Deri ku ka arritur degjenerimi i strukturave të LDK-së – deri në Bruksel Nga Donika Gërvalla-Schwarz
Faqja 1 e 1
Deri ku ka arritur degjenerimi i strukturave të LDK-së – deri në Bruksel Nga Donika Gërvalla-Schwarz
Deri ku ka arritur degjenerimi i strukturave të LDK-së – deri në Bruksel Nga Donika Gërvalla-Schwarz
Po ndaj me Ju një letër drejtuar kolegut tim, kryetar i LDK-së, dega në Belgjikë, i cili më kishte ftuar të marr pjesë si “aktiviste e shquar” në festimin e 25-vjetorit të themelimit të LDK-së në Belgjikë. Pyetjes sime rreth cilësisë në të cilën më fton i përgjigjet se nuk mund të më ftojë si kryetare të LDK-së në Gjermani për aq kohë sa nuk kanë ndryshuar relatat tona me LDK-në në Prishtinë. Duket si një vogëlsi, por dëshmon se deri ku ka shkuar degjenerimi i strukturave të LDK-së nën drejtimin e Isa Mustafës dhe të grupit rreth tij.
Në Kosovë, Berlin, Bruksel dhe tjetërkund tashmë po dihet gjendja e mjerë në të cilën ka rënë LDK-ja. Çdo ditë që kalon humbasim miq dhe përkrahës, humbasin ata që na ndihmuan në ditë të vështira dhe që sot nuk po e kuptojnë pse përfunduam këtu ku jemi, si mundëm të biem nga Presidenti Rugova në Isa Mustafën dhe nga Fehmi Agani në Ismet Beqirin.
Nuk e kuptojnë se ku e lamë dinjitetin dhe urtësinë dhe pse vetëm po zvarritemi. Zvarritje në raport me Serbinë, zvarritje në raport me Brukselin, zvarritje në raport me SHIK-un. Gjuhë të ashpër vetëm ndaj njëri tjetrit. Kosova nuk e meriton këtë kastë politike.
—
I nderuar z. Hajdaj,
faleminderit shumë për ftesën e dërguar për të marrë pjesë në festimin e 25-vjetorit të LDK-së në Belgjikë dhe për të nderuar LDK-në në Gjermani si dhe familjen Gërvalla me nga një mirënjohje. Më çuditi fakti që frika nga reagimet e LDK-së „së re“ në Prishtinë ju ka detyruar të hezitoni të më ftoni si kolegen tuaj, si kryetare legjitime të degës së LDK-së në Gjermani.
Këtë ftesë më duhet ta refuzoj. Refuzimi im për të marrë pjesë në takimin tuaj të sotëm nuk drejtohet personalisht kundër jush, por kundër klimës së frikës dhe shantazhit në LDK, putinizimit të shtuar të partisë sonë nën drejtimin e një kryetari po aq të dobët sa edhe intrigant si Isa Mustafa.
Meqenëse ju, nga mungesa e informacionit ose e guximit nuk keni qëndrim të qartë rreth zgjedhjeve tona të fundit në Gjermani, nuk mund të prisni që ne ta pranojmë këtë qëndrim arbitrar. Në dallim nga zgjedhjet e bëra në Kosovë, të organizuara pikërisht nga personat që përpiqen të kontestojnë legjitimitetin e zgjedhjeve në Gjermani, zgjedhjet tona janë kryer me përpikmëri „gjermane“ duke respektuar të gjitha normat statutare të LDK-së. Personalisht më vjen keq që me Ju po ndërpritet një përvojë e gjatë e bashkëpunimit dhe koordinimit të veprimtarisë mes LDK-së në Gjermani dhe asaj në Belgjikë.
Do të ishte shkelje e vullnetit të votuesve tanë, injorim i përkrahjes tejet masive për kryesinë e LDK-së në Gjermani brenda anëtarësisë së saj, por edhe në politikën gjermane, nëse në shtetin më të fuqishëm evropian dhe njëkohësisht më të rëndësishmin për Kosovën, do të injoronim normat dhe parimet e LDK-së nga frika ndaj së vërtetës, ndaj masave ndëshkuese dhe do të heshtnim për metodat tejet jodemokratike të Isa Mustafës, ashtu siç fatkeqësisht paskeni vendosur të veproni Ju.
Statuti i LDK-së gjatë zgjedhjeve të fundit në LDK nuk është shkelur në Gjermani por në Prishtinë, në Podujevë, në Gjilan dhe shumë degë të tjera të LDK-së në Kosovë. Këtë gje e dini Ju, e dinë anëtarët e LDK-së kudo që janë, e di opinioni publik. Deri tani nuk kam lexuar askund të keni ngritur zërin kundër këtyre shkeljeve.
Nëse gjatë viteve të rënda nëpër të cilat ka kaluar Kosova, LDK-ja – edhe ajo në Gjermani – nuk do të kishte treguar guximin dhe përkushtimin e saj për të luftuar për dinjitet dhe drejtësi, atëherë Kosova nuk do të kishte mundur të çlirohej nga Serbia.
Ndiej një respekt të pakufishëm për bashkëveprimtarët e guximshëm të LDK-së në Belgjikë, të cilët dhanë një kontribut tepër të rëndësishëm për Kosovën, edhe pse Dega në Belgjikë ishte në numër shumë të vogël sesa LDK-ja në Gjermani, e cila numëronte dhjetëra mijëra anëtarë. Ndihem shumë e nderuar që kam pasur privilegjin të bashkëpunoj gjatë atyre viteve me Gani Azemi, Smajl Bytyqin, Ramadan Gashin dhe shumë të tjerë.
Respektin tim dhe të bashkëmendimtarëve të mi nuk mund të presin ata, të cilët pas gjithë kësaj tradite të LDK-së dhe punës kolosale të bërë, intrigave të funksionarëve politik iu përgjigjen me qëndrime oportuniste dhe „pa kurriz“.
Frikacakët nuk mund të thirren në trashëgiminë e LDK-së dhe të Presidentit Rugova, sepse frika dhe oportunizmi, pranimi i realitetit pa ofruar alternativa për zgjidhje po e shkatërrojnë vendin tonë.
Kredibiliteti im dhe i bashkëmendimtarëve të mi në Berlin, Bruksel, Prishtinë dhe kudo në Kosovë mbetet i pacënuar vetëm nëse qëndrojmë larg takimeve, në të cilat shtrembërohet e vërteta.
Ju dëshiroj një kthim sa më të shpejtë të kurajos civile në shërbim të së vërtetës, të drejtësisë dhe punës serioze për Kosovën. Me këto tipare i kemi impresionuar me vite të tëra miqtë tanë, shumë prej të cilëve i kemi humbur ndërkohë. Këta miq nuk do të mund t’i kthejmë, nëse nuk e braktisim oportunizmin dhe frikën, duke e lënë kështu vendin tonë në kthetrat e krimit dhe korrupsionit.
Të gjithë veprimtarëve të LDK-së në Belgjike iu dëshiroj një jubile dinjitoz dhe iu uroj të mos përkulen, të mbeten besnikë të parimeve dhe karakterit dinjitoz të LDK-së, pa të cilat nuk do të ekzistonte sot Republika e Kosovës.
Juve personalisht ju dëshiroj nga zemra gjithë të mirat!
Juaja,
Donika Gërvalla
Kryetare e LDK-së, Dega në Gjermani
Anëtare e LDK-së që nga viti 1991
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi