Sejdiu: Kuptojeni se Kosova nuk është nën juridiksionin e Serbisë!

Nefail Maliqi e Fidan Morina
Ish-kryeministrit Çeku katër ditë burg
Prishtinë, 24 qershor
Po ndikon
“Ende po ndikon veprimi i Serbisë si bazë e atyre shteteve që e bëjnë një gjë të tillë”, ka theksuar eksperti Ramiqi, duke shtuar se arrestimi i z Çeku paraqet imazh të keq të Kosovës para opinionit botërorë.
Ministria e Punëve të Jashtme pohon se ish-kryeministri Agim, për lirimin e të cilit është angazhuar, më së largu të enjten (sot) do të jetë në Prishtinë.
Të gjitha institucionet e Kosovës kanë reaguar të mërkurën për arrestimin e ish-kryeministri të Kosovës Agim Çekut, të martën në mbrëmje nga autoritetet e Bullgarisë në vendkalimin mes Bullgarisë dhe Maqedonisë, në bazë të një urdhërarresti të Serbisë, i cili është lëshuar në vitin 2002. Autoritetet e Kosovës i kanë kërkuar Bullgarisë drejtpërdrejt dhe nëpërmjet kanaleve diplomatike, lirimin e ish-kryeministrit.
Sipas presidentit të vendit, Fatmir Sejdiut, fletarrestet e Serbisë nuk mund të vlejnë për shtetasit e Kosovës. Ai tha se Kosova nuk është nën juridiksionin e Serbisë. “Të gjitha vendet e botës duhet ta kuptojnë se Kosova më nuk është nën juridiksionin e Serbisë dhe ata nuk mund të bëjnë ndalime të tilla me kërkesë të Serbisë”, tha presidenti i vendit Fatmir Sejdiu. Ndërkaq zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme, Albana Beqiri, tha për “Botën sot” se në momentin që Ministria e Jashtme është informuar dhe e ka marrë lajmin e arrestimit të z Çekut në Bullgari, menjëherë ka vendosur kontaktet e para me Ambasadën e Bullgarisë. “Vazhdimisht kemi qenë në kontakte, kemi shfrytëzuar të gjitha kanalet diplomatike që ky rast të zgjidhet sa më shpejtë”, tha zëdhënësja Beqiri. Ajo shtoi se më së largëti z. Çeku deri të enjten do të lirohet dhe do të vjen në Kosovë. Ndërkohë, Gëzim Kasapolli, zëdhënës i PSD-së, tha se Agim Çeku është arrestuar mbi bazën e një fletarresti të një Interpoli, i cili është paraqitur nga autoritetet e Serbisë dhe, i cili është përtërirë më datën 9 maj të cilin autoritetet e Bullgarisë e kanë aplikuar kundër z. Çekut. Sipas tij të gjitha institucionet e Kosovës duke përfshirë edhe ambasadat në Prishtinë janë angazhuar që Çeku të lirohet sa më shpejt që është e mundur.
Interpoli e ka hequr nga lista e personave të kërkuar ish-kryeministrin e Kosovës Agim Çekun, ndonëse Serbia ende e akuzon atë për krime lufte, i ka deklaruar të paktën tri herë gazetës sonë "Bota sot" policia ndërkombëtare. Siç dihet, Interpoli e përfshiu emrin e Agim Çekut me kërkesë të Serbisë, por e rishikoi rastin pasi z. Çeku u zgjodh kryeministër i Kosovës. Nga Interpoli po ashtu na është deklaruar se kjo organizatë policore ndërkombëtare, e cila ka bashkëpunim të ngushtë edhe me policinë e BE-së (EULEX), ka informuar vendet anëtare dhe misionin e UNMIK-ut në Kosovë se Çeku është hequr nga lista.". Arrestimi dhe lirimi i katërt me radhë i ish-kryeministrit të Kosovës, z. Agim Çekut, kryetar aktual i PSDK-së ka pasur jehonë të madhe si në mediat tona nacionale ashtu edhe në ato ndërkombëtare. Në njoftimin e Asociated Press, AFP-së, pastaj agjencisë zvicerane ATS/SDA thuhet se ish-kryeministri kosovar, gjeneral Agim Çeku, edhe pas disa arrestimeve (Slloveni-2003, Hungari-3004, Kolumbi më 7 maj të këtij viti dhe tash së fundi në Bullgari) ai lirohet. L'EXPRESS i Francës sot duke njoftuar për arrestimin e ri në Bullgari, sipas një mandati të Serbisë, e cila e quan si "mandat ndërkombëtar" ka nënvizuar se këto dështime të Serbisë për ta mbajtur të lidhur liderin e PSDK-së Agim Çekun tregon qartë jo vetëm pafajësinë e gjeneralit Çeku gjatë luftës si komandat i dy ushtrive (kroate dhe UÇK-së) por edhe për rolin e tij pas çlirimit të Kosovës.
Derisa ish-kryeministri i Kosovës, Agim Çeku, ende po mbahet nga policia e Bullgarisë, ish-ministri i Jashtëm bullgar, Solomon Pasi, ka theksuar se Çeku vizitonte Bullgarinë me ftesën e tij. "Unë kam krijuar kontakte të përhershme me Agim Çekun, me të cilin kemi këmbyer vizita. Ne jemi duke punuar në dy drejtime kryesore - në integrimin e Kosovës në strukturat euroatlantike dhe në veçanti në formimin e Klubit të Atlantikut", ka thënë ish-ministri i jashtëm i Bullgarisë Solomon Pasi. “Agim Çeku është arrestuar në Geshevo, kur ka hyrë në Bullgari, në bazë të një kërkese të Interpolit”, ka thënë zëdhënësja e Ministrisë së Brendshme të Bullgarisë, Diana Jankulova, duke shtuar se një gjykatë bullgare, gjatë ditëve të ardhshme, do ta shqyrtojë rastin e tij. Kryetari i Partisë Socialdemokrate të Kosovës dhe ish-kryeministri i Kosovës, Agim Çeku, është ndaluar të mërkurën nga autoritetet e Bullgarisë në vendkalimin kufitar midis Maqedonisë dhe Bullgarisë, derisa ishte duke udhëtuar për të marrë pjesë në një takim me zv.ministrin e Punëve të Jashtme të Bullgarisë, Kucuko, dhe drejtorin e Klubit të Atlantikut të Bullgarisë,Solomon Pasi. Ndalesa e Çekut është bërë në bazë të fletarrestit të lëshuar nga Interpoli i Serbisë, i përtërirë mëdatën 9 maj të këtij viti.
Çeku është ndaluar edhe disa herë më parë me fletarrest të lëshuara nga Serbia, por asnjëherë nuk iu është dorëzuar autoriteteve serbe.
Ndërkaq Fuad Ramiqi, ekspert i sigurisë,tha se shtetet që e kanë njohur Kosovën bëjnë veprime të tilla. “Ende po ndikon veprimi i Serbisë si bazë e atyre shteteve që e bëjnë një gjë të tillë”, ka theksuar eksperti Ramiqi, duke shtuar se arrestimi i z Çeku paraqet imazh të keq të Kosovës para opinionit botërorë. Arrestimi i tij është bërë se shtetet që janë pjesë e Interpolit i zbatojnë marrëveshjet që i kanë pasur dhe aktakuzat që janë ngritur ndaj njerëzve që ata i hulumtojnë dhe ky arrestim, sipas Ramiqit, e ka edhe peshën politike për shkak të ndikimit edhe lidhjet që i ka Serbia me shtetet e rajonit.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Bullgaria ia ka zgjatur paraburgimin ish kryeministrit Agim Çeku deri të shtunën
| ||
|
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Re: Sejdiu: Kuptojeni se Kosova nuk është nën juridiksionin e Serbisë!
Unë them se uljen e vlerave të UÇK-së po ja ulin vetë shqiptarët me mos angazhimin e tyre të mjaftueshë tek BN, dhe duke mos reaguar me kohë ndaj propogandës serbe dhe miqëve të tyre. Ne më tepër jemi angazhuar si të pasurohemi e të ndërtojmë pallate, si ta marrim pushtetin pa zgjedhë mjete, si të vjedhim dosje të kriminelëve e vrasësve e jo të kujdesemi ndaj invallidëve, ndaj atyre që mbeten pa shtëpia e pa gjymtyrët e trupit.
Ishalla mbushemi mend dhe e hudhim urrejtjen ndaj njëri tjetrit.
Ishalla mbushemi mend dhe e hudhim urrejtjen ndaj njëri tjetrit.
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Çeku pritet të lirohet nesër
Çeku pritet të lirohet nesër
Bota sot
Kreu i Partisë Social-Demokrate u arrestua të martën, në kufirin maqedono-bullgar, nga policia kufitare e Bullgarisë, në bazë të një fletarrestimi ndërkombëtar, të lëshuar nga autoritetet serbe.
Ish-kryeministri i Kosovës, Agim Çeku.
Serbia nuk ka anuluar ende as fletarrestimin ndaj kryeministrit Hashim Thaçi, i cili po ashtu ishte arrestuar, vite më parë, në Hungari, derisa ishte vetëm kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës.
Sofje - Prokuroria bullgare thotë se ish kryeministri i Kosovës, Agim Çeku, do të qëndrojë në paraburgim edhe për 72 orë në Bullgari, përpara se Sofja të vendosë për ekstradimin apo lirimin e tij.
Kreu i Partisë Social-Demokrate u arrestua të martën, në kufirin maqedono-bullgar, nga policia kufitare e Bullgarisë, në bazë të një fletarrestimi ndërkombëtar, të lëshuar nga autoritetet serbe. Ai ngarkohet me akuza për krime lufte.
Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme i Bullgarisë, Dragovest Goranev, i tha Radios Evropa e Lirë se do të ndiqen procedurat e rregullta dhe se Gjykata e Drejtësisë do të vendosë.
“Tash, rasti i tij është në duar të Gjykatës së Drejtësisë në Kustendil, sepse postblloku në të cilin ka hyrë Çeku në Bullgari, është nën juridiksionin e kësaj gjykate. Vendimi mund të merret deri brenda 72 orësh, ose edhe më herët”, tha Goranev.
Vendimi, sipas Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës, e cila po mban kontakte në lidhje me këtë rast me autoritetet bullgare, do të merret më herët. Zëdhënësja e kësaj ministrie, Albana Beqiri, thotë se më së largu nesër, zoti Çeku do të jetë në Kosovë.
“Nga informatat e fundit që ka Ministria e Punëve të Jashtme, shpresojmë se deri nesër zoti Çeku do të kthehet në Kosovë”, tha ajo.
Ministria serbe e Drejtësisë thuhet se u ka nisur kërkesë zyrtare autoriteteve bullgare për ekstradimin e zotit Çeku. Por, Albana Beqiri përjashton mundësinë e ekstradimit.
“Jo, nuk ekziston, absolutisht. Absolutisht, jo. Më së largu nesër, ai është në Kosovë”, tha Beqiri.
Interpoli serb ka lëshuar disa fletarrestime për liderët kosovarë, nën akuzat për krime lufte gjatë konfliktit 1998/99. Ato cilësohen të pavlefshme për institucionet e Kosovës, por jo edhe për policitë ndërkombëtare.
“Fatkeqësisht, ky fletarrestim është valid për autoritetet policore në tërë botën. Kjo është arsyeja pse u arrestua zoti Çeku”, thotë zëdhënësi i MPJ-së bullgare, Dragovest Goranev.
Është hera e katërt që zoti Çeku arrestohet në bazë të fletarrestimeve të lëshuara nga Interpoli serb. Së fundi, i ai u ndalua në Kolumbi, në të cilin vend pas dëbimit, nuk ka të drejtë të kthehet për dhjetë vjet me radhë.
Ka qenë ky rast ai që pati nxitur ministrin e Punëve të Brendshme, Zenun Pajaziti, të kërkojë nga Interpoli që t’i shpërfillë fletarrestimet e lëshuara nga Serbia. Ministri Pajaziti thotë ta ketë marrë këtë përgjigje nga Interpoli.
“Më ka ardhur një përgjigje nga Interpoli. Ata kanë thënë se kanë në konsideratë shqetësimet tona për rastet. Por, letra kryesisht ka qenë për rastin e zotit Çeku. Ata kanë sugjeruar që zoti Çeku personalisht duhet të interesohet në këtë drejtim, d.m.th. t’i drejtohet kësaj organizate”.
“Unë përgjigjen ia kam përcjellë zotit Çeku dhe i kam ofruar mbështetjen tonë për sa i përket udhëtimit të tij, duke i kërkuar që para udhëtimeve të kërkojë mbështetjen tonë, në mënyrë që ne të komunikojmë me shtetet ku ai do të udhëtojë”, tha Pajaziti.
Ndërkohë, vetë Interpoli, në faqen e tij të internetit, shkruan se nuk mund t’i anulojë fletarrestimet e lëshuara nga interpolet e caktuara shtetërore, sepse këtë duhet ta bëjnë vetë shtetet që i lëshojnë ato.

Por, ajo që mund ta mbrojë aktualisht kreun e Qeverisë, është imuniteti, që, sipas ligjit ndërkombëtar, u jepet krerëve shtetërorë. Të njëjtin imunitet e ka pasur edhe Agim Çeku sa ka qenë kryeministër, por pas kthimit në jetën civile, është aktivizuar sërish fletarrestimi ndaj tij.
Ministri Pajaziti mendon se ky problem do të evitohet vetëm atëherë kur Kosova të anëtarësohet në Interpol. Aktualisht, mekanizmi i vetëm që bashkëpunon me Interpolin, është UNMIK-u, e jo institucionet e Kosovës. Kjo për shkak se jo të gjithë anëtarët e kësaj organizate policore e njohin shtetin e pavarur të Kosovës.
Ndërkohë, zëdhënësi i partisë së ish kryeministrit Çeku, Gëzim Kasapolli, thotë se Ministria e Jashtme Bullgare është duke bërë përpjekje së bashku me atë të Brendshmen që ta sqarojnë te Interpoli se fletarresti është i karakterit politik. Në këtë ngjarje janë angazhuar edhe Ministria e Jashtme dhe ajo e Brendshme e Kosovës si dhe autoritet më të larta të vendit, tha zëdhënësi Kasapolli.
“Agim Çeku është arrestuar në Geshevo, kur ai ka hyrë në Bullgari, në bazë të një kërkese të Interpolit”, ka thënë zëdhënësja e Ministrisë së Brendshme bullgare, Diana Jankulova, duke shtuar se një gjykatë bullgare, gjatë ditëve të ardhshme, do ta shqyrtoj rastin e tij, njofton Radio Evropa e Lirë dhe citon kryeprokurorin bullgar, Nikollaj Kokinov, të ketë thënë se “Agim Çeku do të mbahet i arrestuar për 72 orë, nga e mërkura”.
Ndryshe, kryetari i Partisë Social Demokrate të Kosovës dhe ish kryeministri i Kosovës, Agim Çeku, është ndaluar mbrëmë nga autoritetet e Bullgarisë në vendkalimin kufitar midis Maqedonisë dhe Bullgarisë, derisa ishte duke udhëtuar për të marrë pjesë në një takim me zv/ministrin e Punëve të Jashtme të Bullgarisë, Kucuko dhe drejtorin e klubit të Atlantikut të Bullgarisë Solomon Pasi.
Ndalesa e Çekut është bërë në bazë të fletarrestit të lëshuar nga Interpoli i Serbisë, i përtërirë me datën 9 maj të këtij viti. Ish kryeministri Çeku pritet brenda orësh të lirohet.
Në orët e mbrëmjes të së martës burime të Radiotelevizionit të Kosovës, kanë bërë të ditur se Ministria e Punëve të Jashtëmve të Bullgarisë ka kërkuar që të mos publikohet lajmi në mënyrë që të mos politizohet kjo ngjarje, dhe kanë shtuar se pas procedurave kryetari i Partisë Social Demokrate shumë shpejt do të lirohet.
Ndërkohë, nënkryetari i Qeverisë dhe ministri i Brendshëm i Serbisë, Ivica Daçiq, duke komentuar arrestimin e Çekut, ka thënë se Ministria e Drejtësisë duhet menjëherë të kërkojë ekstradimin e Çekut sepse mund të pasojnë presione politike për lirimin e tij.
Çeku është ndaluar edhe disa herë më parë me fletë-arrest të lëshuara nga Serbia, por asnjëherë nuk iu është dorëzuar autoriteteve serbe.

Similar topics
» Presidentja kroate: Kosova nuk është dhe nuk do të jetë pjesë e Serbisë
» Kosova nis reciprocitetin, bllokon mallrat e Serbisë

» Sejdiu: Kosova është shndërruar në faktor paqeje e stabiliteti në rajon
» Sejdiu: Kosova ka zgjedhur rrugën e progresit, jo të konfrontimeve

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi