Hashim Thaçi po krenohet për fitoren në UNESCO, ndërkohë që të njëjtën ditë, njerëzit e tij shkarkuan Ramadan Zejnullahun nga posti i Rektorit të UP’së. Ai ishte e vetmja shpresë për ta nxjerrë këtë institucion nga llumi ku e kishte futur, në radhë të parë PDK dhe Hashim Thaçi, dhe ai sot u shkarkua nga Këshilli Drejtues.