Petraq Kote:GJAKMERRËSI
Faqja 1 e 1
Petraq Kote:GJAKMERRËSI
GJAKMERRËSI |
Petraq Kote
ISHIN NE GJAK.
Ishte agresiv fisi që kishte hyrë në gjak.
Nuk ishte fare tjetri.
Një dhe' i rriste, një bukë, një ujë, një frymë.Një hije bënin prapa vetes.Një gjuhë, një zë. Një gaz, një vaj.
Vitet shkonin.Shkonin dhe gjaku thahej.
Thahej, thahej, thahej.
Por…binte shi.
Tek këta, që gjaku paqtonte, kishte shumë djem.
Kishte edhe një plak.
Plaku kalonte të tetëdhjetat. Ura që e lidhte me jetën ishte ende e fortë. Ura nuk shëmbej.
Ç'të bënte?!
Nuk vdiste.
Nuk vdiste se binte edhe shi. Nuk vdiste se gjaku ç' thahej. Se gjaku…
Djemtë vazhdonin jetën. Vazhdonin frymëtarinë…
Ç' punë kishin me të djeshmen? Ç' punë kishin me të ikurën? Gjakun s'e shikonin dot me sytë e gjakmarrjes.
Gjaksit s' i urrenin dot.
Të gjithë të martuar. Pa kishin pjellë edhe fëmijë.
Pa ishin edhe fidanuarë. Pa ishin bërë dhe pyll.
Pa kishte dhe një këngë pylli.
Pa mateshin edhe me stuhitë drurët.
Por …prapë binte shi!... dhe gjaku…
Dhe plaku thirri nusen e të voglit.
Nusen e oxhakut. Nusen e trarit. Nusen e shtyllës.
Nusen e pragut. Nusen e gurit të shtëpisë. Se çdo shtëpi, ka gurin e vet.
Se çdo shtëpi është vetgur. Se çdo shtëpi është vetgjarpër, vetruan…
- Nuse , dua që nga… ajo…familje, të më vjedhësh një djalë!
Po, po, të më vjedhësh një djalë!
Askush të mos e dijë. Unë, ti dhe varri.
Varri, ti dhe unë!
E kupton?
E dëgjon?
Nusja u flakërua në gjithë qënien. U bë prush i turpit. Po ndizej…
Po si ta bëj baba?
Po si ta bëj?
Po, po do ta bësh!
Vetëm varrit tregoja!
" Thonë se edhe varri tregon"! - shkoi mendësh, ajo…
Dhe nusja shkoi në " shtrat " me djalin e gjaksit.
Dhe nusja, vodhi…
Dhe djali i hajdutosur, lindi.
Dhe plaku u gëzua.
Nuk e la në gji të s'ëmës. E pelenosi në gji të vetë.
Dhe po shtatej fëmija. Dhe u bë nishantar fëmija.Tre vjeç, lozte me sytë e pushkës.
Dhe djali mbushi shtatë vjeç. Dhe viti mbushi shtatë muaj.
Dhe …binte shi.
Dhe dolën në korije të tre. Djali, pushka, plaku.
A mban mend si të shënosh o bir? - Pyeti plaku.
Pyeti gjyshi.
Pyeti urëpaprishuri.
- Mbaj gjysh. Si nuk mbaj!
- Mirë.
A e sheh atë burrin në majë të asaj çatie, atë që është duke zënë pikatën e… gjakut?
- Ku gjysh?
- Ja, ja.
- Po e shoh, gjysh.
- Po a mund ta shënosh?
- Po, gjysh.
Dhe djali e shënoi.
- E shënova gjysh.
- Atëherë, shkrepe.
Dhe burri ra i vdekur nga çatia. Nga maja e shtëpisë. Nga maja e gjaktrimit. E ku ta dinte djali se gjyshi i kishte futur fishek në gojë armës?!
E ku ta dinte djali se kishte vrarë babanë?!...
Dhe në fshat u hap: Gjaku u mor.E mori shtatë vjeçari dhe viti shtatë muajsh.
E pritën djalin.
E vranë djalin.
U rigjakën.
Gjakosën, kur djali mbushi tetë vjeç dhe viti tetë muaj…
E ku ta dinin se vranë nipin e tyre "dy herë gjaksit" ?!
…Binte shi…Fier, pranverë 2005
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi