Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

​PDK në Ferizaj: Bajram Gecaj po e përkrah Svarqën në shkelje të ligjit

Shko poshtë

​PDK në Ferizaj: Bajram Gecaj po e përkrah Svarqën në shkelje të ligjit Empty ​PDK në Ferizaj: Bajram Gecaj po e përkrah Svarqën në shkelje të ligjit

Mesazh nga Agim Gashi Sat Nov 21, 2015 6:31 pm

​PDK në Ferizaj: Bajram Gecaj po e përkrah Svarqën në shkelje të ligjit


​PDK në Ferizaj: Bajram Gecaj po e përkrah Svarqën në shkelje të ligjit Largea_unnamed-421448117205


Dega e PDK-së në Ferizaj e pakënaqur me reagimin e Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL), ndaj shkeljeve të kryetarit të Ferizajt, Muharrem Svarqa, të shtunën e ka bërë përgjegjës direkt zëvendësministrin e kësaj ministrie, Bajram Gecaj, për rolin e tij prej shpëtimtari në këtë rast.
Ky reagim i këtij subjekti ka ardhur menjëherë pas përgjigjes që MAPL-ja i kishte dërguar përfaqësuesve të grupit parlamentar të PDK-së në Kuvendin e Ferizajt, e ku ndër të tjera thuhej se kryetari i Ferizajt nuk ka bërë asnjë shkelje të pretenduar nga ky subjekt.
"Vetëm anarkistët mund të quhen përgjegjësit zyrtarë në nivel qendror, që sot janë në MAPL, të cilët për të lejuar vazhdimin e monarkisë në nivel lokal, përdorin falsifikime për t'i bërë të ligjshme shkeljet e ligjeve", ka thënë nënkryetari i degës së PDK-së, Lulëzim Aliu, gjatë një konference për medie.
Ai, madje ka shkuar edhe më larg duke thënë se doli si e vërtetë edhe dilema e tyre se zëvendësministri, Bajram Gecaj, njëherësh këshilltar politik i kryeministrit dhe mik i ngushtë i kryetarit Svarqa, po bën përpjekje ta shpëtonte kryetarin e komunës.
"Me këtë përpjekje tonën kemi dashur që të vërtetojmë se ligjet e Kosovës janë të mira jo vetëm në letër, e sfiduam Qeverinë por ajo dëshmoi të kundërtën e asaj që deshëm. Ajo na tha përmes kësaj përgjigje, se jeta në Kosovë ende duhet të vazhdoj kështu. Na tha se ende kryetari i Ferizajt duhet me qenë mbret", ka thënë Aliu.
Për më tepër zyrtarë të këtij subjekti kanë thënë se kryetari i komunës së Ferizajt, Muharrem Svarqa, me vulën e Qeverisë, po thotë se ka qenë dhe është në rregull sa i përket respektimit të ligjit. Nënkryetari i PDK-së, Lulëzim Aliu, më këtë rast edhe njëherë i ka përmendur të gjitha shkeljet e pretenduara nga kryetari Svarqa, duke thënë se për këto shkelje, secili ministër a kryeministër do të bindej se ekzistojnë kushte për inicimin e suspendimit.
"Përmes vulës së Qeverisë fshihen veprat penale që i ka bërë kryetari. Ajo që është më e rënda në këtë çështje është ajo se, ato pak argumente që pë rdor MAPL-ja, janë të pabaza dhe të rrejshme, gjegjësisht të falsifikuara", ka thënë Aliu.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi