Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Gjykata Kushtetuese suspendon implementimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe

Shko poshtë

Gjykata Kushtetuese suspendon implementimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe Empty Gjykata Kushtetuese suspendon implementimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe

Mesazh nga Agim Gashi Tue Nov 10, 2015 9:15 pm

Gjykata Kushtetuese suspendon implementimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe


Gjykata Kushtetuese suspendon implementimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe Largea_20280940903_b8aa8d8c5b_z-11447178517


Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka vendosur ta pranojë kërkesën e Presidentes për interpretim të marrëveshjes së arritur në Bruksel mes Kosovës dhe Serbisë për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe. Gjykata ka vendosur masë të përkohshme – pezullimin e kësaj marrëveshje deri në marrjen e vendimit përfundimtar nga ana e këtij institucioni.


Ja njoftimi i plotë


Në seancën e mbajtur më 10 nëntor 2015, Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës mbajti këshillime dhe njëherazi miratoi Masë të përkohshme në rastin KO130/15, në kërkesën e paraqitur nga Presidentja e Republikës së Kosovës “Lidhur me vlerësimin e përputhshmërisë së ‘Asociacioni/Bashkësia i komunave me shumicë serbe në Kosovë - Parimet e përgjithshme/Elementet kryesore’ me frymën e Kushtetutës, nenin 3, paragrafin 1 [Barazia para Ligjit], Kapitullin II [Të Drejtat dhe Liritë Themelore] dhe Kapitullin III [Të Drejtat e Komuniteteve dhe Pjesëtarëve të tyre] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës”.
Gjykata Kushtetuese ka nxjerrë dhe ka publikuar Vendimin për Masë të përkohshme, me të cilin suspendon implementimin e çfarëdo veprimeve të mëtejshme ligjore në bazë të këtyre “parimeve të përgjithshme/elementet kryesore” të Asociacionit/Bashkësisë së komunave me shumicë serbe në Kosovë deri në vlerësimin e përputhshmërisë së këtyre Parimeve me Kushtetutën nga ana e Gjykatës Kushtetuese.
Ky Vendim për Masë të përkohshme është pa paragjykim ndaj ndonjë vendimi të mëtejshëm që do të nxirret nga Gjykata për pranueshmërinë apo për meritat e kërkesës.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi