Suzana Kuqi: Suvenir
Faqja 2 e 2
Faqja 2 e 2 • 1, 2
Re: Suzana Kuqi: Suvenir
- o -
I kaloi ditët në vazhdim si në ethe. Sa herë që binte telefoni, ishte ajo që rendte e para. Thellë, brenda saj, lutej të mos ishte Pirrua me ndonjë lajm që mund ta trondiste. Sa më shumë i thelloheshin dyshimet, aq më e shtrenjtë dhe e dashur i bëhej çdo gjë që e rrethonte. Kaloi një muaj, dy, mendoi se ai ose nuk e kish marrë seriozisht historinë që i kish treguar ajo, ose dhe kjo i pëlqente, nuk kish gjetur asgjë që të mund ta vërtetonte. Mblodhi mendjen për të qintmijtën herë të mos mendonte më për këtë. Dasma po afrohej dhe të gjithë ishin të preokupuar. Miri me Agronin kishin ndërmend të bënin festë të madhe.
- Mama, celulari yt, - dëgjoi Sarën .
Ishte Pirro. Nuk i shpëtoi emocioni që tradhëtonte zërin e tij.
- Kam lajme.
- Si janë? - pyeti pasi heshti një hop.
- Nuk mund t'i them në telefon, shihemi nesër tek plaka. Të vjen mbarë në orën dhjetë?
U mendua një çast. Në atë orë bëhej mbledhja e këshillit teknik e ajo nuk mund të mungonte, babai me Mirin...
- Nuk mund ta lemë për më vonë?
- Atëherë më pesë pasdite. Shihemi atje.
Pirrua e kish mbyllur. Cfarë nuk do të kishte dhënë për të mos e marrë këtë telefonatë tani. Ndjeu ta shponin sytë eTeutës dhe e fundosi celularin në xhepin e përparëses. Nesër, kjo fjalë e bënte të kishte frikë dhe ti hynin të dridhurat. Asnjëherë nuk e kish trembur kaq shumë.
- o -
Ndenji një copë herë të mirë para se të vendoste të trokiste. Vetëm shpirti i saj e dinte se ç'kish hequr, se ç'luftë kish bërë me vehten e saj për të mos ardhur këtu. Përfundimisht ngriti dorën e trokiti.
Derën ja hapi po e njëjta që shkoi e u ul bri motrave në çilte. Në një tjetër ishte ulur këmbëkryq Pirrua, e i tregoi me gisht çilten e saj. Ju duk një komedi. U bind mekanikisht pa ja ndarë sytë atij që papritmas ju duk i largët dhe i huaj. Ai filloi të fliste pa e parë në sy. Fjalë pas fjale, tek spjegonte teorinë e tij, filloi të ngrinte shikimin derisa sytë e tij takuan të sajët, e ajo kuptoi se nuk po tallej, por besonte në ato që thoshte. Mbaroi së foluri pa ja ndarë sytë.
- Mendon se kam ndërruar vend me kopjen time të një bote tjetër paralele!? Mendon vërtet kështu?
- Pikërisht kështu. Edhe zonjat, - ai bëri shenjë nga plakat.
- Lermë një herë të kuptoj, nuk keni asnjë provë se këta njerëz të jenë transportuar në një botë tjetër, e ju më thoni se jam ndërruar me kopjen time. Pastaj, kjo teoria e Shumëgjithësive nuk më bind dhe aq. Spjegoma edhe një herë, është vërtetur së ekzistojnë gjithësitë paralele?
- Nuk është vërtetuar ende, po të lëmë mënjanë rastin tënd. Praktikisht, një gjë është e sigurtë, ne ekzistojmë, për të tjerët nuk kemi siguri as se ekzistojnë, dhe as se nuk ekzistojnë. Praktikisht njohim vetëm katër përmasa që kanë të bëjnë me hapësirën dhe kohën, teorikisht ka dhe gjashtë përmasa të tjera. Me shpërthimin, në zanafillë, mund të jenë krijuar plot gjithësi të pavarura nga e jona.
- E çfarë!? Janë të pavarura, por mund të jenë të ndryshme, nuk mund të jenë si e jona.
- Mund të jenë krijuar gjithësi që do të ishin aq të ngjashme me tonën, saqë edhe atje të jetë krijuar jeta.
- Mund të jetë në forma të ndryshme.
- Mund të jenë edhe kopje e sonës e ndryshimi të qëndrojë në kohë. Mundet që edhe vetë ne, të gjendemi njëkohësisht në gjithësi të tjera paralele por në një formë tjetër. Ose të ketë botë të tjera krejt si e jona ku mund të jetojnë kopjet tona.
- Pallavra! Fantazira! Nuk ka asnjë bazë shkencore.
- Shkenca nuk mund të shkojë më larg se kufijtë e njohurive tona. Me zgjerimin e tyre, zgjerohet edhe ajo. Por sa për dijeni, vetë Ajnshtajnit, i ka dalë në përfundim të një ekuacioni, qenia e një gjithësie pasqyrë me gjithësinë tonë.
- Përralla! Edhe nëse ekzistojnë, nuk mund të lidhemi me to.
- Teorikisht, nëpërmjet krimbvrimave, një lloj tuneli që lidh dy gropa të zeza njëra me tjetrën. Gropat e zeza janë të fundme, fundi i një grope të zezë do të jetë një tjetër gropë e zezë që do të villte një send jashtë, në një botë tjetër. Por nuk dimë se ku do ta vjellë. Një krimbvrimë është një shkurtim udhe përbrenda gjithësisë sonë, por edhe një urë për në gjithësi të tjera. Ndoshta do të na çonte midis kohëve të ndryshme, por rasti yt nuk është i tillë.
“Rasti yt”, këto fjalë e bindën përfundimisht Erën se ai djalë e kishte marrë vërtet seriozisht... e sikur të ishte...
- Ekzistojnë me të vërtetë këto ura... apo si i quan ti krimbvrima? - pyeti me gjysmë zëri.
- Teorikisht. Praktikisht kanë provuar në bazë të llogaritjeve të bëra, deri tani nuk kanë dhënë rezultat të dukshëm ose nuk ka qenë mundësia për ti verifikuar. Një eksperiment i tillë është bërë edhe natën e njëzetenëntëmajit tënd.
- Je i sigurtë? Do të kishin shkruar gazetat.
- Janë mbajtur sekret.
Erës ju kujtuan ato që kishte lexuar për njerëzit e zhdukur pa nam e nishan. Kishin eksperimentuar pa ditur e pa çarë kokën për efektin e dëmet që mund të kish e të sillte një gjë e tillë. I përfytyroi fatkeqët të hedhur në botëra të panjohura, i mungoi ajri në mushkëri nga brenga dhe ankthi që ju krijua në shpirt. Shkencëtarë!? Në emër të shkencës... në emër të saj ishte hedhur dhe bomba atomike.
- Nga i di këto?
- Dy shokë që kanë mbaruar studimet me mua bëjnë pjesë në stafin e projektit. Di se po përgatiten të bëjnë një tjetër së shpejti me shpresë se do të japë rezultat. Denoncimet për njerëz të zhdukur kanë vënë në alarm qeveri të ndryshme dhe rrethi i dyshimit po ngushtohet. Asnjë njeri nuk është kthyer, me përjashtim teje... nëse do ta quanim të tillë rastin tënd. Por këtë nuk e dinë dhe kjo është në favorin tënd. Mendo se ç’do të ndodhte po ta merrnin vesh.
I kaluan mornica tek e përfytyroi veten të mbyllur në një institut e të analizuar si një kavje aliene. Po a ishte e tillë vallë?
- C’keni ndërmënd të bëni me mua?
Pirrua bëri me shenjë nga plakat që ajo pothuaj i kishte harruar.
- Kanë premtuar se do të na ndihmojnë.
- Magji?! Vërtet u beson atyre?
- Mos i nënvlehtëso, komunikojnë me universin.
Pa folur, plakat ndezën qirinjtë dhe i dhanë një filxhan me lëng të ngrohtë me shije të ndryshme nga ai që kish pirë herën e parë. Pirrua shpalosi një hartë ku ajo njohu qytetin që i shfaqej në ëndërr. E pastaj? Ajo vetë jua kish thënë emrin e atij qyteti, nuk ishte e vështirë të stampoje një hartë të tij nga interneti. Ai i zgjati një laps dhe i kërkoi të shënonte vendin ku ndodhej shtëpia. Edhe këtë nuk e pati të vështirë, e gjeti pa mundim dhe e futi në rreth. E urdhëruan të pinte çajin e sapo e mbaroi ja hoqën filxhanin nga dora. Formuan një rreth duke u kapur për duarsh dhe i thanë të mbyllte sytë e të përqëndrohej në kujtimet e saja duke bërë shenjën e kryqit me mendje. Bëri si i thanë ato. Në veshë i vinte zëri i plakave që ndërthurej në një lutje të një gjuhe të njohur e të pakuptueshme njëherësh e që vinte duke u ulur derisa mori formën e mërmërimës.
- Nisu! -e urdhëroi Pirro.
Papritmas e ndjeu veten pa peshë e u ngrit në ajër. Hapi sytë dhe e pa veten tek ngrihej mbi flakën e qirinjve drejt një tuneli drite të bardhë. Uli sytë poshtë dhe e tmerruar i mbylli sërish. Atje poshtë ishin Pirrua, plakat dhe... ajo të kapur për dore. Nuk ka mundësi, mendoi, është efekti i drogës që më kanë dhënë. I hapi sytë sërish me frikë e ajo që pa e befasoi akoma më shumë. Ishte vërtet në ajër, jashtë tunelit. Në fillim u dukën konturet e qytetit që sa vinte e zmadhohej. Pastaj një rrugë, një tjetër, e një tjetër e ja, tek ndodhej mbi rrugën e saj. Ju duk sikur pallati po i afrohej dhe jo e kundërta, e dritaret ndodheshin para saj. Kish rënë muzgu e dritat ishin të ndezura. Ja dhe ballkoni, qëndroi mbi të për të shikuar nëse kish njeri brenda në dhomë. Vuri re se plakat dhe Pirrua zbritën e qëndruan pas saj e gjithashtu po mundoheshin të shikonin brenda. Një grua ishte ulur mbi divan e po lexonte. Kokën e kishte të ulur mbi libër e nuk i dallohej fytyra.
- “Era!” - dëgjoi plakat t'i thërrisnin e kur ktheu kokën drejt tyre kuptoi se nuk thërrisnin atë. Gruaja mbi divan kish ngritur kokën. Ngriu nga habia. Pa një herë veten e pastaj atë. Ishte sikur të shihej në pasqyrë, me përjashtim të rrobave.
- “Era! - zëri i plakave ishte më i fortë. Gruaja u çua nga divani, hapi derën e ballkonit dhe doli në të. Tashmë fytyra e saj ishte vetëm një pëllëmbë larg, vetëm disa centimetra. I kaloi përpara hundës tek u përkul për të shikuar poshtë në rrugë.
- Era! - dëgjoi zërin e Mirit që hyri në dhomë. Gruaja u kthye nga ai. - - “Cfarë bën jashtë, është freskët”.
- “Mu duk sikur më thirri dikush
- “Të thirra unë”, - qeshi ai.
- “Cudi, mu duk sikur zëri erdhi nga jashtë,” - gruaja u fut brenda e mbylli derën.
- Kthehemi! - urdhëroi Pirro.
Era nuk ja ndante sytë atyre të dyve në dhomë. Ju sul derës së mbyllur të ballkonit duke e goditur me grushte edhe se goditjet e saj ishin të shurdhëra e nuk nxirrnin as edhe një tingull. Katër palë duar e mbërthyen dhe e ngritën lart, pa jua vënë veshin kundërshtimeve të saj. Pas pak e gjeti veten ulur mbi çilte dhe katër palë sy që e zhbironin.
- Cfarë ishte kjo? Cfarë më keni bërë? - briti ajo duke mbledhur grushtet dhe ju vërsul plakave.
- o -
Sigurisht që e kishin qetësuar, pa qenë nevoja të lëviznin as edhe një gisht. Duart e këmbët nuk i bindeshin me gjithë inatin që i vlonte përbrënda.
- Sipas teje?- e pyeti njëra.
- Ishte magji. Me c’të drejtë ma keni bërë?
- Nuk ishte thjesht magji! - foli e dyta.
- Kërkove të vërtetën! - e pasoi e treta.
- Nuk është e vërteta! - briti.- E vërteta është se unë tani do të dal nga ajo derë e do të shkoj në shtëpinë time. E mjerë ju, po më kërkuat prapë.
- Nuk janë tuajat, as shtëpia, as burri dhe fëmijët që të presin. Ti nuk e ke vendin këtu! - tha plaka e parë. Këto fjalë ja shpuan zemrën si thika.
- Nuk mendon fëmijët e tu që të dalin në ëndërr, një grua tjetër ka zënë vendin tënd atje, a mund ti besosh familjen tënde asaj? - fjalët e plakës së dytë ja shumëfishuan dhimbjen.T'i besonte fëmijët e saj asaj gruaje mostër..? Andi, Elona... Befas një fije mendimi u ndez në mendjen e saj...
- Nëse... është e vërtetë... nëse kemi kopjet tona, ku janë Arbena, Sara, Dejvi... përse nuk janë atje?
- Mos e kërko përgjigjen nga ne, është shumë e hidhur. Kërkoja vetes dhe do ta gjesh! - sytë e plakës së tretë ishin më të zinj se nata. Mira u shkreh në vaj.
- Për atë Zot, vërtet i besoni këto? Thomëni, që nuk janë të vërteta! - foli me zërin që i shkëputej nga dënesat.
Pirro i vuri dorën mbi sup.
- Më vjen keq, por duhet t’i besosh. Në këtë pikë duhet të vendosësh të kthehesh, ose të rrish përfundimisht këtu.
- Eshtë e mundur?
- Në këtë moment jo, por nëse vendos të kthehesh do të mundohemi të bëjmë të pamundurën.
- Mendohu mirë, nëse ikën, nuk ka kthim prapa! Nëse rrin, do të të ndihmojmë të harrosh jetën tënde atje! Do ta bëjmë për hir të Teutës, ke qenë bekim për atë shtëpi. Bëji të fala nga ana ime! - sytë e plakës së parë ishin si dy liqenj të kulluar. Kuptoi se kjo ishte shoqja e gjyshes së saj dhe se ajo mbrëmje torturuese kish mbaruar. U ngrit e i përshëndeti, Pirro e ndoqi pas.
vijon

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Re: Suzana Kuqi: Suvenir
- o -
U largua nga ajo shtëpi dhe shpirti ju lehtësua. Kjo mbrëmje kish qenë më e keqe se ëndrrat e saj, do ta fshinte nga kujtesa. Shpejtoi hapat, ishte shumë vonë. Kishin shtruar tryezë dhe e prisnin për të ngrënë darkë. U ul në tryezë por nuk i hahej. Nuk kish guxim të shikonte asnjerin në sy. Mendimi se ishte vetëm kopje e personit që besonin se ishte, e bënte të skuqej nga turpi. Mezi kaloi poshtë dy kafshata. Burri që i rrinte në krah nuk ishte burri i saj, ishte kopja e tij, vërtet më e mirë, por nuk ishte ai. Ju mbushën sytë me lotë tek shikonte Sarën e Dejvin. Ata nuk e dinin se ajo nuk ishte nëna e tyre e vërtetë, se ajo në atë botën tjetër u kish hequr të drejtën për të jetuar që në embrion. C’do të mendonin po ta dinin se ishte vrasëse? Arbena i buzëqeshi. Sa e ëmbël që është, dhe atë e kish vrarë. Po të kthehej atje... nuk do t’i shihte më. Nuk do të kthehej, nuk mund të jetonte pa ta. Babai i tha diçka por nuk e pat mendjen. I foli sërish, ajo ktheu kokën nga ai e me të ndeshur sytë e tij, uli shikimin përdhe. Po ai... ç’do të mendonte po ta merrte vesh? Ai respekt e dashuri që ishte krijuar mes tyre... do të shëmbej... si kështjellë rëre... Do ta mendonte mashtruese e nuk do t’ja falte sa të kishte jetën. C’kish kombinuar kështu? Nuk ishte faji i saj! As që e kish ditur se mund të ekzistonte diçka e tillë, pale pastaj… Si nuk ishte faji i saj? Ishte që ç’ke me të. Përse duhej të shkonte tek ajo urë atë natë? Përcolli me zor lotët që ju mblodhën në grykë, vetja ju duk e huaj aty. Nuk ishte tjetër veç një mashtruese, hajdute, një kopje… Ata ishin aq te mirë... Andi mbaroi së ngrëni dhe u çua, ju afrua, e puthi në faqe dhe i pëshpëriti: “Ja arrita, shpejt ti dhe Dejvi do të keni nga një veshkë fringo të re”. U lumturua, jo për veten, por për të birin... Të birin... Po Andi i saj ç’bënte tani, si i kish hallet? Përpara syve ju shfaq fytyra e tij tek flinte natën e fundit kur ajo kish hyrë në dhomën e tij… Po Elona? Mendimi se vajza e saj kish rënë në duart e asaj gruaje... e lemerisi. O Zot! U çua menjëherë e shkoi në dhomën e saj. Nxorri celularin nga çanta e bëri numrin e Pirros.
- Dua të shkoj në shtëpinë time! - tha dhe e mbylli. Kish frikë të zgjatej, mund të ndërronte mendje. Fundja, mos ishte e thënë se do të bëhej nesër. Ata nuk e dinin ende se çfarë duhej të bënin. Miri hyri në dhomë e ajo u alarmua. Si duhej të sillej me të tani që e dinte se… Ai e përqafoi dhe ajo ndjeu zemrën ti shkrihej. Kish aq shumë nevojë këtë çast për pak ngrohtësi e dashuri njerëzore... E la ta përkëdhelte e shijoi çdo prekje të tij… mendimi se do ta humbiste një ditë jo të largët, e bënte më të çmuar çdo çast pranë tij, e akoma... më të dëshërueshëm... më shumë se kurrë.
- & -
Ditët rrëshqisnin të ethëshme si dhe ankthi i saj. Ngjarjet e problemet rrëshqisnin po ashtu. Diskutimet e vendimet u bënë më të koklavitura. Duhej të ishte e sigurtë që ta kthenin në universin e saj e të mos e degdisnin në ndonjë tjetër, për këtë duhej t’i spjegonin se përse ajo mund të kthehej dhe të tjerët që ishin zhdukur nuk ktheheshin dot. Pirrua kish buzëqeshur, kish thënë se ajo ishte rasti i vetëm që kishte ndërruar vend me kopjen e saj, kështu që dinin destinacionin, të tjerëve nuk jua dinin. Ish vënë në kontakt me shokët e tij dhe plakat ishin përfshirë në projekt e shpresat ishin të mëdha. Ato perceptonin lutjet e të tjerëve, siç kishin perceptuar lutjet dhe vuajtjen e kopjes së saj, e kjo i ndihmonte të lokalizonin vendin e të bënin llogari më të sakta. Do të hynin në kontakt me tjetrën, do ta thërrisnin mbi urë kur të vinte momenti. Pyeti nëse shanset ishin të mira, njëherë që kish vendosur, donte të bëhej sa më shpejt. Nuk është se nuk përjashtohen rreziqet, i ish përgjigjur ai duke e vështruar gjatë në sy. Do të bëhej një tentativë tjetër së shpejti, mbi të njëjtat parametra të atij të njëzetenëntë majit të saj, që të mos rrezikonte të hidhej në një univers të ndryshëm nga i saji. Mund të përfundosh mes dinosaurëve, ishte munduar të bënte shaka ai, por ajo ishte rrënqethur e kish shprehur frikë e dyshim.
- Nuk di ç’të të them, - i kish thënë Pirro pasi kish heshtur një copë herë kur kish pikasur frikën e saj, - në këtë pikë të këshilloj të heqësh dorë. E kam për zemër, jam i apasionuar pas kësaj pune e do të doja me mish e me shpirt të realizohej. Por jam i shqetësuar për ty, nuk do t'ja falja vetes nëse do të të ndodhte gjë.
- Jo, - u përgjigj ajo pasi dëgjoi rrahjet e zemrës në krahëror, - dua ta provoj!
- Nuk më mbetet veçse të të lajmëroj kur të vijë momenti.
Me të mbaruar këto fjalë, ishte çuar e kish ikur. Kish qenë takimi i fundit i tyre për këtë çështje. E ndoqi me shikim tek doli nga kafeneja, të preokupuar e të dobësuar sa xhaketa dukej sikur ishte varur në një varëse. Dhe e gjitha për shkakun tim, qortoi veten ajo.
- & -
Tryeza ishte shtruar, prisnin Pirron që të uleshin. Festohej ditëlindja e saj, një ditë përpara dasmës, e kish kërkuar Agroni. Era e falenderoi me mendje, ndoshta ishte e fundit darkë ku do të ishin të mbledhur të gjithë. Ende asnjë lajm, por zemra seç i parandjente, do t'i vinte shpejt. Arbena që i buzëqeshte sa herë që u takoheshin sytë dhe ajo e imagjinoi të nesërmen në kishë veshur me të bardha... Zot, sa e bukur që është... Zemra e saj prej nëne u mbush me krenari për atë krijesë të mrekullueshme që të nesërmen do të bënte hapin e madh e befas u trishtua. E ajo tjetra... një xhelozi e paspjegueshme u shoqërua me një brerje të fortë ndërgegjeje... Duhet të ishte ajo nesër dhe jo... Ktheu kokën nga ana tjetër dhe hasi sytë e babait. Ishin të shkëlqyeshëm tek e vështronin. Paptitmas u dëgjua zilja e celularit të tij dhe ai doli jashtë. I erdhi keq që e kish ngarkuar veten aq shumë me punë sa nuk e linin asnjë ditë të qetë. Në krye të rrugës u duk makina e Pirros. Arbena doli në rrugë e ju hodh në qafë sapo zbriti. Agroni hyri brenda dhe asaj nuk i shpëtoi tisi i shqetësimit mbi tiparet e tij, i kërkoi shikimin, por ai ju shmang. Nuk do të më shqetësojë mua, mendoi ajo dhe i ftoi të gjithë të uleshin në tryezë.
- & -
Asnjë darkë nuk kish qenë aq e bukur në atë shtëpi. Agroni e largoi shpejt atë hije preokupimi dhe e zbukuroi tryezën me batutat e shakatë e tij, duke i lënë me gojë të hapur të gjithë, nëna i buzëqeshte dhe herë pas here zgjaste dorën mbi tavolinë e kërkonte të sajën për t'ja përkëdhelur. Kështu kish bërë gjithnjë me të që kur ishte e vogël e kombinonte diçka të mirë. Miri i rrinte në krah, më i dashur se kurrë, sytë e Teutës shkëlqenin si fëmijë, Andi optimist me Zanën, Arbena me sy ëndërrimtarë e të lumtur krah Pirros, Elona e ëmbël e gazmore që nuk linte asnjë batutë të gjyshit të binte në tokë pa i kthyer përgjigje, ndërsa Sara me Dejvin... ishin më të mirët e botës për të. Një amvisë e mirë e din se kur afrohet rradha e tortës ndaj ajo u çua për ta marrë nga frigoriferi.
- Shpresoj të shprehësh dëshirën e duhur, – zëri i Pirros, i cili ishte ngritur dhe e kish ndjekur pas, nuk e fshihte një dridhje të lehtë.
- Je i vetmi këtu që e di dëshirën time,- pëshpëriti ajo,- shpresoj të mos pres tortën tjetër për ta përsëritur.
- Nuk do të presësh.
- Kur?
- Sonte, mes orës dy dhe tre të mëngjesit.
Sa nuk i ra torta nga duart. E rivendosi me kujdes në frigorifer e nxitoi në dhomën e saj, u ul mbi shtrat e shpërtheu në dënesa. Nxorri nga rafti ditarët e saj, ishin katër. Mori një penë e në secilin kapak shkroi “Më fal baba!”. I mbështolli me kujdes e i futi në një zarf të madh. Sipër shkroi adresën e zyrës së Agronit. I futi në një çantë dhe i la pranë derës. Do t'i hidhte në postë rrugës kur të ikte. Hyri në banjë e i hodhi një grusht ujë fytyrës. Kur vendosi tortën mbi tryezë, sytë e saj ishin të shndritshëm por të kulluar. Ndezi qirinjtë dhe pasi mbajti një hop frymën sa i uroi rrugë të mbarë vetes, u fryu dhe i shoi nën duartrokitjet e zërat e tyre gazmorë. I përqafoi dhe i puthi të gjithë me rradhë e pastaj u ul pranë babait të saj me Sarën e Dejvin që nuk i shqiteshin. Nuk donte të humbiste asnjë çast, nuk do tii shihte më. Ju afrua Agronit e mbështeti faqen pas të tijës. Lamtumirë baba i dashur, tha me vete...

Priti sa e zuri gjumi Mirin dhe rrëshqiti nga shtrati, ora kish kaluar njëshin. U përkul dhe e puthi ngadalë mbi buzë, mori rrobat e shkoi të vishej jashtë dhomës. Në majë të gishtërinjve hyri në të gjitha dhomat e i puthi të gjithë me rradhë. Në dhomën e Teutës nuk ja mbajti të futej, do ta gjente zgjuar e nuk dinte se ç’ti thoshte. Ledhatoi Bobon që e ndiqte pas, kish qenë mik i mirë, sidomos ditët e para kur kish vuajtur se nuk e donin më në familje. Ndërsa tani... e kish të vështirë të ikte, zemra i ishte çarë e kullonte gjak. Duhej të nxitonte, të kalonte nga shtëpia e babit, ta sodiste një copë herë nga jashtë. Ndezi motorrin e makinës duke lutur Zotin që zhurma e tij të mos zgjonte njerëzit e shtëpisë. Qëndroi disa minuta para shtëpisë së babait. Kishte dritë, ishte zgjuar. Kushedi ç'problem i ka dalë, mendoi ajo duke kujtuar telefonatën që kish marrë atë mbrëmje, dhe unë nuk e ndihmoj dot. U largua me lotë në sy. Kur mbërriti në plazh, ora ishte dy pa një çerek. Pirro e priste më këmbë në breg të detit. Ju afrua me hap të dridhur. Vetmia dhe trishtimi i tij i zgjoi frikë. E çmendur, i tha vehtes, ç’po bën? Mund edhe të vdesësh. Ai i qëndroi përkarshi.
- Shpresoja të mos vije.
Nuk u përgjigj një çast, edhe ky djalë do ti mungonte atje... Ju afrua dhe e përqafoi duke i uruar me zemër gjithë lumturinë që meritonte. U shkeput nga krahet e tij e beri nje hap pas.
- Ik! Pas pak orësh do të martohesh e duhet të pushosh pak.
- Nuk dua të të lë vetëm derisa...
- Ik!
Ai i mori dorën dhe ja puthi, pastaj u nis pa folur duke kthyer kokën pas herë pas here. Ndoqi me sy figurën e tij të zhytur në dritën e zbehtë të yjeve tek largohej derisa nuk e pa më. Psherëtiu dhe u ul mbi rërë. Tani ishte vetëm, vetëm dhe në pritje. Nga ana tjetër një hije ju afrua, por ajo nuk e vuri re se po shqyrtonte qiellin. Një yll, yll ju duk në fillim, sikur vinte duke u zmadhur. Të ishte...
- Era!
Brofi më këmbë e befasuar.
- Baba! C’bën... këtu?
Ai u afrua dhe i ndenji përballë.
- Si mund të të lija të ikje pa të përshëndetur.
Kuptoi në çast se ai i dinte të gjitha.
- Më fal, nuk isha ajo që mendoje.
- Ishe pikërisht ashtu siç të kam dashur.
- Si e more vesh? Ke vënë përsëri njerëz për të më spiunuar?
Ai heshti një hop dhe ajo pa se i kishte rënë pikës.
- Për të të ruajtur. Më fal!
- Të kam falur.
- E di, - tha ai dhe vuri buzën në gaz. Buzëqeshi dhe ajo.
U ulën mbi rërën e plazhi duke vështruar atë pikë të largët që zmadhohej. Nisi të ngrihej erë, në fillim si fllad i lehtë e pastaj më e fortë. Ndjeu të mbërdhinte, mblodhi supet duke kryqëzuar krahët. Agroni hoqi xhaketën dhe ja hodhi krahëve. Ajo refuzoi, nuk donte që ai të merrte të ftohtë për shkak të saj, por ai këmbënguli. Futi krahët në mëngët e xhaketës, ndihej më mirë. Prania e tij i jepte siguri por nuk mund të fliste nga mallëngjimi. Ai i zgjati një kuti të vogël.
- Dhurata e ditëlindjes. Kish mbetur në çantën e nënës tënde.
Mori kutinë me duart që i dridheshin nga emocioni dhe e hapi. Një gjerdan, një byzylyk dhe dy vathë të zbukuruar me gurë të çmuar. Kushedi sa kishin kushtuar. Mbylli kutinë dhe ja ktheu.
- Nuk mund ta pranoj.
- Përse?
- Nuk jam jot bijë.
- Ti je ime bijë. Më ke dhuruar aq gëzim, sa jeta ime nuk ka patur kurrë kaq kuptim sa në këto katër vitet e fundit.- Agroni hoqi dhuratat nga kutia dhe ja futi në xhepin e xhaketës. Qëndruan ca çaste në heshtje.
- Sot mund të kthehet Era... tjetër - theu heshtjen ajo.
- E di, - zëri i tij ishte i preokupuar.
- Eshtë jot bijë, është… - desh t'i thoshte kopja e saj, - premtomë baba se do të sillesh mirë me të, po të jesh kaq i mirë...
Një vrundull ere i përfshiu, qielli dukej sikur do të çahej, një vrimë e zezë si një gojë e lemerishme po hapej në të. U çuan.
- Si ishte babai yt?
- I... mrekullueshëm... si ti.
Ai e kapi për krahu dhe e tërhoqi pranë vetes.
- Rri këtu! - zëri ishte lutës.
Ndjeu aromën e dashur të lëkurës së tij e ju kujtua se si dikur shkonte e u merrte erë rrobave të babait në raft që të qetësonte stuhinë e mallit të padurueshëm. Koha ja kish lehtësuar atë dhimbje e po ja hapte prapë. Goja e zezë ishte fare afër mbi sipërfaqen e ujit. Tani, mendoi, nëse nuk iki tani do të mbetem këtu. Mbushi mushkëritë me atë aromë të dashur lëkure, u shkëput me forcë prej tij e rendi drejt ujit. Ai e ndoqi pas.
- Ik! - i briti ajo tek ndjeu erën ti rrëmbente në fillim flokët e pastaj ta mbështillte të tërën e ta grinte lart. Ajri i mungoi në mushkëri tek filloi ta xhironte gjithnjë e më shpejt derisa u zhyt në terr...
- & -
Agroni e shikinte me tmerr tek zhdukej në atë vorbull terri. Dreqi ta hajë nuk duhej ta kisha lënë, mallëkoi ai me zë të lartë. Kush e siguronte se do të dilte gjallë prej andej? E ai nuk mund ta ndihmonte, ishte i pafuqishëm para asaj goje të lemerishme. Këtu nuk hynin as paratë dhe as pushteti që mund të kishte mbi njerëzit. Ra mbi gjunjë dhe zgjati duart drejt qiellit duke u lutur. Njolla e zezë u zvogëlua larg derisa u zhduk e i la vend yjeve të shndritshëm. U çua e filloi të largohej ngadalë. C’do t'i thosh gruas, Mirit, Teutës, fëmijëve. .? Nuk ja falte vehtes që e kish lënë të ikte kështu. Befas era u ngrit sërish por në drejtim të kundërt. Një tjetër vrimë e zezë po zmadhohej. Mbajti hapin.
- Ja tek më ke, më merr dhe mua!- briti ai. Diçka u shkëput nga ajo gojë e ra jo shumë larg tij. Një siluetë gruaje filloi të ngrihej ngadalë.
- Era!? - një shpresë e vagullt u ndez në zemrën e tij.
Gruaja ishte ngritur më këmbë e afrohej tek era i ngrinte kindet e fustanit. Era kish veshur pantallona... nuk është ajo... Rendi drejt saj e shqoi tiparet e dashura që ngrinë një çast, çastin tjetër ajo ju hodh në qafë.
- Më kish marrë malli, baba!
Shtërngoi fort trupin e së bijës që dridhej.
- Shkojmë në shtëpi bijë! Edhe mua...
- & -
Ishte katandisur si mos më keq, i dhimbte gjithë trupi. Me mundim u kthye mbi kurriz. Befas një bori makine dhe zhurma e rrotave të një makine që frenoi gati ngjitur me ijën e saj.
- Pazza! Muoviti il cullo! Vatene!
Kjo nuk ishte gjuha e saj. U çua ngadalë duke rënkuar pa çarë kokën se ai burrë atje kish humbur durimin dhe e shante me sa zë kish. Duke çaluar ju afrua parmakut e u pështet në të. Poshtë ishte lumi pothuaj i tharë e i shëmtuar që zgjatej deri në det. Ja kishte arritur, ishte kthyer! Ndenji dhe pak sa mori pak veten e pastaj mori rrugën për në shtëpi. Do të donte të vraponte por nuk mundej. Gjithë kyçet e trupit i dhimbnin, i dukej sikur do t’i zgjidheshin e gjymtyrët do t'i binin rrugës. Me ankth u afrua poshtë pallatit, po të mos ishte emri i saj aty? Ndezi dritën e shkallëve e ju afrua targetës së emrave. Zemra i rrahu fort, emri i saj ishte bri atij të Mirit. Po sikur... ajo tjetra të ishte aty brenda... Do ta marr vesh, tha me vehte, do t'i marr vesh të gjitha... Mbajti frymën e shtypi butonin e ziles. Porta e pallatit u hap, askush nuk pyeti se kush ishte. Fundja nuk kishin bërë gjithnjë kështu? Filloi të ngjiste shkallët me zemrën që sa nuk po i çante krahërorin. Tek dera e apartamentit, Miri i buzëqeshi.
- Mirë që erdhe se u bëmë merak. Për pak do të dilnim të të kërkonim.
- & -
Ngjiste ngadalë e në heshtje shkallët e kullës së Pizës, një hap pas Mirit. Ditëlindja e saj, plot një vit... një vit i vështirë plot me surpriza të zbuluara pak e nga pak... pa bërë pyetje. Nuk punonte më... që prej katër vjetësh... që prej asaj nate... asnjeri nuk dinte se ç'i kishte ndodhur atë natë që e kishin gjetur më shumë gjallë se vdekur mbi urë, të rrahur, të sakatuar, të mbushur me drogë. E kishin shtruar në spital ku kish marrë disi veten fizikisht por mendërisht... kish lajthitur. Fliste përçart e kishte aluçinacione, kërkonte fëmijë që i thërriste në emër e askush nuk i njihte, kërkonte babain e gjyshen e vdekur. Kishin dashur ta shtronin në psikiatri, por Miri e kish marrë në shtëpi dhe ishte përkujdesur për të. Kujdesi dhe dashuria e tij e kishin qetësuar e kish marrë rrugën e shërimit. Pastaj... Komplikacionet në veshka, pasojë e aksidentit të asaj nate kishin menduar mjekët, kish rrezikuar të vdiste. Elona i kish dhuruar një veshkë të saj. Era mbajti hapin duke dihatur më shumë prej inatit e zemërimit, kur mendonte se ajo tjetra i kish marrë veshkën së bijës... ja kish falur të gjitha, edhe xhelozinë therrëse që i kish zënë vendin për katër vjet, por këtë nuk mund t'ja falte. Andi kish braktisur inxhenjerinë e kish filluar e mbaruar shkollën për infermieri, kështu të paktën e kish punën e sigurtë. Një rrudhë e thellë i brazdoi ballin. Para dy ditësh kish thënë se mund të inkuadrohej në trupat ushtarake për në Irak, pagesa ishte e majme. Duhet të kalosh përpara mbi kufomën time, i ish shkrehur ajo, nuk rris fëmijë unë që të vriten e të vrasin për interesat e të huajve. Ai nuk ish përgjigjur, e ajo kish frikë se ai e kish shtyrë për ta bërë në një moment më të përshtatshëm atë bisedë. Kurrë, tha me vete ajo e vazhdoi të ngjiste shkallët. Elona studjonte për fizikë. Vuri buzën në gaz tek e mendoi kërrusur mbi libra e dispensa. Miri u kthye drejt saj e i zgjati dorën. Kishin mbërritur në majë, e ai e dinte se asaj i merreshin mendtë në atë lartësi. Mbushi mushkëritë me ajër duke parë pejsazhin që hapej pas atyre shkallëve të ngushta. Fundja, tha me vete, jo keq, po të lëmë mënjanë ekonominë që e ngushton papunësia ime... dhe...

Sheshi i mrekullive... e la prapë pa frymë, ja tek ishte katedralja, batisteri, njerëzit poshtë që dukeshin të vegjël. Pëshpëritjet e ëmbëla të Mirit... Ndoshta sepse i bënte këtë efekt ky shesh, kish kërkuar të vinte sërish këtu. E kish bërë mirë, donte ta shijonte sa më shumë këtë çast, por sulmi i një kujtimi tjetër ja prishi magjinë e çastit. Para dy vjetësh... kish qenë pikërisht këtu me... Jo, kam bërë keq që erdha, nuk duhej të vija më... Kujtimet pasuan njëra tjetrën duke sjellë pyetjet torturuese, si janë, si e kanë hallin... Ato katër vjet, ish munduar t'i mbyllte thellë thellë në shpirtin e saj, e nuk i linte të dilnin në sipërfaqe, e ja tani... Dhimbja e malli e ngurtësuan trup e shpirt e Miri që ndjeu indiferencën e saj u largua pak i lënduar. Zot, u lut me vete ajo e duke bërë kryqin me mendjen e saj, më ndihmo! Veç një shenjë, një shenjë që janë mirë! Ju kujtua shenjti i profumeve e ju lut edhe atij. Pastaj kërkoi me sy Mirin dhe shkoi drejt tij. Nuk kish bërë ende dy hapa dhe u zhyt në aromë manushaqesh. Një hap tjetër, një tjetër aromë e njohur, profumi i babait të saj që përdorte pas rrojës. Mendoi se mos ndoshta këtë profum e kish hedhur ndonjë nga turistët e pa rrotull. Nuk kish njeri afër për momentin, turistët ishin mbledhur përreth ciceronit, por profumi lëvizte me ajrin në drejtim të kundërt të tyre. E ndoqi dhe ndjeu erën e lëkurës, të dobët, por ishte ajo, nuk mund ta ngatërronte. Baba, klithi ajo brenda vetes e zëri ju kthye me oshëtimë. Ai ishte aty, në universin e tij paralel me të sajën, por këtë moment ishte aty, mbi kullën e Pizës. Ndoqi gjurmën që linte pas aroma duke zbritur nëpër shkallë. Aroma e tij u përzie me profumin e nënës, e dallonte mirë. Mprehu veshët me shpresë se... asnjë zhurmë veç hapave të saj, turistët e grupit kishin mbetur lart. “Baba”, e thirri ajo me zë të ulët. Asnjë përgjigje, zbriti poshtë e doli jashtë. Një grup tjetër turistësh, prisnin rradhën të hipnin lart. Shau me vete, kish humbur gjurmët, nuk i ndjente më. Erdhi një copë herë rrotull duke nuhatur ajrin me flegra të hapura, por më kot. U ul mbi bar e ja plasi të qarit, nuk mund t'i harronte, i mungonin Dejvidi e Sara, Arbena, të gjithë. E kish marrë malli edhe për Bobon. Kujtimet edhe mund t'i fshihte në ndonjë cep truri, por... atë mall e dashuri që i ngrihej nga shpirti... Ishte zemra që nuk donte t'ja dinte për kufij, as ato të paimagjinueshmet e të pamundurat. Ishte kjo që i shkaktonte dhimbje, përpjekja për t'i harruar. Nuk do t'i shihte më, për këtë ishte e sigurtë. Por nuk do të përpiqej ti harronte më, dashuria për ta, ishte shumë e çmuar për tu lënë në harresë.
- Mira çfarë ke? Nuk ndjehesh mirë?
Miri nuk mori përgjigje e u ul mbi bar pranë saj. Ishte mësuar tashmë me sëmundjen e së shoqes. Mendja, herë herë e braktiste e endej larg, shumë larg tij, në botëra të tjera imagjinare. Para katër vjetësh fliste veç për to. Tani nuk i zinte në gojë e po të mos ishte për ato momente ku e shihte të përhumbur, me sy të mbushur me dhimbje, do të mendonte se ishte e shëruar. Dhe ai e priste me durim me atë brerje ndërgjegjeje se kish qenë ai në një farë mënyre shkaktari... duke soditur ata sy të bukur, derisa t'i nënqeshnin. Rrezet e diellit në të perënduar lanin fytyrën e saj jo aq të përsosur dhe të bukur sa të skulpturave që kishin parë atë ditë, por kish diçka që ato nuk e kishin... jetë... ndjenjë... mirësi. Papritmas ajo fytyrë u kthye drejt tij dhe i buzëqeshi ëmbël. Ishte gjithnjë emocionues ky moment... Sikur e kish humbur dhe... e kish gjetur prapë...
- & -
E lodhur fizikisht e shpirtërisht nga ç'kish përjetuar, dremiti që në fillim të rrugës së kthimit. Ishte sërish mbi kullën e Pizës tek sodiste pejsazhin e sheshin e mrekullive. Vuri re se Miri nuk ndodhej pranë saj e filloi ta kërkonte me sy mes turistëve që shikonin të mrekulluar sheshin e bënin fotografi. E pa e desh të shkonte drejt tij, këmbët i ngrinë. Miri... i kish hedhur krahun mbi supe një gruaje tjetër e u buzëqeshte dy fëmijëve adoleshentë. Gruaja... nuk ish tjetër veçse... ajo vetë e veshur ndryshe, e ata fëmijë ishin... Sara me Dejvin. Fiksoi me habi e kërshëri përcëlluese atë profil që u kthye drejt saj e i buzëqeshi duke e lënë pa frymë nga tronditja. Më sheh vallë?! Ajo po i vinte përballë e Era nuk dinte se si të sillej me të duke numëruar pa dashje hapat që i ndanin, tre... dy... një... zemra pothuaj nuk i rrihte më e mbylli sytë. Kur i hapi gruaja i kish kaluar përbri e gjendej pranë... Ai shikim i ëmbël e zhbirues njëkohësisht, ra mbi të... Baba, pëshpëriti ajo, por zëri i ngeci diku në fund të shpirtit. Tjetra u largua përkrahu me nënën, ndërsa ai erdhi e qëndroi pothuaj ngjitur me të. Ishte në gjendje të shquante çdo tipar, rrudhë e qerpik në atë fytyrë të dashur, e të ndjente atë shikim deri në skaj të shpirtit. Por ai shikim u largua prej saj në një kërkim të ethshëm përqark e një vel trishtimi e mbuloi. Befas, ngriti pak kokën lart duke nuhatur ajrin.
- Era, ku je moj bijë!? - dëgjoi zërin e dashur.
- Jam këtu baba! - briti ajo duke brofur në sediljen e makinës. Miri e pa me bisht të syrit e ajo kuptoi se kish folur në gjumë. Nuk dinte nëse duhej t'i gëzohej kësaj ëndrre të bukur apo duhej të shqetësohej sepse po fillonin sërish...
- & -
U mundua të mos dremiste më. Ndërroi nja dy fjalë me Mirin e kërkoi të gjente në radio ndonjë muzikë që i pëlqente. “Let me go home”, zëri i Bubles vërshoi e përmbysi tërë qenien e saj. Home... Ku ishte shtëpia e saj? Pas nja treqint kilometrash, ju përgjigj me ton qortues vehtes. Nuk e kisha fjalën për të, u justfifikua ajo, desha të them ku e ka shtëpinë shpirti... i imi... Lëre kot flas me ty, u grind me veten. E mërzitur shikoi autostradën që dukej pa mbarim e dritat e makinave që i vinin përballë. Si yje lëvizës, jo, si ufo... Ekzistojnë vallë? Ngriti sytë nga qielli i mbushur me yje duke hapur gojën. Sa gjumë kish...dhe sa ftohtë.
- Si nuk mora një triko me vehte, kam ftohtë, ky kondicioneri...
- Kam marrë unë një xhaketë, e ke në sediljen prapa,- tha Miri.
Mira zgjati dorën dhe e mori. E hodhi krahëve dhe profumi e sulmoi pa i lënë kohë
të mendohej e lotët ju mblodhën në grykë.
- Ku e gjete këtë xhaketë?
- Në raft ku tjetër.
- Përse këtë?
- Përse jo, ishte e para që më ra në dorë.
Nuk foli nga frika se zëri do ta tradhëtonte e do t'ja shkrepte të qarit. Ja kish hedhur mbi supe atë natë... kur kish dashur t'i jepte dhuratën e ditëlindjes që ajo ja kish kthyer. Aromë manushaqesh, thithi ajrin e mbushur me të dhe me profumin e xhaketës.
- Ke të drejtë, kam pirë shumë cigare,- u shfajësua Miri.
- Nuk e kam për cigaren, e ndjen erën e manushaqeve?
- Jo.
- Unë e ndjej,- vuri buzën në gaz ajo e futi duart në xhepat e xhaketës. - Ke dëgjuar për atë fratin e shenjtë që shfaqet... - pak nervoze që kish nisur atë diskutim me të shoqin që nuk u besonte gjërave të tilla, rrasi duart thellë në xhepa e fjala i mbeti në mes.
- Si ishte puna e atij shënjti? - e ngacmoi pas pak Miri.
Nuk mori përgjigje dhe e shikoi me bisht të syrit. Dhimbja derdhej me sumbulla loti nga sytë e saj, ndërsa buzët formuan një buzëqeshje e cila u rrit e shpërtheu në të qeshur kumbuese.
- C’ka për të qeshur... e për të qarë?- u çuditur ai.
- C'duhet të bëj tjetër? - në duart e saj shndrinte një gjerdan e në prehër i derdhej një kaskatë diamantesh verbues nga një qese e vogë kadifeje. Humbi drejtimin e timonit e për pak u përplas në autostradë...
- & -
Shtëpia ishte e gjitha rrëmujë . Era lëvizte mes kutive, diçka shtonte e diçka tjetër hiqte, edhe se ishte e ndërgjegjëshme se shumë prej atyre sendeve kishin vetëm vlerë afektive. Tashmë kish mundësinë t'i blinte nga e para, paratë nuk mungonin. Andi me Elonën ishin rregjistruar në universitet më të mira, ndërsa ajo me Mirin do të kthehej në atdhe. Hapi kanatet e raftit dhe i hodhi një sy përciptas garderobës së saj. Vetëm nja dy plaçka, të tjerat do t'i linte. I zhvendosi rrobat e varura me rradhë duke sjellë ndërmend për secilën, momentin që e kish blerë. Në fund ishte xhaketa, e kish fshehur aty se nuk donte t'ja prekte askush. Zhyti fytyrën në të dhe i mori erë. Si dikur... nëna ja kish marrë e ja kish fshehur e ajo kish qarë... ... aromë lulesh në ajër... I kontrolloi me të shpejtë xhepat edhe se ishte e sigurtë se nuk kishte mbetur gjë aty. E... duhej të kish, diçka që i rrëshqiste, e pakapshme, magjike si ai profumi i lehtë. Tinguj melodiozë erdhën nga shtëpia e fqinjës... “let me go home”... Home... Ku është shtëpia e shpirtit tim, pëshpëriti pa dashje dhe u kujtua se ja kish bërë edhe një herë këtë pyetje vehtes. E palosi dhe e vuri në valixhen e saj mbushur dëng dhe u mundua ta mbyllte me forcë. Dëgjoi një fëshfërimë të lehtë e mendoi se i bënë veshët. Orvajtja e dytë e siguroi se vinte nga xhaketa. Duhej ta kisha parashikuar, mërmëriti ajo, im atë më njihte, nuk janë paratë... Ndoshta gabohej, ai nuk ishte babai i saj i vërtetë. Megjithatë, me një farë brerje të ndërgjegjes nisi të shqepte astarin. Nuk kish gjë, ndaj mori gjilpërën me fill dhe e tendosi mirë që të mos i bënte rrudhë. Ndjeu zhurmën e lehtë në gishta. Ajo që i ishte dukur si kanavacë… ishin një mori fletësh të holla, trasparente si cipa e qepës. Mori me kujdes të parën dhe e vendosi mbi xhamin e dritares. Kaligrafia e Agronit... ju këputën gjunjët dhe lëshua mbi shtrat.
- & -
Bija ime!
Kam shumë pak kohë për të shkruar këto rreshta, edhe se kam muaj që përgatitem për këtë çast të dhimbshëm. Do të më falësh që kam lexuar ditaret e tua që kur ke filluar t'i shkruash, mendoja se ishin fryt i fantazisë tënde e Zoti e din sa kam shpresuar të ishte. Nuk të kam rënë në sy e nuk të kam ndërhyrë, pasi njoh zemrën tënde, e cila nuk do të linte të veproje ndryshe. Nisur nga ato që kam lexuar, jam munduar të të siguroj disa materiale që do të kenë vlerë për njerëzimin atje, dhe bindjen se do të gjesh mënyrën që të bien në duar të sigurta. Nuk janë kushedi se çfarë, diçka për sidën, kancerin e sëmundje të tjera që nuk janë problem për t'u kuruar këtu, ndërsa Pirro nëpërmjet shokëve të tij ka mundur të shtijë në dorë pothuaj të gjithë punën e projektit sekret të Zvicrës që të dha mundësinë për të provuar të kthehesh pranë të dashurve të tu. Nuk dua të më falenderosh, merre si një suvenir nga babai yt, që lut Zotin t'ja arrish asaj që dëshëron. Të jam mirënjohëse për gjithçka ke bërë për ne e... shpresoj që “kopja” të kthehet e të më japë mundësinë të korigjoj gabimet e mia. Them “kopja” se kështu e ke shprehur në ditaret e tua, por mendimi im është ndryshe. Për mua jeni të njëjta edhe se shfaqeni ndryshe në karakter, thelbësor është shpirti. Ndryshe nuk mund të spjegoj lidhjen tënde shpirtërore me fëmijët, Mirin, nënën, Teutën dhe me mua. Kthehu bijë në tokën tënde, atje janë rrënjët e shpirtit tonë, atje... ndoshta do të ndjehemi më afër. Kur të ndezësh qiri mbi varrin e babait, më mendo dhe mua si pjesë e tij.
Me dashuri Babai yt.
P.S. Nëse kam arritur të të njoh siç duhet, do ta gjesh këtë letër. Ditëlindjen tënde të ardhëshme, do të jem në Sheshin e Mrekullive... edhe se nuk i besoj mrekullitë, do ta ndjej praninë tënde po të jesh aty... Merre si takim.
- & -
Nata e fundit. Kundroi yjet që digjeshin ethshëm si shpirti i saj i trazuar.
Letrat i kish futur sërish në xhaketë, e kish qepur dhe e kish mbyllur në valixhen e saj. Suveniri i Agronit ishte me vlerë të madhe, e kish ekzaltuar për momentin, kish dashur të dilte në rrugë e të bërtiste me të madhe... pastaj e kish ndarë mendjen të mos nxitohej. Mund të binin në duar hipokrite që do të mendonin përfitimin se sa ndihmesën e njerëzve në nevojë. Le të rrinin dhe pak aty, ato që i përkisnin mjekësisë, do t'ja besonte Andit, kujt më shumë se sa atij. Ndërsa ato të fizikës e të urave lidhëse me... mund t'ja besonte Elonës, por... nuk ishte dhe aq e sigurtë. Mendoi peripecitë që kish hequr dhe sa vuante akoma. Kushedi se sa botë të tjera paralele ndodheshin në Univers. Si do të ishte në to, ç'jetë bënte? Trupi ju mbush me mornica dhe u tmerrua kur mendoi se ç'telashe mund t'i hapte ky kuriozitet. Universi është kaq i madh e i pafund, mendoi, njeriu është kaq i... vogël, zemra e tij mezi mban dashuritë e dhimbjet e një jete e jo më... Agroni kish të drejtë, nuk ishin thjesht kopje fizike, ishte problem zemre dhe shpirti... Ajo tjetra... E kish gjykuar, ishte bërë xheloze për të, e kish marrë inat por kurrë nuk e kish urryer... Thellë në zemër e ndjente se ajo ishte e mirë, madje më e mirë se vetë ajo. Me gjithë gabimet që kish bërë në jetën e saj, asnjë nuk mund t'i afrohesh ndoshta të vetmit gabim që kish bërë ajo, më të shëmtuarit e më të pariparueshmit...

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi