Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

AGIM GASHI - KUJTIM I ASAJ QË MË KISHTE KALUAR PA E PARË

Shko poshtë

 AGIM GASHI - KUJTIM I ASAJ QË MË KISHTE KALUAR PA E PARË Empty AGIM GASHI - KUJTIM I ASAJ QË MË KISHTE KALUAR PA E PARË

Mesazh nga Agim Gashi Tue Oct 27, 2015 7:33 pm

 AGIM GASHI - KUJTIM I ASAJ QË MË KISHTE KALUAR PA E PARË 76194_169195676437433_6700996_n


AGIM GASHI


KUJTIM I ASAJ QË MË KISHTE KALUAR PA E PARË
Në shenjë nderimi postmortum për mikun Ferit Ramadani alias Gjakush Tana

Erdhi prap 24 tetori kur u rrunbullaksuan pesë vite nga ndarja fizike e poetit Ferit Ramadanit alias Gjakush Tanës. Ishte ai njeri i veçant, të cilin disa as ashtu nuk e dashten. Kerkushet ia shpejtuan vdekjen me sulme fizike, dhe ai Ferid- Gjakushi smundi më me i pa padrejtsitë që e hakërronin popullin dhe atdheun nga karagjozet e të gjitha ngjyrve: politike, fetare, fetaro-pilitike, karrieriste, tradhëare e hajdute. Zemra e tij ndali tik-taket e saj më 24.10.2010.
Ishim miqë të zemrave shqiptare edhe pse asnjëherë nuk ishim parë. E kishim ndjerë njèri-tjetrin që nga kazamatet serbo-sllavo-maqedone.
Bisedonim shpesh për shumë gjëra.Nuk di pse më besonte aq shumë dhe mi tregonte edhe imtësitë e jetës. Sigurisht se njerzit e fjalës dhe besës gjenden edhe larg hapsirave gjeografike të atdheut. Ne i besinim njëri-tjetrit. Ne sëbashku bënim një vuajte sa një mal.
Ishte viti 2010 kur unë u diagnostifikova me kancer. Shpresat ishin të pakta për jeten andaj i shkrova këngë vetes. Kjo strofë e këngës, mikun tim e paska inspiru për poezi, me ngritje zëri që të respektohen njerzit e sakrificë e posaqërisht ata që kishin bërë emër në art e fusha tjera:


" Lamtumirë moj botë e çartun 
Lamtumirë o atdhe i dashtun, 
Unë jam nis me shkue atje, 
Ku njerzit shuhen e bahen dhe."


Këto vargje e preken në shpirt mikun tim Ferit Ramadanin alias Gjakush Tanen, por ai edhe ishte i prekur me gjendjen time të mjerë edhe para diagnostifikimit. Çdo ditë flisnim dhe çdo ditë bënim plane se çka duhet bërë në të mirën e atdheut edhe pse skishim në dorë asgjë.
Ai ma dinte edhe gjendjen time materiale, mendore dhe shëndetsore, mu ashtu si ia disha edhe unë atij. Me marrjen e lajmit për shëndetin tim, dhe me ndëgjimin e këngës në Youtube, të cilën këngë ia këndoja vetëvetes, (ishte hera e parë që dikush i këndonte dhe vajtonte veten), Ferit Ramadani, alias Gjakush Tana, i prekur në atë shpirtin e Tij të ndjeshëm, ma kishte shkruar këtë poezi, që rastësisht ma dergoi mikja poete Miradije Avdullahu që jeton e vepron në Itali.
Që nga fillimi e deri në fund të leximit, por edhe pas leximit, unë qava e qava, njëherit kujtoja mikun tim që vetëm gjashtë muaj nga poezia, iku pa lamtumirë, që na preku të gjithëve, sidomos ata që e njihnin Ferdtin dhe vlerat e tij njerzore.
Ferit i dashur! Tani që kaluan pesë vite të rënda shëndetsore, dhe pesë vite e tëhu nga poezia e shkruar për mua dhe pesë vite nga vdekja e Yte, shumë gjëra ndryshuan. Më njerzit nuk janë si ishin. Humbi atdhedashuria të cilen Feriti e kishte sa Sharri, humbi njerzorja, humanizmi, ska më Betim të Hipktatit por betim të leukut, varfria dhe milionerët në ngritje....dhe natyrisht o vlla, se vaji i atdheut tonë të mbjellur me varre, nuk ka të ndalur.
E di që shpejt do të takohemi atje në qiellin e Arbërit. Ardhja te ajo ditë e ka ngritë shpejtësinë. Atje sdo të kemi njerz xheloz, sdo të ndeshemi me tradhtarë e spiuj...Atje do ti kemi këngët tona dhe poezitë tona. Dhe, natyrisht miku im, se do të qëndrojmë besnikrisht mbi qiellin e Arbërit, tokë kjo që na e dhuroi vetë Zoti.
Të falemnderit miku im për poezinë, për pasthënjen e librit „Me grykë pushke këndon Kosova“, të falemnderit që të pata mik dhe që bëre trase për të kujtuar.
Njerzit si ti duhet ti kujton edhe atdheu. Por, njëherë spo ka kohë.



24-26.10.2015- Düren

Kjo është poezia që miku im ma dhuroi sa ishte gjallë. Ai kerkonte të më shpallin hero. Ai i besonte realitetit dhe nuk e dinte se me u shpall hero duhet të bëhesh milioner duke plaçkitur atdheun.

FERIT RAMADANI

AGIM GASHI - YLLI I KENGES ZBEHET....
2010-04-25 në orën 10:35.MD
YLLI I KENGES ZBEHET....


( I kushtohet rapsodit Agim Gashi ! Ai me vlerat dhe me kontributin qe dha, pa dilema duhet te shpallet hero.Dhe institucionet e R.Shqiperisë dhe R.KOsoves, duhet te sanksionojnë gjendjen e tij . Ndersa ne, te nderuar miq te krijimtarisë, pas kesaj poezie, duhet t'ua drejtojme shkresat ! Nderime! )

" Lamtumirë moj botë e çartun 
Lamtumirë o atdhe i dashtun, 
Unë jam nis me shkue atje, 
Ku njerzit shuhen e bahen dhe."


Shqiptarë ! 
Ju që keni qëndrimin, nderin dhe besën 
Mblidheni !


Ylli i këngës, i vargut dhe veprimit zbehet 
në rënkime lëshon thirravajë se s'ka shendet 
atje ku e kërkoi, pa shpresa kthehet dhe përballet 
me Antologjine e vetmisë në mërgimin e keq !


Ejani këtu bashkë me mua të nisim 
një hap për shpresën dhe mirësinë... 
Le të shkojë deri atje zëri i arsyes 
Ku kuvendojnë e marrin vendime kuvendarët 
të shpallin hero të përjetshëm këtë martir !


Le të bijnë në mendime ata që qeverisin 
se krijuesit janë të pasur në shpirt 
se kursejnë kurrë veten, peër të arritur mirëqenia 
atje ku qeverisin ata që harrojnë 
se duhet dëgjuar ata që kanë nevojë !


Shqiptarë ! 
Ejani sëbashku të krijojmë mirëkuptimin 
ashtu si ai që krijonte këngën e na shpalonte magjinë 
te bleronte guximi dhe shpresa për qëndresë 
të krijojmë forcën e fitores që mundet 
ti falë buzëqeshje se jemi me të !


Në ballë të kolonave ke qenë e do të mbetesh 
Agim Gashi i këngës që krijoj kushtrim, 
Aty ku jehonte ai zë i artë i juaji 
errësira ishte pa kuptim! 
Me ty serish jemi në perballim të betejës 
Të presim fitues të dalish në garë 
Agim Gashi martir i kënges dhe shpresës 
nuk ka vdekje për hero legjendar....!
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi