Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

POEZI NGA LUAN XHULI

Shko poshtë

POEZI NGA LUAN XHULI Empty POEZI NGA LUAN XHULI

Mesazh nga Agim Gashi Wed Jun 24, 2009 8:17 pm

POEZI NGA LUAN XHULI

MUNDIM


E pa mundur që të fle.
Me këpucë të lodhura,
orët,
më vrasin mendimet në trembje
Ngrihem,
braktisur nga ajri i lodhur i gruas,
që shfryn si markë e vjetëruar lokomotive.....
Ngarkoj buzëqeshjet e pafajshme të vajzave
në vagonin tim të pa gjumësisë.
E pa mundur të fle.....
Diku kam harruar nje strofë,
dy vargje, diku nuk arrita ti përshëndes.
Dal jashtë me një xhaketë më tepër,
me orët e pagjuma veshur për këpucë....
I gjeta.
Më prisnin si adoleshentë,
që tradhëtinë se kanë provuar ende...
U ktheva me merakun e të madhit.
Lokomotiva e ajrit të gruas
ankoruar ne vagonet e pafajësisë së vajzave
më kërkonte makinist.
E pa mundur ...
Diçka tjetër kisha harruar
dhe dëgjoja zëra..
Mbi sobë,
derdhej kafeja që vazhdonte të ziente....!

E mori era...

...poezinë e shkruar.
Zbraza shpirtin në letër,
duke mbushur letrën me copëza shpirti...
Se mbaj mënd ç’ kisha shkruar.
Di, që isha i sinqertë ndaj zbrazjes
pa gabuar në filozofinë e të shkruarit.
E mori era poezinë e shkruar.
Pa adresë.
Postieri ndoshta do t’ ia besojë lodhjes një ditë
dhe çastin e tanishëm do ta kenë harruar mjergullat.
Shoqërova ikjen,
siç bëjmë zakonisht me të ikurit...
Lehtësinë e keqardhjes
e mbajta peng,
duke shoqëruar me sy
përplasjen e strofave në kurrizin e erës...
U shkëput dhe një fletë e shkruar
nga muzeu i shpirtit.
Pa më pyetur firmosi ikjen,
dashuruar me postierin kohë...
Ska gjë,
veç ta dijë se është bërë grabitës
dhe i shpirtit tim të lodhur...





Në vënd të një dëshire


Të desha të tillë
siç je…
Ëngjëjt,
le të zihen nga zilia,
dhe lulet ,
le të ngatërojnë ngjyrat…
S’të dua qiell të vrejtur,
s’të dua..
E kërkoj pa lagështi fantazinë tënde
dhe fjalën,
të gjelbert si syth i sapo plasur…
Të dua si muajin Korrik
të nxehtë,
të dritshëm,
të ëmbël
si qershitë e forta
që vonohen të skuqen…!

FL
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi