Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Nisi seanca e jashtëzakonshme në tjetrën sallë! Jashtë ashpërsohet konfrontimi polici protestues, gaz lotsjellës, gurë... (Foto)

Shko poshtë

Nisi seanca e jashtëzakonshme në tjetrën sallë! Jashtë ashpërsohet konfrontimi polici protestues, gaz lotsjellës, gurë... (Foto) Empty Nisi seanca e jashtëzakonshme në tjetrën sallë! Jashtë ashpërsohet konfrontimi polici protestues, gaz lotsjellës, gurë... (Foto)

Mesazh nga Agim Gashi Tue Nov 17, 2015 12:04 pm

Nisi seanca e jashtëzakonshme në tjetrën sallë! Jashtë ashpërsohet konfrontimi polici protestues, gaz lotsjellës, gurë... (Foto)

Nisi seanca e jashtëzakonshme në tjetrën sallë! Jashtë ashpërsohet konfrontimi polici protestues, gaz lotsjellës, gurë... (Foto) Largea_2-kuvend1447749981


(E plotësuar) - Kryeministri Mustafa thotë se shpreh papajtueshmëri të plotë me sjelljet e opozitës.
“Kjo që ndodhi sot është akt kriminal dhe Policia duhet të marr masa. Ata që sulmojnë, hedhin gaz duhet të përgjigjen para ligjit. Kërkoj nga insitucionet e ligjit që të marrin masa”, thotë Mustafa.
Sipas tij, sjelljet e dhunshme nuk janë politikë më dhe janë veprime të dhunshme.
Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Hashim Thaqi thotë se liderët opozitarë duke mos pasur argumente për debat në Kuvend e kanë sjellë një sitautë aspak të lakmueshme.
Në sallë ndodhen edhe amabasadorët.
Melihate Tërmkolli thotë se kësi takime Kosova ka mbajtur vetëm në kohën kur ka qenë e pushtuar.
Tërmkolli thotë se askujt nuk i lejohet të bëj veprime të tilla në Kuvend. Poashtu ajo thotë se në takime të tilla më nuk mund të marr pjesë.
/Bota sot



Rruga Luan Haradinaj është bllokuar tërësisht nga policia e cila ia ka dal ti largojë protestuesit nga afërsia e Kuvendit, dhe po e mban plotësisht nën kontrollë këtë pjesë, ndërsa turma e protestuese e shpërndarë po provon të rigrumbullohet.
Përballë hyrjes kryesore të Kuvendit për automjete dhe deputetë, protestuesit po konfrontohen ashpër me policinë, e cila ka përdor gazin lotsjellës për të shpërndarë turmën. Por, protestuesi po hedhin gurë dhe gjithçka po u vjen ndorësh, për t’ju kundërvënë policisë!


Seanca e Kuvendit mbahet në një sallë të improvizuar, gjithqka gati të filloj

Deputetët janë mbledhur në një sallë të vogël që nuk po I zë të gjithë deputetë e pozitës.
Nënkryetari Xhavit Haliti thotë se ka vështirësi në mbajtjen e seancës në këtë sallë dhe është i vështirë edhe numërimi i votave, mirëpo kushtet janë të tilla.



Seanca mbahet në një sallë improvizuese


Seanca do të mbahet në një sallë të improvizuar. Aty janë mbledhur kryeministri Mustafa, ministrat dhe kryetari i Kuvendit të Kosovës.
Aya janë mbledhur dhe gjithqka pritet të filloj.


Kuvendi shkon në pauzë, opozita hedh gaz lotsjellës


Ka ndërhyrje të Policisë së Kosovës ndaj protestuesve të cilët ndodhen në pjesën prapa të Kuvendit të Kosovës.
Një numër i madh i protestuesve është mbledhur jashtë Kuvendit, ndërsa njësitë special të policisë po e ruajnë Kuvendin.


Edhe policë hetues në Kuvend


Në Kuvendin e Kosovës shihen edhe hetuesit të cilët kanë dalë nga salla e Kuvendit.
Ata janë të maskuar për shkak të gazit lotsjellës, ndërsa deputetë e gazetarë kanë dalë jashtë duke vrapuar, si pasojë e hedhjes së gazit lotsjellës.


Nisi seanca e jashtëzakonshme në tjetrën sallë! Jashtë ashpërsohet konfrontimi polici protestues, gaz lotsjellës, gurë... (Foto) Senaca%20tensioni%20nentor8
Nisi seanca e jashtëzakonshme në tjetrën sallë! Jashtë ashpërsohet konfrontimi polici protestues, gaz lotsjellës, gurë... (Foto) Senaca%20tensioni%20nentor7
Nisi seanca e jashtëzakonshme në tjetrën sallë! Jashtë ashpërsohet konfrontimi polici protestues, gaz lotsjellës, gurë... (Foto) Senaca%20tensioni%20nentor6
Nisi seanca e jashtëzakonshme në tjetrën sallë! Jashtë ashpërsohet konfrontimi polici protestues, gaz lotsjellës, gurë... (Foto) Senaca%20tensioni%20nentor5
Nisi seanca e jashtëzakonshme në tjetrën sallë! Jashtë ashpërsohet konfrontimi polici protestues, gaz lotsjellës, gurë... (Foto) Senaca%20tensioni%20nentor4



Kuvendi i Kosovës në pauzë


Kuvendi i Kosovës ka shkuar në pauzë me kërkesën e kryekuvendarit Kadri Veseli.
Opozita fillimisht u ka hedhur sprej lotsjellës sigurimit që qëndronte para foltores së Kuvendit dhe më pas edhe gaz lotsjellës.
Veseli i ka lutur deputetët e opozitës që vetëm të deklarohen nëse do të mbajnë seancë ose jo dhe përgjigja e tyre ishte jo.
Ndërkaq kryetari i Grupit Parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci është deklaruar se do të mbajnë seancë.


Opozita sërish bllokon seancën, Veseli lut opozitarët të deklarohen


Fillon seanca e Kuvendit të Kosovës, pozita dhe opozita ndodhen në vendet e tyre.
Sigurimi ruan sërish foltoren. Veseli i lut opozitarët të ulen në vendet e tyre. Kërkon pauzë.


Pritet fillimi i seancës, vjen kryeministri dhe disa ministra


Nga çasti në çast pritet të filloj edhe mbledhja e Kuvendit të Kosovës ku do të debatohet për miratimin e buxhetit për vitin 2016, deri më tani kanë hyrë në sallë kryeministri Mustafa ministrat Hashim Thaçi, Ferid Agani, Hykmete Bajrami dhe Arban Abrashi dhe ndonjë deputet i pozitës raporton gazetari i Bota sot nga salla e Kuvendit, ndërsa nga Opozita deri në momentin e raportimit ka ardhur vetëm Ilir Deda.


Kuvendi sot me seancën për buxhetin, opozita paralajmëron bllokimin

Kuvendi i Kosovës do të mblidhet të sot në një seancë të jashtëzakonshme për të miratuar projektligjin e propozuar nga qeveria për buxhetin e vitit 2016.

Thirrja e seancës, është kundërshtuar nga opozita.
Tri partitë opozitare nuk e kanë përjashtuar mundësinë që sërish të përdorin gazin lotsjellës apo edhe mjete tjera për të bllokuar punimet e seancës, siç kanë vepruar në mbledhjet paraprake.
Si kusht që të mos ketë bllokim të seancave, opozita po kërkon që kryeministri dhe Qeveria e Kosovës të anulojnë marrëveshjen me Serbinë për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe dhe atë me Malin e Zi për demarkacionin e kufirit.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi