“Kosova” në pesë vëllime – serish “trazon” historiografinë
Faqja 1 e 1

Pak ditë më parë historiani Jusuf Buxhovi ka sjellë të ribotimin ri të librit historiografik, “Kosova”, kësaj herë të rishikuar dhe plotësuar edhe me dy vëllimi. Në një intervistë për EA-SK Buxhovi thotë se “Kosova” në pesë vëllime, plotëson konceptin historiografik të filluar para tri vitesh me ç’rast thellohen pikëpamjet e shtruara: e lidhjes me lashtësinë pellazge, e Dardanisë themel i antikitetit dhe të demantimit të gënjeshtrave të historiografisë serbe rreth çështjes shqiptare
EA-K: Cilat do të jenë risitë me botimin e plotë të veprës historiografike “Kosova”, që sapo doli nga shtypi
Buxhovi: “Kosova” në pesë vëllime plotëson projektin tim historiografik të shfaqur në “Kosovën” prej tri vëllimesh, të botuar në vitin 2012. Ky botim, si dihet, brenda dy vitesh pati gjashtë ribotime (në një tirazh prej tridhjetë mijë ekzemplaresh). Suksesi i tij brenda dhe jashtë vendit si dhe çështjet e ngritura në të, shumë prej të cilave lidheshin me rishqyrtime të thella, të cilat i impononin rrethanat ( rënia e klisheve ideologjike si dhe diktatit të historiografisë serbomadhe, që për më shumë së një gjysmë shekulli kufizuan dioptrinë hulumtuese dhe shkencore), më nxitën që të thelloj gamën e hulumtimit, në mënyrë që disa nga pikëpamjet e shtruara të thellohen edhe më tutje, por pa u ndryshua koncepti i qasjes kritike mbi të cilin qëndron vepra. Bëhet fjalë për një plotësim, i cili, në planin formal prek strukturën e veprës siç është veçimi i pjesë së Mesjetës (në vëllimin II) dhe i periudhës 1912-1945 (në vëllimin IV), por jo edhe në atë të koncepteve themelore siç janë çështja e origjinës pellazge, e Dardanisë si qendër e antikitetit dhe e mesjetës, ku demistifikohet gënjeshtra për “shtetin mesjetar serb” dhe “kishën ortodokse serbe” si dhe ato të përkatësisë ideologjike që ndikuan botën shqiptare gjatë qindvjetëshit të kaluar. Ky ndryshim i natyrës periodizuese përcillet edhe me bashkëngjitjen e dokumenteve autentike, si shtojcë. Kështu, libri IV (Kosova 1912-1945) dhe ai V (Kosova 1945-1999) shoqërohet edhe me dokumentet meritore, të cilat kanë qenë të shkapërderdhura. Kjo vlen veçmas për librin V, atë që fokusohet te koha e lëvizjes së shtetndërtimit, të cilit i bashkëngjiten të gjitha dokumentet: nga Deklarata për Pavarësi e 2 korrikut 1990, Kushtetua e Kaçanikut, ato që kanë të bëjnë me Referendumin e vitit 1991, Qeverinë e Përkohshme 1992-1999, Marrëveshjen e Rambujesë, Marrëveshjen e Kumanovës, e deri te Marrëveshja për Demilitarizimin e UÇK-ës.
EA-SK: Teza Juaj rreth krishterimit dardan-ilir dhe mohimit të shtetit mesjetar serb zgjoi shumë polemika nga Beogradi ( reagime të ashpra nga Akademia Serbe e Shkencave), por edhe nga një pjesë e historiografisë zyrtare shqiptare në Prishtinë dhe Tiranë. Cila janë argumentet shtesë rreth këtyre çështjeve tepër të diskutueshme?
Buxhovi: Reagimet nga Beogradi kanë qenë të pritshme, meqë historiografia e tyre mbështetet mbi gënjeshtra, me të cilat ata kanë ndërtuar programet hegjemoniste të njohura nga “Naçertanja” e këndej. Historiografia serbe kanë ndërtuar një mal me libra të falsifikuara, me të cilat ajo politikisht ka fituar “tapitë” mbi të drejtën historike dhe shpirtërore ndaj Kosovës. Për fat të keq, klishetë e tilla serbe janë ngulitur edhe në një pjesë të historiografisë shqiptare, e cila i ka përvetësuar ato dhe assesi të heq dorë prej tyre, ngaqë shumë autorëve u rrënohen doktoratat, librat dhe tekstet shkollore me të cilat ata përfitojnë si shumë. Sidoqoftë, “Mesjeta” (libri i dytë) thuajse në tërësi i kushtohet kësaj problematike, me ç’rast sillen fakte bindëse rreth falsifikimeve flagrante të autorëve serbë, siç janë ato S. Novakoviqit “Kanuni i Perandorit Dushan”, me ç’rast ai pranon se nuk ka pasur Kanun të Dushanit, por një sajesë, pastaj faktet nga vetë Akademia Serbe e Shkencave rreth kristobulës së vitit 1330 ku thuhet se “origjinali nuk ekziston, por është një kopje besnike origjinalit”! Skandaloz është edhe fakti tjetër që del nga Leksikoni i ASHKJ , në gjashtë libra (dokumentet e Bizantit), ku për Tribalët, një fis dardan, thuhet se janë serbë! Këto dhe shembuj të ngjashëm nga vetë autorët serbë i shërbejnë tezës sime se nuk ka pasur shtet mesjetar serbë pos një despotati ndër shumë sosh në hapësirën e trazuar të Bizantit, se Rasha mesjetare është vazhdimësi e Rashës Dardane, të cilën autori serb M. Budimir e quan “kështjellë të fundit Dardanisë”. Të kësaj natyre janë edhe shumë dokumente nga arkivat e Vatikanit, me anën e të cilave demantohet teoria për “shtetin mesjetar serb” dhe “Kosovën qendër shpirtërore serbe”. Kur jemi te kjo çështje, vlen të theksohet se përqendrimi im ka qenë edhe te Dardania dhe roli i saj nga antikiteti e deri në Mesjetën, ku ajo shihet si qendër historike dhe shpirtërore ndër më të rëndësishmet, që ndonëse lidhet me Trojën, mbretërinë bryge dhe atë hitite, po edhe me krijimin e Romës, nga historiografia shqiptare, nuk i është kushtuar vend i rëndësishëm. Madje, fitohet përshtypja se ky anashkalim i qëllimisht kishte për pasojë bindjen e gabuar se forcimi i Dardanisë dobëson çështjen ilire! Kjo mendësi me siguri ka sjellë edhe eliminimin e Maqedonisë nga antikiteti ynë dhe anomali të tjera ideologjike!
EA-SK: Thatë se “Kosova 1912-1945” kapërthen një periudhë të pandriçuar sa duhet ose të paraqitur njëanshëm në historiografinë tonë. Ka të bëjë kjo me rolin e Kosovës në këtë përvijim tragjik historik nga ndarja e saj trungu dhe dy ripushtimet serbe (1918 dhe ai 1945) e cila është dashtë të shihet si “fakt i kryer” ?
Buxhovi: Problematikës së shtetndërtimit shqiptar dhe ajo e tragjedisë së Kosovës nga Luftërat Ballkanike dhe botëroret (e para dhe e dyta), i është kushtuar vend edhe në vëllimin e mëparshëm, të tretin (Kosova nga pushtimi deri te protektorati ndërkombëtar). Në vëllimin IV përqendrohem te roli i Kosovës në themelimin e shtetit shqiptar si qendër e saj dhe jo si periferi tragjike si dhe ngjarjet, që pasuan gjatë luftërave ballkanike dhe atyre botërore, veçmas të dytës, kur ideologjia komuniste e bëri kurban Kosovën, me ç’rast mbetja në bllokun lindor asaj i kushtoi me një robëri tjetër nën Beogradin që në vitet 1944-1945 për çmim pati një tragjedi tjetër me mbi 50 mijë të vrarëve dhe të masakruerve që luftuan kundër aleancës bolshevike shqiptaro-jugosllave.
EA-SK: “Kosova 1945-199” i kushtohet shtetndërtimit. Cilat janë risitë krahasuar me versionin e kaluar?
Buxhovi: Risitë e librit të pestë kanë të bëjë me definimin e atyre çështjeve, që para tri vitesh shfaqeshin “të hapura” nga shkaku se disa dokumenteve nuk u kishte kaluar embargoja. Meqë shumë prej tyre u është hequr embargoja dhe mund të përdoren, delet me qëndrime të prera, të cilat me siguri se edhe mund të hapin polemika.
EA-SK: Cilat janë ato çështje që mund të duken “shqetësuese”?
Buxhovi: Ndër të tilla gjithsesi se janë ato që kanë të bëjnë me lëvizjen kombëtare 1989-1999, që lidhen me legjitimimin e infrastrukturës së shtetndërtimt: Deklaratën Kushtetuese e 2 korrikut 1990, Kuvendin e Kaçanikut të 7 shtatë shtator 1990, Referendumin për Pavarësi 1991, shtetin paralel 1992 e deri te dalja në skenë e Ushtrisë Çlirimtare e Kosovës në vitin 1997. Të gjitha këto ngjarje shihen të ndërlidhura , pra pjesë e lëvizjes kombëtare, dhe assesi të shkëputura si deri më tash në “krahë paqësorë” dhe “të luftës” që prodhuan stereotipet antihistorike “tradhtarë” dhe “heronj”, me të cilat u ushqyen armiqësitë e brendshme shqiptare, me pasoja të rënda politike dhe shoqërore. Në përputhje me dokumentet meritore trajtohet kompleksiteti i lëvizjes së rezistencës së armatosur si tërësi, ku ndriçohet roli dhe vendi i Gueriles së Republikës së Kosovës nga viti 1991 (grupi i Drenicës, ai i Dukagjinit dhe i Llapit me komandantë Adem Jasharin, Dali Çekajn dhe Zahri Pajazitin) si dhe lidhja dhe veprimtaria e tyre me UÇK-në. Po ashtu, këtu i është kushtuar rëndësi edhe rolit të FARK-ut dhe UÇK-së si dhe faktorëve që morën pjesë në fazën e fundit të rezistencës së armatosur.
EA-SK: Meqë vazhdoni të prekni çështje “problematike” dhe aso që thyejnë tabu ideologjike (çështja e origjinës pellazge, perceptimi i Bizantit dhe i Dardanisë si themele të shtetësisë shqiptare, mohimi i shtetit mesjetar serb,e të tjera), prisni që serish të ballafaqohi me polemika dhe fushata, siç ndodhi me rastin e botimit të parë?
J.Buxhovi: Përshëndes kritikat qëllimmira. Do të dëshiroja që libri im të “kundërshtohet” me libra dhe punë shkencore dhe jo me insinuata dhe shpifje. Ndërsa, fushatave nuk do t’ua vej veshin, ngaqë ato janë edhe “të natyrshme” aty ku në vend se të punohet, jetohet me përfolje..

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi