Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Cilët janë heronjtë e këtij pushteti dhe të opozitës!? Pirro, Skënderbeu, Malo ... apo Lenini...

Shko poshtë

Cilët janë heronjtë e këtij pushteti dhe të opozitës!? Pirro, Skënderbeu, Malo ... apo Lenini... Empty Cilët janë heronjtë e këtij pushteti dhe të opozitës!? Pirro, Skënderbeu, Malo ... apo Lenini...

Mesazh nga Agim Gashi Mon Nov 23, 2015 2:50 pm

Cilët janë heronjtë e këtij pushteti dhe të opozitës!? Pirro, Skënderbeu, Malo ... apo Lenini...


Cilët janë heronjtë e këtij pushteti dhe të opozitës!? Pirro, Skënderbeu, Malo ... apo Lenini... Largea_lideret1448274127


Shqiptarët do të mund të bëjnë një kthesë të madhe, nëse fillojnë të bashkërendojnë aksionet. Qeveria duhet të dal nga retorika e saj refuzuese dhe me prirje autoritare për ti dhënë vulë gjithçkaje dhe pa miratimin e opozitës për procese kombëtare. Edhe opozita duhet të reflektojë të pranojnë që të bisedojnë me pushtetin, por natyrisht pasi qeveria të heq barrierat, veçmas për çështjen e kufirit, çështje kjo që duhet të shkojë drejt një marrëveshje.
Është e pashëndetshme, dhe thuaja absurde, që shqiptarët të mos mund të merren vesh apo që të paktën të mos kenë përafrime në çështje primare të interesit nacional, sikurse është fjala për Demarkacionin, pra për çështje territoriale, dhe çështjen tjetër të interesit nacional dhe shtetëror, për Asociacionin.
Pra, të paktën festa si 28 Nëntori duhet të shërbejnë për afrim qëndrimesh, për pajtim, dhe jo shthurje e largim, sepse kjo nënkupton humbje, dorëzim, dhe një rrugë pa krye në shprishjen e identitetit tonë shqiptarë.
Identitet të cilin kanë nisur ta afirmojnë dhe pranojnë si të tillë, gjithnjë e më shumë historian serb, duke pranuar autoktoninë tonë, pra formësimin tonë prej mijëra e mijëra vitesh, më shumë se 6 mijë vjeçar në Ballkan.
Pra, rrënjët tona nuk fillojnë më 1999, as me 1912, por në tejkohësi, ashtu siç nuk ngurronte vet kryetrimi shqiptar Skënderbeu, ta afirmonte veten si princ të Epirit - antikitetin, dhe ta identifikonte veten me Pirron, ndërsa që me Aleksandrin e madh tashmë e kishin identifikuar vetë turqit, gjatë luftërave që kishte bërë duke qenë peng i Sulltan Muratit II.
Por, gjatë mbretërimit të vet Skënderbeu e kishte zgjedhur vet referencën për vetveten, një trung të pakontestueshëm shqiptar, gati dy mijë vjet para lindjes së tij, atëherë kur Dodona ende konsultohej për të parashikuar fatin zotërit apo sundimtarët e kohës.
Edhe Skënderbeu u bënte kompromise princave shqiptarë, edhe pse ai njihej botërisht si më meritori dhe mbase faktori i vetëm për fitoret 25 vjeçare ndaj turqve, duke zënë vend edhe në vlerësimet e sotme, si një nga gjeneralët më të mëdhenj të të gjitha kohërave! Por, hiqte dorë nga krenaria në emër të qëllimit më të lartë, lirisë dhe sovranitetit shqiptar!
Me çka identifikohen këta drejtues të sotëm, të Kosovës? A identifikohen me Ismail Qemalin, Skënderbeun, Pirron apo Aleksandrin e madh? Apo kanë hequr dorë nga çdo pikë referimi e të kaluarës tonë, duke i hamendësuar të gjithë ata heronj, edhe ata të Rilindjes kombëtare, duke i konsideruar si të Shqipërisë, si të huaj!?
A po ngjet e njëjta gjë edhe me lider të opozitës! A kanë hequr dorë nga çdo hero që përmendëm dhe njohin vetëm vetveten, interesat e tyre të sotme, dhe më shumë heronjtë sllav si Lenini apo ata marksist!?
Prandaj, nuk kanë asnjë arsye që sot, pas gjithë asaj të kaluare, të paktën ajo lavdiplote dikush të provojë të na ndajë prej saj, me qëllim të kërkimit të një identiteti të ri kombëtar, apo që neve të na shtyjë të pranojmë vendime të gabueshme, dhe në interes vetëm të fqinjëve. BS
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi