Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

LDK-PDK dhe AAK afër arritjes së marrëveshjes

Shko poshtë

LDK-PDK dhe AAK afër arritjes së marrëveshjes Empty LDK-PDK dhe AAK afër arritjes së marrëveshjes

Mesazh nga Agim Gashi Fri Nov 20, 2015 4:38 pm

LDK-PDK dhe AAK afër arritjes së marrëveshjes


LDK-PDK dhe AAK afër arritjes së marrëveshjes Largea_foto-p21448023470


Burime në tri kampet politike, kanë konfirmuar se tashmë marrëveshja për zhbllokimin e situatës politike – po shihet në horizont. Në mes të tjerash, parashihen edhe shkarkime.
Situata politike është afër zhbllokimit, pasi që PDK, LDK dhe AAK kanë bërë hapa përafrues më njëra-tjetrën në pikën që partia opozitare kishte më së shumti vërejtje – çështjen e demarkacionit të kufirit me Malin e Zi.
Një burim i Express tha se partitë janë pajtuar që kjo çështje të rrëzohet në Kuvendin e Kosovës, në mënyrë që procesi të nis nga e fillimi.
“Demarkacioni i kufirit është dashur të shkojë në Kuvend për ratifikim. Aty planifikohet të rrëzohet, dhe kështu gjithçka nis nga e para”, ka thënë burimi.
Të njëjta burime thonë se ujdia parasheh edhe shkarkimin e Murat Mehës, kreut të procesit për përcaktimin e vijës kufitare me Malin e Zi.
Media mëson se tashmë janë realizuar bisedat e para telefonike mes palëve. Ekziston edhe opsioni i një takimi mes Hashim Thaçit, Isa Mustafës dhe Ramush Haradinajt.
Ndryshe, AAK është në një koalicion politik opozitar me Vetëvendosjen dhe NISMËN. Meida nuk ka arritur të kuptojë nëse pjesë e kësaj marrëveshje do të jenë edhe dy partitë tjera opozitare.
“Kjo çështje mbetet të shihet”, tha burimi.
“E sigurt është se pjesë e kësaj marrëveshje nuk do të jetë edhe çështja e Asociacionit – çështje kjo që tashmë po trajtohet në Gjykatën Kushtetuese”, ka thënë burimi.
Njëherësh, marrëveshja nuk implikon çështjen e veprave penale të kryera nga deputetët, për cka po ndiqen nga organet ligj-zbatuese.
Gjatë ditës ne do t’ju mbajmë të informuar më gjerësisht rreth zhvillimeve tjera
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi