Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shtetet e BRICS kundër Kosovës në UNESCO

Shko poshtë

Shtetet e BRICS kundër Kosovës në UNESCO Empty Shtetet e BRICS kundër Kosovës në UNESCO

Mesazh nga Agim Gashi Sun Nov 08, 2015 11:47 pm

Shtetet e BRICS kundër Kosovës në UNESCO


Shtetet e BRICS kundër Kosovës në UNESCO Largea_unesco1446993226


Një ditë para votimit për anëtarësimin e Kosovës në UNESCO, Rusia ka organizuar nënshkrimin e një apeli nga vetë Rusia, por edhe India, Kina, Brazili dhe Afrika e Jugut kundër anëtarësimit të Kosovës në UNESCO.
Në këtë letër të shpërndarë në UNESCO të dielën, shtetet e grupit BRICS (Brazil, Russia, India, China, South Africa) e quajnë Kosovën "i ashtuquajturi shtet" dhe kundërshtojnë anëtarësimin në baza të Rezolutës 1244, duke thënë se vetëm UNMIK ka të drejtë menaxhimi dhe vendimi ekzekutiv për UNESCO.
Letra është tentativë për ndihmë Serbisë pasi që argumenti bazohet në interpretimin serb të Rezolutës 1244. Nën-Sekretari i Shtetit të SHBA-ve, Anthony Blinken, ka deklaruar se anëtarësimi i Kosovës nuk është në kundërshti me asnjë rezolutë të OKB-së dhe se Kosova tashmë është bërë anëtare e disa organizatave, prandaj ky reagim i përbashkët i disa shteteve me rëndësi është në funksion të lobimit përfundimtar në një luftë që tashmë ka marrë primesa të Lindjes kundër Perëndimit.
Kosovën po e përkrahin shumica e shteteve demokratike që qëndrojnë afër BE-së dhe SHBA-ve, ndërsa Serbinë shtetet që e koordinojnë politikën e jashtme me Rusinë.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi