Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Faruk TASHOLLI TI JE KY QIELL JE KY DHÉ

Shko poshtë

Faruk TASHOLLI  TI JE KY QIELL JE KY DHÉ Empty Faruk TASHOLLI TI JE KY QIELL JE KY DHÉ

Mesazh nga Agim Gashi Wed Nov 11, 2015 1:11 pm

Faruk TASHOLLI  TI JE KY QIELL JE KY DHÉ 1517580_695969283755753_1284439633_n



Faruk TASHOLLI

TI JE KY QIELL JE KY DHÉ
Për Osman Dumoshin
Faruk TASHOLLI  TI JE KY QIELL JE KY DHÉ Osman-dumoshi


Ti nuk je ai atje i shkriri në bronz
Ta thërrasësh shiun në verën e thatë

Je heroi i prekshëm që rrin me mua
Në kafenenë u ngushtë me emrin Alo,Alo
Ku brenda një dite të lume
Hyn kërrusur Prishtina e mërzitur
Dhe del e qeshur në buzën tënde

Ti nuk je ai atje i shkriri në bronz
Duke shkundur gjethet e vjeshtës së vonë
Kalorës i kujtesës para Teatrit Kombëtar

Nuk të ngutin thirrjet as duartrokitjet
Të arrish i pari se vetë del e kthehesh
Te caku i kombit

Ti je këtu me mua e frymon atje me Kosovën që derdh
Gjithë këngët e lirisë në zemër të Prishtinës
Për ta gëzuar ditën me diell e paraverë 
Te fundi i kësaj gote që kërkon të mbushet
Përditë dashuri

O heroi urtak që më mban për krahu
Sa e ngrohtë vjen buzëqeshja jote në shi
Ku thëllimi ngrin asfaltin e lagur në nëntor

Prita se më pret kur kthehen dallëndyshet
Nën qiellin me plepa që rigon pranverë
Ti kishe dalë në anën tjetër të bregut
E të vinte keq e të shponte dënesja
Për qepallat e mia të lagura

Ti nuk je ai atje i shkriri në bronz
Je vetë ky qiell je vetë ky dhé 
Në zemrën e galduar të Prishtinës
Vetë kjo jetë je
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi