Elida Buçpapaj - Meditime në 10 vjetorin e Misionit Katolik NënëTereza Aarau (Fotoreportazh) Nga Elida Buçpapaj
Faqja 1 e 1
Elida Buçpapaj - Meditime në 10 vjetorin e Misionit Katolik NënëTereza Aarau (Fotoreportazh) Nga Elida Buçpapaj
Meditime në 10 vjetorin e Misionit Katolik NënëTereza Aarau (Fotoreportazh) Nga Elida Buçpapaj
Në Kishën e Shën Pjetrit dhe Palit në Aarau u kremtua për tri ditë rresht dhjetëvjetori i Misionit Katolik Shqiptar “Nënë Tereza”. Pati mesha, predikime, rrëfime e festime ku nderoi me praninë e tij edhe ipeshkvi i Kosovës Imzot Dodë Gjergji. I pranishëm në kremtime ishte edhe dr. don. Robert Kola, që është edhe ligjërues në Insitutin Filozofiko-Teologjik në Shkodër si dhe plot miq të tjerë, ndërkohë që mikpriti Don Pren Kola, njeri i dijes dhe kulturës.
Emra si Bogdani e Fishta përfaqësues të Kleri katolik Shqiptar identifikohen me kombin
Kleri katolik shqiptar është gur themeli i atdhedashurisë. Le të përmendim këtu Pjetër Bogdanin që ndërkohë është figura më e shquar e letërsisë së vjetër shqiptare. Pjetër Bogdani përfaqëson jo vetëm klerikun e lartë, por dijetarin dhe luftëtarin e paepur. Në gjurmët e tij ka ecur Kisha Katolike shqiptare, me përfaqësues gjigandë të mendimit me të cilët identifikohet kombi. Si poeti kombëtar At Gjergj Fishta apo Ndre Mjeda. Për këtë arsye Kisha Katolike shqiptare u masakrua nga diktatura, por duke patur themele të forta, ajo mbijetoi dhe mbi këto themele vijon rrugën e shtruar prej të parëve të saj.
Ishte një e papritur shumë impresionuese mesha e së djelës, për ne si gazetarë, një traditë e komunitetit shqiptar katolik që është pjesë integrale e komunitetit shqiptar në Zvicër. Na bëri përshtypje sepse diaspora shqiptare këtu në Konfederatën Helvetike prej disa kohësh është në kaos të plotë. Këtë kaos e ka mbjellë politika e vendeve nga shqiptarët e kanë prejardhjen e tyre. Sot nëpër shoqatëzat e mjera, krijuar prej partive nuk shkojnë as disa dhjetra vetë, ndërsa në meshën e së djelës ishin të paktën një mijë shqiptarë. Por disa miq me të cilët biseduam na treguan se në tre misionet katolike shqiptare me qendër në Argau, Lucernë dhe San Galen organizohen takime me pjesmarrje që shkojnë mbi tri mijë vetë. E megjithatë salla e madhe e Kishës së bukur të Shën Pjetrit e Palit ishte e mbushur plot, nuk kishte asnjë vend të lirë, e populluar nga familje, të rinj e të reja, fëmijë e deri edhe foshnje, të qarat e tyre e zbukuronin meshën e ngjanin si improvizime në violinë të Paganinit. Ishte një meshë shqiptare në një kishë zvicerane dhe publiku ishte po aq dinjitoz dhe europian sa edhe ai zviceran. Të gjithë të veshur bukur, me dinjitet e respekt ndaj njëri-tjetrit e respekt ndaj fjalës të Zotit.
Këto mbledhje masive për komunitetin shqiptar dikur ishin diçka e zakonshme. Për shembull kur në Zvicër vinte Rugova. Ne kemi qenë dëshmitarë. Në kishën e Luzernës për shembull mblidheshin bashkë katolikë, myslimanë e ateistë por të gjithë mbështetës të Rugovës dhe çështjes kombëtare. Sot absolutisht jo. Për faj të LDK-së në Prishtinë e Zvicër dhe pushtetit politik në Kosovë të Hashim Thaçit. “Ne ishim bashkë atëherë, na tha një shoqërues, por mjerisht pas shpalljes të pavarësisë, në vend se me u bashku ma tepër, partitë e përçanë krejt komunitetin e shqiptarëve.”Kjo është e vërteta e hidhur që e fshehin mediat e financuara nga politika. Ndërsa komuniteti katolik në Zvicër është i mirëorganizuar dhe mikpritës. Që në ftesën e kremtimeve, Misioni Nënë Tereza i ftonte të gjithë shqiptarët që të merrnin pjesë, pa asnjë dallim fetar, krahinor apo politik sepse shqiptarët janë dalluar për bashkjetesë. Për atë që At Gjergj Fishta thoshte: Vërtetë ne kemë Bajram e Pashkë, por Shqiptarinë e kena bashkë. Meshën solemne të së djelës e mbajti ipeshkvi i Kosovës imzot Dodë Gjergji. Ai duke iu referuar figurës së ndritur të Nënë Terezës bëri thirrje për sa më tepër dashuri midis shoqi-shoqit, për sa më tepër solidaritet e përkrahje ndaj njerëzve në nevojë. Ai i falenderoi të pranishmit për kontributin që kishin dhënë në ndërtimin e Katedrales të Nënë Terezës në Prishtinë. “Pa ndihmën tuaj ajo Katedrale e bukur nuk do të ngrihej dot”, tha imzot Dodë Gjergji. “Por që të përfundojë plotësisht, ne kemi nevojë përsëri për ndihmën tuaj”, shtoi ai.
Katedralja e Nënë Terezës në Prishtinë
Guri i themelit i Katedrales të Nënë Terezës u vu nga dy njerëz të mëdhenj, njëri mysliman e tjetri katolik, njëri Ibrahim Rugova e tjetri ipeshkv Imzot Mark Sopi, që ikën në Amshim gati njëkohshëm dhe ia lanë popullit të Kosovës amenetin për Katedralen. Unë kisha besuar se Katedralja Nënë Tereza në Prishtinë do të ngrihej sa hap e mbyllë sytë për ta venë në vend amanetin e dy burrave të ndritur të kombit shqiptar dhe se do të ishte Katedralja më e bukur e botës, pasi ka një emrin e ndritur të Nënë Terezës, nënës së gjithë njerëzimit dhe posaçërisht ne shqiptarëve. Po ashtu për nder të Ibrahim Rugovës që ia ka dedikuar veprën e jetës Pjetër Bogdanit, unë kisha pritur që shpejt do të ndërtohej edhe Katedralja e Pjetër Bogdanit. Gjithmonë jam mahnitur nga vendet e kultit, për nga mrekullia e veprave të artit, ku zakonisht në ato më me famë botërore kanë punuar artistët gjenialë të Rilindjes, por që ndërtimi i tyre i dedikohet kontributit të njeriut.
Kur shkuam në meshë të djelën, menduam gabimisht se do të mbahej në Kishën apo Katedralen e Nënë Terezës në Aarau, pra në një objekt kulti që do të ishte ndërtuar me kontributin dhe do të ishte në pronësinë e komunitetit të katolikëve dhe gjithë komunitetit të shqiptar në Zvicër. U gabuam.
Kisha Zoja e Shkodrës në New York model frymëzimi
Kishim parasysh Kishën “Zoja e Shkodrës” në New York e inaguruar në vitin 1999. Rastisëm atje në kohën kur nuk kishte përfunduar ende së ndërtuari dhe vijohej të mblidheshin kontribute që pastaj afishoheshin të gjitha në mur. Më ka mbetur e pashlyer nga kujtesa ajo listë me emra shqiptarësh kontributi i të cilëve bëhej publik, nga shumë të mëdha në miliona, qindra mijë, por edhe në disa mijë apo vetëm disa qindra, sipas mundësive. Edhe Misioni Nënë Tereza në Aarau meritonte të kishte Kishën e Nënë Terezës, që të ishte po aq madhështore bile edhe më madhështore se Kisha e Shën Pjetrit dhe Palit.
Varësja me Shën Mërinë dhuratë e Nënë Terezës
Ndërsa ipeshkvi i Kosovës mbante meshën duke iu referuar figurës të ndritur të Nënë Terezës, unë mbaja në qafë të varur në një varëse të thjeshtë, një Shën Mëri të vogël dhuruar prej Nënë Terezës në vitin 1992. Sa tallaze kemi patur në jetë, kemi lëvizur, vendosur e zhvendosur e kjo Shën Mëri ka mbetur përherë me mua dhe me ne, familjen tonë ashtu si bekimin që na e dha Nënë Tereza. Ishte bekim i saj dhe një premtimi jonë në heshtje për të ndjekur rrugën e Zotit, jo si praktikantë të devotshëm, por si qytetarë të devotshëm.
Kur hymë në sallë, ne dy myslimanë jo praktikantë, që kur kemi nevojë i falemi Zotit edhe në kishëzën e qytezës ku jetojmë këtu në Zvicër, na ftuan në rreshtin e parë nga ku e ndoqëm me vëmendje dhe përkushtim të gjithë procesionin e meshës.
Në jetën tonë si gazetarë, kemi shënuar si ngjarje takimin me Nënë Terezën, Papa Gjon Pali II dhe Ibrahim Rugovën. Dëshirojmë të takohemi edhe me Papa Françeskun sepse të dy me Papa Vojtilën i kanë dalë në krah njerëzimit.
Çelësi i suksesit
Duke marrë trenin e kthimit për në shtëpi e gjetëm lehtë çelësin e suksesit se përse komuniteti i katolikëve shqiptarë është aq mirë i organizuar në Zvicër. Tradicionalisht Kisha Katolike shqiptare është identifikuar me njerëzit e dijes e të kulturës, vepra e të cilëve është monument identifikues me vetë kombin. Prej kohës të Budit e Bogdanit, përfaqësuesit e Kishës Katolike shqiptare kanë studiuar në Universitetet më të mira të Europës, ata janë filozofë, gjuhëtarë, shkrimtarë e poetë, janë Etërit e kombit e jo pashallarë, agallarë e feudalë siç janë sot politikanët shqiptarë që e kanë kthyer në kaos dhe krizë të mosbesimit gjithë tokën shqiptare. Do të ishte mrekulli që edhe për fenë myslimane të kishte shkolla dhe Universitete që formimi i përfaqësuesve fetarë myslimanë të bëhej në Europë.
Koha e riorganizimit të diasporës
Kremtimi i 10 vjetorit të Misionit katolik shqiptar Nënë Tereza në Aarau na kujtoi se ka ardhur koha e riorganizimit të diasporës shqiptare në Zvicër. Misionarët fetarë shqiptarë të klerit katolik e atij mysliman këtu duhet të gjejnë mënyra për të bashkuar shqiptarët, jo si unitete fetare, sepse ushtrimi i fesë është diçka shpirtërore dhe individuale, por duhet të luajnë rolin si katalizatorë me besueshmëri për unifikimit e diasporës shqiptare, e cila duhet të përfaqësohet nga shqiptarët më të denjë larg kotonacioneve politike të partive të vendeve nga vijnë.
Nuk na duhen partitë në diasporë sepse atë kaos që kanë mbjellë në Kosovë, Maqedoni e Shqipëri, atë kaos e trishtim, e përçarje e kanë mbjellë edhe në diasporën shqiptare në Zvicër.
Komuniteti i shqiptarëve këtu duhet të ketë përfaqësuesit e vet si pjesë e faktorit politik zviceran dhe që të kemi sukses duhet të jemi të bashkuar. Kontributi i Kosovës, Maqedonisë e Shqipërisë është i mirëpritur në mbështetje të shkollave të gjuhës shqipe, edukimit, afirmimit të vlerave dhe aktiviteteve kulturore, në mos me mjete financiare, sepse Kosova mbijeton me remitancat e komunitetit shqiptar të Zvicrës, por të paktën duke kërkuar bashkëpunimin dhe mbështetjen e shtetit zviceran i cili është vetë i interesuar që komuniteti shqiptar të jetë i mirëorganizuar.
Dhe ka plot shpresë për ditë të mira, sepse diaspora shqiptare e Zvicrës ka ditur të jetë bashkë, kompakte dhe e mirëorganizuar në kohë kritike, pushtimi e jo tani që historia ka kthyer fletën e saj në favorin e shqiptarëve.
Dhe këtë optimizëm të argumentuar na e solli pikërisht organizimi dhe përkushtimi i kremtimit të dhjetë vjetorit të Misionit katolik shqiptar Nënë Tereza në Aarau, me një një format sa Europian e Perëndimor, aq edhe tradicional, kombëtar e shqiptar!
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» ELIDA BUÇPAPAJ dhe SKËNDER BUÇPAPAJ:NJË FTESË NGA BERNA - APES I MIKPRITUR NGA KANCELIERJA KAZANOVA
» ELIDA BUÇPAPAJ:4 BILL & HILL
» Çerkin Bytyçi: U botua monografia kushtuar Misionit Katolik Shqiptar
» ELIDA BUÇPAPAJ:
» Poezi nga Elida BUÇPAPAJ
» ELIDA BUÇPAPAJ:4 BILL & HILL
» Çerkin Bytyçi: U botua monografia kushtuar Misionit Katolik Shqiptar
» ELIDA BUÇPAPAJ:
» Poezi nga Elida BUÇPAPAJ
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi