Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Vullnet Mato - TË MENÇUR DHE MEDIOKËR NË DY SKAJE

Shko poshtë

 Vullnet Mato - TË MENÇUR DHE MEDIOKËR NË DY SKAJE Empty Vullnet Mato - TË MENÇUR DHE MEDIOKËR NË DY SKAJE

Mesazh nga Agim Gashi Sat Nov 21, 2015 11:09 am

 Vullnet Mato - TË MENÇUR DHE MEDIOKËR NË DY SKAJE 11149391_1568418060093179_7103945455762510794_n

Vullnet Mato

TË MENÇUR DHE MEDIOKËR NË DY SKAJE

 Vullnet Mato - TË MENÇUR DHE MEDIOKËR NË DY SKAJE 12274392_1643383032596681_4262624339137218276_n

Pasi Mark Tueni, 
me fantazi krijuese, 
u priu zbulimeve 
shkencore të mëdha,
tha: Luftërat filluan 
kur i pari mashtrues, 
nxiti luftën fetare 
tek i pari budalla...

Dhe ka qindra vjet, 
njeriu mediokër, 
vazhdon jetën 
me luftëra ndërfetare;
kur njeriu i mençur 
provon në kozmos,
të gjej banime të reja 
ndërplanetare; 

Që bleta e re njerëzore 
të vazhdojë shtimin,
në zgjoje të reja 
tek të tjera planete,
duke lënë pas 
bletët e luftimit, 
të vdesin në luftërat 
me vetveten.

Mendja ka çelësat 
e portave të qiellit,
ose të lë të presësh 
fundin e paditurisë,
ose të shpëton 
nga shuarja e diellit,
duke të hapur udhët 
drejt pavdekësisë...

Planeti Tokë, 
me gëzime dhe vaje,
të mençur dhe budallenj, 
në dy skaje,
njëri, derdh gjakun 
për profecitë,
tjetri, i përdor natyrës 
mrekullitë...
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi