Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Faruk TASHOLLI - KUSH THA SE TI IKE KUR IKIN LEJLEKËT

Shko poshtë

Faruk TASHOLLI - KUSH THA SE TI IKE KUR IKIN LEJLEKËT Empty Faruk TASHOLLI - KUSH THA SE TI IKE KUR IKIN LEJLEKËT

Mesazh nga Agim Gashi Thu Nov 05, 2015 1:22 am

Faruk TASHOLLI - KUSH THA SE TI IKE KUR IKIN LEJLEKËT 1517580_695969283755753_1284439633_n

Faruk TASHOLLI

KUSH THA SE TI IKE KUR IKIN LEJLEKËT

Mikut tim poet, Abdullah Thaçit

Më thanë se ti ike kur ikën lejlekët
Vjeshtës nëpër gjethe zog i Dukagjinit,
Kudo që të shkosh kudo që të mbetesh-
Unë të gjej përherë veç anës së Drinit!

Ti del i buzëqeshur nga retë qumështore
Nuk e zgjat dorën por ma bën me sy,
Ca gjuhëza fëmijësh lëpijnë akullore
Te Ura e Gurit kur pres të rri më ty.

Të them nisja këngës se më ka marrë malli
Sa e nxjerr pak zërin të merr n'gji përralla,
Kot ikën Lumbardhit kot fshehesh te mali
Të gjej n'brigje t'Hasit të gjej te Prevalla.

Ti kot e mbyll gojën kot e ndal dhe zërin
Fjalë e tinguj këngësh hyjnë nëpër fletore,
O nuk ke ku shkon se të marr të tërin
Të fus si n'kafaz ndër çanta shkollore.

Bie shi m'i lag faqet rrugëve të Prizrenit
Vjershat sikur fluturat nuk zihen me dorë,
Ti ma sjell lulen nga majë e Lybetenit
Vesuar me vesë shpërthyer nën borë.

Kush tha se ti ike kur ikin lejlekët
Unë nuk pres të kthehesh veç kur vjen pranvera,
Je këtu mes nesh si janë gjithë poetët-
Ndër të gjitha stinët e gjithë motet tjera!



Faruk TASHOLLI - KUSH THA SE TI IKE KUR IKIN LEJLEKËT 12191755_1035657349786943_2302785771190784767_n
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi