biznese me 285 të punësuar. Numri i përgjithshëm i bizneseve në Prishtinë është 8.412, ndërkaq numri i përgjitshëm i të punësuarëve kap shifrën në 73.429. Vetëm gjatë vitit të kaluar në Komunën e Prishtinës janë regjistruar 2.908 biznese, kanë njoftuar në media zyrtarë nga Agjecia për Regjistrim të Bizneseve në MTI. Ata kanë thënë se rreth 50 për qind të bizneseve janë regjistruar në veprimtarinë e tregtisë me shumicë dhe pakicë.
Nga rreth 3 mijë biznese të reja dhe të regjistruara gjatë vitit 2004, tregtia është biznesi më i preferuar edhe në kryeqytetin e Kosovës.
Sipas listës së MTI-së për biznese dhe klasifikimit të tyre në bazë të veprimtarive, në nivel të Kosovës tregtia me shumicë merr pjesë me 11 për qind, derisa ajo me pakicë 37 për qind, apo shprehur në shifra ka 5837 biznese të tregtisë me shumicë dhe pakicë.
Sipas kësaj liste radhiten: Me 12 për qind transporti tokësor, ajror, i udhëtarëve, pastaj shërbimet hoteliere, restaurantet, hotelet, motelet, menzat ushqimore me 9 për qind, veprimtaritë publike shërbyese me 5 për qind, ndërsa prodhimi i ushqimit dhe pijeve merr pjesë me vetëm 3 për qind.
Aktualisht në Komunën e Prishtinës si pronar të vetëm janë të punësuar 29.605 punëtorë me 7.936 biznese, ndërkaq në partneritet janë 7.037 të punësuar në 339 biznese. Si kompani të përbashkëta janë 54 biznese dhe 10 kooperativa me 131 të punësuar. Në pronën private me përgjegjësi të kufizuar, në kryeqendrën e Kosovës aktualisht janë 183 veprimtari me 1.375 të punësuar, kompani publike janë 13, kurse ekzistojnë edhe 57 prona shtetërore me 15.472 punëtorë dhe 143 biznese shoqërore me gjithësej 14.137 punëtorë.
Kultura
Kultura
Prishtina si kryeqytet i Kosovës është qendër e zhvillimeve kulturore dhe artistike e të gjithë shqiptarëve që jetojnë në Kosovë.
Drejtorati për Kulturë i Komunës së Prishtinës është vetem një segment që kujdeset për ngjarjet e rëndësishme kulturore të cilat sot Prishtinën e radhisin ndër qytetet që ka një traditë të theksuar kulturore e artistike. Biblioteka ”Hivzi Sylejmani” e themeluar para 60 vjetësh ka sot në sirtarët e saj mbi 70 mijë libra, në të gjitha gjuhët e botës. Vetëm në Prishtinë, ajo ka edhe katër degë të tjera të vendosura në lagjet më të mëdha të qytetit, në mënyrë që libri të jetë sa më afër lexuesit. Janë edhe nëntë degë tjera të kësaj biblioteke të shpërndara në pjesët rurale të qytetit dhe atë: në fshatin Bardhosh, Lugar, Keçekollë, Koliç, Hajvali, Graqanicë, Laplesellë, Sushicë e Çagllavicë (këto të fundit të banuara me popullatë të minoritetit serb).
Trashëgimia kulturore është kaptinë në vete që pasqyron lashtësinë e Prishtinës si qendër administrative dhe kulturore, që nga Dardania e vjetër para 3500 vjetësh e deri sot. Në Muzeun e Prishtinës gjendet statuja e Mbretëreshës së Dardanisë. Në luftën e fundit, kjo statujë nga policia serbe dhe u dërgua në Beograd, derisa këtë vit Kryeadministratori i Kosovës, Michael Steiner e ktheu atë nga Beogradi në Muzeun e Kosovës në Prishtinë.
Në Perishtinë gjendet edhe Hamami i qytetit, Shtëpia e Emin Gjikës, në të cilën është vendosur Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës. Prishtina ka edhe Arkivin e vet, i cili është themeluar në vitet e pesëdhjeta të shekullit të kaluar dhe ruan me fanatizëm tërë lëndën arkivore të qytetit, rrethinës dhe të regjionit të Prishtinës.
Nga (34)tridhjetekatër shoqëritë kulturo-artistike që e gjallojnë jeten muzikore në Prishtinë, do veçuar Shoqërinë “Bajram Curri”, e themeluar në vitin 1963, pastaj Ansamblin e Këngëve dhe Valleve të Universitetit të Prishtinës i themeluar në vitin 1962, Korin “Colegium cantorum” i themeluar në vitin 1963 dhe shoqëri të tjera kulturo-artistike, të cilat e begatojne jetën kulturore në kryeqytetin e Kosovës.Ngjarje që do veçuar është edhe themelimi i Teatrit “Dodona” në vitin 1986 dhe Teatri i Kukullave.
Dikur, Prishtina kishte katër salla të kinemasë, ndërsa sot ka vetem një dhe ajo vepron në kuadër të Kompanisë për shfaqjen e filmave “Genci”. Ndër projektet më të rëndësishme të Prishtinës mbetet Pallati i Rinisë me hapsirë prej mbi 20.000 metrash katrorë. Në qendër të Prishtinës është ngritur Monumenti i Skënderbeut, Zahir Pajazitit dhe Nënës Terezë.
Sporti
Sporti në Komunën e Prishtinës është i organizuar në Lidhje komunale. Në Prishtinë veprojnë shtatë Lidhje komunale. Lidhja komunale e Futbollit ka 18 klube, pesë prej të cilave garojnë në Ligën e Parë, Lidhja e basketbollit ka pesë klube, ajo e hendbollit dy, ping-pongu dhe shahu gjashtë, karateja 15 klube dhe ajo e tenisit dy klube. Po ashtu në Prishtinë veprojnë edhe 18 klube të sporteve të ndryshme me emrin Prishtina, që nuk i përkasin Komunës së Prishtinës.
Sporti
Sporti në Komunën e Prishtinës është i organizuar në Lidhje komunale. Në Prishtinë veprojnë shtatë Lidhje komunale. Lidhja komunale e Futbollit ka 18 klube, pesë prej të cilave garojnë në Ligën e Parë, Lidhja e basketbollit ka pesë klube, ajo e hendbollit dy, ping-pongu dhe shahu gjashtë, karateja 15 klube dhe ajo e tenisit dy klube. Po ashtu në Prishtinë veprojnë edhe 18 klube të sporteve të ndryshme me emrin Prishtina, që nuk i përkasin Komunës së Prishtinës.
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Qytetet shqiptare-Shkodra
» Qytetet shqiptare-Gostivari
» Qytetet shqiptare-Vushtrria
» Qytetet shqiptare-Mitrovica
» Qytetet shqiptare-Gjakova
» Qytetet shqiptare-Gostivari
» Qytetet shqiptare-Vushtrria
» Qytetet shqiptare-Mitrovica
» Qytetet shqiptare-Gjakova
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi